E shtunë, 18/05/2024, 15:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Letër nga i dërguari i Allahut tek çdo musliman
 
Letër nga i dërguari i Allahut tek çdo musliman

Falënderimi i takon Allahut të lartësuar, salavatet e selamet qofshin mbi të dërguarin e fundit, Muhamedin, birin e Abdullahut, familjen dhe shokët e tij.

Kujt i drejtohet kjo letër?

Kjo letër i bën thirrje çdo muslimani të gjallë në sipërfaqen e tokës, i cili është i mbuluar me qiellin e Allahut, ha nga furnizimi i Tij, pi nga uji i Tij, është i begatuar me të dëgjuarit, të parët dhe logjikë nga ana e Allahut të Lartësuar.

Kjo letër i bën thirrje të gjithëve. Kush është i afërt apo i largët nga i dërguari i Allahut.

Le të dëgjojnë të gjithë, secili le të dëgjojë të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Vëlla i dashur!

Mund t’i lexosh këto fjalë e pastaj të mos u kushtosh vëmendje, sikur të jenë koncepte të parëndësishme që kalojnë pranë teje, duke mos medituar e kuptuar ato.

E ndoshta mund t’i lexosh këto fjalë e të mendosh për ato, për domethënien e tyre, e të përfitosh prej tyre çka sheh se mund të jetë e dobishme. Mund të jesh prej këtij apo atij..., por unë konsideroj se je prej këtij grupi të dytë.

Grup ky, i cili e do të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Grup ky, i cili përkujdeset në respektimin e tij (e njëkohësisht që është edhe respekt ndaj Allahut) dhe largimin e asaj që ka ndaluar dhe qortuar.

E rëndësishmja; këto fjalë janë argument kundër teje para të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ditën kur e takon atë tek Allahu i Lartësuar.

Ndaj të ftoj, eja me ne... hapi veshët, sytë, gjithashtu mendjen dhe logjikën tënde, në mënyrë që të dëgjosh letrën e të dërguarit tënd (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ngase: "Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë re me vëmendje, ka argumente.” Kaf, 37.

O umeti im, binduni!

Allahu i Lartësuar thotë: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre.” Nisa, 80.

Po ashtu, thotë: "Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t'ju ndalojë, përmbahuni dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” Hashr, 7.

A ka prej tyre që logjikojnë e kërkojnë xhenetin?!

A ka kush që kërkon lumturinë e kësaj dhe botës tjetër?!

Umeti i Muhamedit, dijeni se e tërë lumturia qëndron në respektin dhe bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë: "E kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” Nisa, 69.

Ndërkaq i tërë dëshpërimi qëndron në mosrespektim dhe mosbindjen ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij: "Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë.” Nisa, 14.

Secili që dëshiron xhenetin atë do ta fitojë, nuk do të privohet nga ajo askush; me siguri, ky është qëndrim i ehli sunetit dhe xhematit, por kjo nuk mund të arrihet vetëm se me një kusht.

Ky kusht është: respekti dhe bindja ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij në çdo gjë që kanë urdhëruar dhe largim nga gjithë ajo që kanë ndaluar, ashtu siç kanë përmendur dijetarët.

Ndërkaq, kush refuzon bindjen dhe respektin ndaj Allahut dhe të dërguarit, refuzon praktikimin e metodologjisë së tij, nuk mbron sunetin e tij, atëherë s’ka dyshim se vendbanimi i tij është xhehenemi, Allahu na ruajtë dhe mbroftë prej tij!

I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "I gjithë umeti im do të hyjë në xhenet, vetëm ai që refuzon.” Po kush refuzon?- i thanë të pranishmit. Kush më bindet mua do të hyjë në xhenet, ndërkaq kush s’më bindet, ai ka refuzuar,- u tha i dërguari i Allahut.

Të vërtetën e the o i dërguar i Allahut, o ti i cili nuk flet nga hamendja, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty!

Umeti im, morali im!

Vëllezër të nderuar, morali është mesazhi i të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), sjellja e mirë është një veçori më të cilën është cilësuar gjatë tërë jetës së tij dhe është një xhevahir, themel i shpalljes.

I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Vërtet, jam dërguar në përsosjen e vlerave morale.” Ndërkaq, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) duke e përshkruar atë thotë: "Ishte Kuran i cili ecte në tokë.” Do të thotë ai ishte çdo vepër e mirë, çdo sjellje fisnike, të cilën e do Allahu dhe i dërguari i Tij dhe largohej nga çdo vepër dhe sjellje të cilën e urren Allahu.

