E premte, 10/01/2025, 11:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Lindja e Muhamedit a.s., dhunti e madhe
 
Lindja e Muhamedit a.s., dhunti e madhe

 
Te besosh se Muhamedi a.s është pejgamber, nuk është vetëm detyrë islame, por edhe mbarënjerëzore. Ai është i nderuar nga Krijuesi i Gjithësisë, Allahu xh.sh. kështu që nderimi i tij nga njerëzimi është solidarizim me dëshirën e Krijuesit.

Të besosh Muhamedin a.s për të Dërguar të Zotit është kënaqësi e shpirtit, ta respektosh është shenjë e kulturës dhe civilizimit të dëshiruar nga të devotshmit, të shkruash për Muhamedin a.s është përgjegjësi fetare dhe morale, prandaj me vetëdije dhe përgjegjësi, me bindje të pastër islame desha të shkruaj për ngjarjen jashtëzakonisht të madhe, për lindjen e Muhamedit a.s. bamirësit të njerëzimit.

Supozohet se Muhamedi a.s lindi në Meke, më 12 Rebiul evel, përkatësisht më 20 prill të vitit 571.(Allahu e din me se miri) .  Rrjedh nga familja Hashimite, nga fisi Kurejsh, i dëgjuar dhe i njohur në mbarë Gadishullin Arabik.

Muhamedi a.s u rrit jetim, nuk e përjetoi dashurinë dhe përkëdheljen atërore as përkujdesjen dhe përkushtimin e nënës.

Jeta e tij është plot vuajtje sepse u rrit me mjaft mundime e vështirësi për t’u bërë një djalosh i kujdesshëm.

Zemra e tij ishte e mbushur me dashuri për krijesat e Perëndisë. Ishte i butë dhe aq modest sa që njerëzit ktheheshin nga ai dhe ia bënin me gisht njeri-tjetrit:

"Ja ku po shkon El-Emini, i drejti, i besuari - besniku”.

Muhamedi a.s ishte besnik, ishte bashkëshort i devotshëm, mendimtar i madh dhe i thellë në misteret e jetës e vdekjes duke i krahasuar ato me fundin e ekzistencës njerëzore.

Ai i përvishet detyrës së reformimit të një kombi, dhe jo vetëm të një kombi, por të krejt njerëzimit.

Në të vlonte dashuria për të qetësuar njerëzimin dhe për ta nxjerrë atë nga injoranca dhe errësira.

Muhamedi a.s gjatë tërë jetës është penguar nga qëllimkëqijtë, por kurrë nuk është rrëzuar, është keqtrajtuar por kurrë nuk është dëshpëruar.

Karakteri i tij i fortë dhe besimi i sinqertë i sigurojnë shumë besimtarë dhe ndjekës nga të katër anët e botës, ndërsa edhe sot ndihet nevoja e madhe për të vënë në praktikë në jetën tonë të përditshme mësimet e Muhamedit a.s.
Është e qartë se Muhamedi a.s është model dhe shembull i atyre që e ndjekin. Ketë e siguron edhe fakti se një ndër qëllimet më kryesore të dërgimit të pejgamberëve është që ata të jenë model dhe shembull i popullit të vet.

Lidhur me ketë, Allahu i Lartëmadhëruar për Muhamedin a.s thotë: "Vërtet ju në të Dërguarin e Allahut keni shembullin më të përkryer…” (El-Ahzab, 21)

Secili musliman e ka për detyrë që të marrë Pejgamberin a.s shembull në jetën e tij, ngase vepra më e madhe e Muhamedit a.s ishte interpretimi, në mënyrën më të bukur, i fesë së madhërishme, Islami, i shpallur nga Allahu i vetëm, fe e cila gjithmonë dhe sa të jetë jeta ka për të qenë e vetmja udhërrëfyese e lumturisë dhe e rrugës së drejtë.

Përmes Muhamedit a.s. Allahu i Lartëmadhëruar na solli neve dhe tërë botës fenë e kuptueshme dhe të qartë të mbështetur në dy themele të forta: shpalljen dhe arsyen; Fenë drita e së cilës përhapet gjithnjë nëpër të gjitha kontinentet e Tokës sonë dhe i ndriçon shtigjet e rrugës së vërtet për ata që kanë sy dhe që mendojnë, që e ndjekin arsyen dhe mendjen, që e përbuzin marrëzinë, që nuk durojnë padrejtësinë, që ikin nga imitimi i verbër dhe në fund janë njerëz të vërtet ashtu siç i ka krijuar Allahu xh.sh dhe siç Ai kërkon që të jenë.

Pra, të gjithë muslimanët dhe njerëzimi le të jenë kryelartë për këtë ditë kaq të gëzueshme. Për këtë simbol të së drejtës dhe paqes.

Nermin Emini
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (04/04/2010)
Klikime: 1176 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 egzon alili  
0
njerez duhet ta duam fene islame ta duam Allahun ta duam kombin ton mos ta lem te na mare dikush tjeter

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025