LIRIMI I MUSLIMANES Në sytë e tjerëve muslimanët duken si naivë të cilët nuk janë në gjendje që për veten tyre të artikullojnë atë çka dëshirojnë, andaj u nevojitet një kujdestar më i ditur dhe më i menqur i cili do t’i bëjë ato. Dhe kur mendimet e muslimanëve dhe “çlirimtarëve” të tyre nuk përshtaten atëherë pason argumenti se ‘muslimanja aq shumë është ‘pjekur’ me mendimet shtypëse të patriarkatit sa që nuk është në gjendje të mendoj fare për veten e saj.’ Sipas anketës së gazetës saudite “El Jazira” 88% e femrave nuk dëshirojnë të drejtojnë makinën. Ky është një përkujtim i vlefshëm sepse të gjitha këto përpjekje të gazetarëve, politikanëve dhe ‘faktorëve’ tjerë janë që t’ia demonstrojnë opinonit perëndimor faktin se femrës saudite nuk i lejohet të drejtoj makinën, e gjithë kjo thauaja se bëhet fjalë për të drejtat elementare njerëzore. Fakti se ajo vetë si objekt i lirë mendon ashtu, nuk është me rëndësi. Gjatë anketimeve dhe kritikave ka mundësi të manipulohet dhe në vetë fillimin e tyre të kontaktohen personat mendimet e të cilëve dihen më heret, por më mirë të mos meremi me këto. Shikuar nga kjo perspektivë mund të ndalemi te anketa e „Identity Foundation“ e realizar në Gjermani. Sipas saj 70% e të anketuarëve janë për ndalimin e bartjes së hixhabit në shkolla për nxënëse. Kjo shifër mjaft e lartë sigurisht se është një rezultat bindës se muslimanja detyrohet ta bartë hixhabin dhe një ndalim i tillë në të vërtet do të ishte lirimi i tyre. Mendime të cilat i morën nga faktorët e ndryshëm të shoqërisë pa kurrfar kritike, sepse ata mendojnë se mundësia që muslimanja atë mund ta bartë nga vetë bindja e saj nuk ekziston fare. Edhe më interesante është anketa të cilën e zbatoi “ Gallup” ndërsa muajin e kaluar është publikuar në „New York Times”. Edhe pse në perëndim është përhapur mendimi se femra me dhunë e bartë hixahibin, asnjëra prej 8000 të anketarave gjatë studimeve të galupit nuk e kishte përmendur fare hixhabin si ‘mjet shtypës’. Këta shembuj flasin se qëllimi i tyre nuk është se kënd në të vërtetë e proklamojnë; ‘lirimin e muslimanes’? Nga e gjithw kjo shihet se ajo në radhë të parë rënditet në planet personale. Sepse përmes tyre mund të arsyetohen aktivitetet, ngase qëllimet e publikuara shërbejnë vetem si një mbulesë. Një shembull i vogël; me largimin e talibanëve nga pushteti, gjendja e femrës afgane nuk është ndryshuar. Përkundrazi „BBC” nga 19.11.2001 raporton për argumentet e Cherie Blair dhe Laura Bush pse talibanët duhet të largohen nga pushteti. Njëri ndrër ato është se i keqtrajtojnë femrat. Sot, kur qeveria zyrtare e Afganistanit njihet si ’qeveri e drejtë’ askujt nuk i intereson femra afgane. Sepse ajo më nuk mund të shfrytëzohet për qëllimet personale (apo burrërore). Nuk është aspak për t’u quditur pse nuk i kushtojnë kurrfar rëndësie objektit të lirisë së tyre. Muslimanët kryesisht duken si naivë të cilët nuk janë në gjendje që për veten tyre të artikullojnë atë çka dëshirojnë, andaj u nevojitet një kujdestar më i ditur dhe më i menqur i cili do t’i bëjë ato për ata. Dhe kur mendimet e muslimanëve dhe “çlirimtarëve” të tyre nuk përshtaten atëherë pason argumenti se ‘muslimanja aq shumë është ‘pjekur’ me mendimet shtypëse të patriarkatit sa që nuk është në gjendje të mendoj fare për vetveten.’
|