E enjte, 18/04/2024, 22:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Letër mëkatarit
Letër mëkatarit
 
 
I lavd-falënderuar është Allahu i Lartësuar. Ai i cili meriton salavatet dhe selamet është Muhamedi dhe familja e tij. Vëlla/Motër këtë letër ty po ta drejtoj. Të lutem pranoje me zemërgjerësi dhe lexoje me vëmendje. Lus Allahun të më fal mua dhe ty. Allahu im! Më jep sinqeritet.

Vëlla/Motër!

Ti që bënë mëkate quhesh mëkatarë. Të lutem mos e shit krenarinë e besimit me poshtërimin e mëkatit. Ke frik Allahun me devotshmëri sepse: "Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij." (Huxhurat, 13)

"Takva" devotshmëri do të thotë mes teje dhe gjërat që ka ndaluar Allahu të kesh një mbrojtje.

O mëkatarë! Pse Allahut po i bënë gjynah?

A nuk e ke frikë Krijuesin tënd, Krijuesin e qiejve dhe të tokës?

Ke frikë Allahun e Lartësuar. Ai në librin e Tij thotë: "Kur atij i thuhet "Kije frikë Allahun!", ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!" (Bekare, 206)

Vëlla! Sa ke jetuar si mëkatarë, dhe sa ke ndërmend të jetosh si i tillë?!

Kur e ke ndërmend të bëhesh rob i mirë dhe i dëgjueshëm, apo e pret dikë ti vij dhe të përmirësoj?! Kujto fjalën e Allahut të Lartësuar: "Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete." ( Rad, 11)

A po pret që të gjuajnë në varrë, të dënohesh në xhehenem, e të thuash o Zot më kthe në dynja ta bëj një të mirë?!

Pendohu para se të të kaloj koha. Sepse shumë prej banorëve të varrit të xhelozojnë ty se ti ende po jeton. Atëherë e ke shansin, shfrytëzo rastin pendohu të Zoti, Krijuesi jot.

Mos ia kthe shpinën Allahut duke bërë mëkate sepse do të kesh jetë të vështirë në këtë botë, a mos pyet për në atë botë. Allahu i Lartësuar thotë: "Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër." (Taha, 124)

Pyete veten a je i lumtur apo je i mjeruar? Bëji një llogari vetes?

Pasha Allahun nuk është lumturia me makina të bukura, shtëpi të mëdha, pasuri të shumtë.

O mëkatarë!

Ndalu dhe mendo pak në të kaluarën, me siguri që ke bërë vepra të mira ndërsa tani je duke bërë gjynah. A ka dallim për ty veprimi i mirë dhe ai i keq. Ti dynjasë tënde ia ke dhen pjesën më të madhe të kohës tani ndalu pak dhe ndaj pak kohe për vete. Mendo për veten, deri kur do të mbetesh larg Allahut të Lartësuar. Pasha Allahun Ai nuk na krijoi vetëm për të grumbulluar pasuri, e ndërtuar shtëpi. Karshi Allahut ke edhe detyra dhe obligime. Sinqerisht po të them: ndalu dhe mendo pak. O vëlla, mos u friko nga furnizimi (rrizku), atë e ke të siguruar nga Allahu me pak përpjekje e realizon.

Allahu është Zotërues i Pushtetit, ai jep çdo gjë, me ndihmën e Tij çdo gjë arrihet, pasuria, siguria, lumturia, krenaria. Lexo fjalët e Tij "Thuaj (o Muhamed): "O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë." (Aliimran, 26)

O mëkatarë! Vetëm si besimtarë i denjë mund të kesh një jetë të bukur, Allahu i Lartësuar thotë: "Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë." (Nahël, 97)

Mos e harro këtë premtim të Allahut të Lartësuar "Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur" shpjeguesit e Kuranit na thonë se jeta e bukur do të jetë në këtë botë, në varrë dhe në botën tjetër.

Vëlla, ndalu dhe mendoje fjalën e Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem ku thotë: "Në ditën e gjykimit do të vijë një njeri i madh (i shëndoshë), ndërsa nuk do të vij rëndë as sa njëri krah i mizës." Sepse atë ditë njeriun do ta rëndojnë veprat e mira.

Eja dhe pendohu, largohu nga mëkatet, Allahu i Lartësuar të thërret në pendim, sa do që të jenë gjynahet tua Allahu do ti fal të gjitha, asnjëherë mos e humb shpresën në faljen dhe mëshirën e Tij. Allahu nuk të bën padrejtësi, nëse e bën një të mirë Allahu ta shpërblen me dhjetëfish apo më tepër.

Ndalu dhe kujtoj të mirat e Allahut. Përkujto mirësitë e Allahut të Lartësuar që ato po të vijnë nga të gjitha anët. Shëndeti në trup, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithë dynjaja në shërbim, por përsëri nuk e di. Dy sy për të parë, gjuha, buzët, duart, këmbët... Mendon që është lehtë të ecësh me këmbë, pyete ata që nuk i ka. Ke nevojë për mbështetje apo për të mbajtur me dorë, pyete atë që nuk e ka dorën. Gjumin nuk e peshon dhe nuk ia din rëndësinë, pyete atë që nuk mund të flejë, për shkak të dhimbjeve apo sëmundjes. Ushqimin e merr dhe e fut në stomak, mendoje këtë dhe falëndero. Mendo për sytë dhe nuk je i verbër. Mendo për lëkurën që e ke në trup dhe sëmundje të lëkurës nuk ke. Mendo në mendjen që e ke, a pajton të mbetesh i çmendur!

Kur të zgjohesh mos e prit mbrëmjen, mendo se do të jetosh vetëm sot, andaj përpiqu dhe puno për ditën që e ke, mos mendo për ditën e djeshme as për të nesërmen.

Ditën e sotme ndaje në orë dhe puno, minutat llogariti vite, sekondat muaj, mbille hajrin, të mirën, kërko falje nga Allahu i Lartësuar! Përkujtoje Allahun dhe përgatitu për botën e ardhshme! Jeto i gëzuar dhe i qetë, kënaqu me rrizkun me atë që ta ka ndarë Allahu (subhanehu ue teala).

Vëlla në fund të kësaj letra po ia kujtoj vetes dhe ty, fjalët e Allahut të Lartësuar: "Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti." (Zumer, 53)

Allahu im! Tu lutem fali të gjitha gjynahet e mëkatarit.

Letërshkruesi:
Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (16/04/2011)
Klikime: 970 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 2
2 igballe  
0
inshALLAH ALLAHU na i fal mekatet

1 zana  
0
ALLAHU JU SHPERBLEFT PER GJITH KONTRIBUTIN QE DHENI PER TI NDIHMU NJERZVE NE RRUG TE DRJET.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024