Një çast, të lutem!

I dërguari i Allahut të urdhëron me sadaka (lëmoshë), mbajtjen e premtimit, realizimin e marrëveshjeve, sjellje të mirë, uljen e shikimit.

Po ashtu, të urdhëron të mos jesh gënjeshtar, i korruptuar, prishës, dëmtues.

Rezultati dhe dobia e kësaj

Thotë i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Njeriu me moral të mirë mund të arrijë gradën e agjëruesit dhe falësit.” Hadithi është sahih.

O umeti im!

Ju jeni umeti i fundit, ju jeni popull i  shpalljes së fundit, jeni popull më i mirë që keni dalë, kapuni fort për moralin tim do të shpëtoni dhe do të jeni të ngritur në këtë dhe në botën tjetër e do të ndihmoheni, e nëse jo, atëherë…,e nëse e braktisni moralin e sunetin tim, atëherë do të humbni e do të shkatërroheni.

O umeti im, përmirësoni dhe bëhuni prej atyre që përmirësojnë!

O umet i Muhamedit, do të kalojë koha e do të vijnë brezat e rinj të mirë që do të përmirësojnë, e brezi i keq që do të shtohet fesadi, ndaj shpërblimi do të jetë nga lloji i punës.

O umeti im!

Nëse bashkëjetoni me të prishurit, mos heshtni!

Nëse bashkëjetoni me ata që vjedhin pasurinë e umetit, mos heshtni, mos heshtni assesi, se përndryshe do të bëheni si ata.

Po çfarë të bëni? Ngrini zërin kundër çdo padrejtësie e ndaj të padrejtëve. Mos u nënshtroni padrejtësisë e të jeni të kënaqur me të, por thoni të vërtetën, qoftë ajo edhe e hidhur.

Ndihmoni atyre të drejtëve, e mos kini frikë: "Më e drejtë është t'i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë.” Teube, 13.

Ky umet është ndihmuar me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ditën kur qëndroi kundër renegatëve.

Me imam Ahmedin me rastin e sprovës së krijimit të Kuranit.

Mbetën burra, saqë njëri prej tyre peshonte sa tërë umeti, siç ngjau me gjyshërit tanë sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!), brez i mrekullueshëm e i edukuar, të cilët dolën nga shkolla e të dërguarit të Allahut.

Thotë i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Nëse njerëzit shohin padrejtësinë (apo të padrejtin) e nuk e kapin për dorë, Allahu do t’i dënojë edhe ata.” Sahih.

O umeti im, ju përgëzoj!

O umeti im, mos u pikëlloni e dëshpëroni, mos u nënshtroni, ngase Allahu është me ju, Ai është ndihmës i juaj nëse ju e ndihmoni Atë: "O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.”Muhamed, 7.

O umeti islam!

E tërë kjo dobësi, ky nënçmim do të ndryshojë e të kalojë në fuqi, krenari dhe ndihmë, vetëm përqendrohuni në të vërtetën dhe mbroni atë, dijeni se gjithmonë fitorja është në anën e Allahut të lartësuar, të dërguarit dhe besimdrejtëve.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.” Saf, 8-9.

Po ashtu, thotë: "Ata thonë: ‘Nëse do të kthehemi (prej luftës me beni mustalikët) në Medinë, ai më i forti prej aty pa tjetër ka për ta përzënë atë më të dobëtin’ (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.” Munafikun, 8.

Ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Përktheu: Almedin Ejupi

13.04.2007

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (21/07/2010)
Klikime: 1636 | Komentet: 4 | Ranguar: 3.7/3
Gjithsejt komente: 3
3 zaim  
0
Na ka obligu Allahu Xh.Sh. te falim namaz nate i shperbleft ALLAHU me xhenete kush fal namaz nate ....

2 muslim  
0
E selamu Alejkum Haxhere, po Allahu apo i Derguari kur flet flet per gjinine mashkullore e ato fjale e perfshijne edhe femren pervec ne raste se vecohet fjalimi per gra ateher eshte special vetem per gra kurse ne pergjithesi kur flitet per gjinine mahkullore perfshihet aty edhe femra - nese te intereson me shum me shkruaj ne muslim-1981@hotmail.com, eselamu alejkum

1 muslimanja  
0
Temë shumë e mirë.All-llahu ju shpërbleftë inshAllah!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024