E premte, 29/03/2024, 05:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kushtet e pranimit të pendimit

 

Kushtet e pranimit të pendimit

dua.jpg image by sherall

 
1. Kushti i parë: Të jemi të sinqertë. Ngase pendimi është adhurim, e sinqeriteti është kusht i çdo adhurimi.
    Siç ka thënë Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ”Veprat shpërblehen sipas qëllimit”. (Buhariu dhe Muslimi) Andaj, patjetër për atë që pendohet është që të synojë kënaqësinë e All-llahut, hyrjen në Xhenetin e Tij, dhe shpëtimin nga dënimi i Tij.

        Ngase njeriu ka mundësi që ta braktisë një mëkat për ta ruajtur pozitën apo karrierën e tij, apo për të arritur ndonjë gjë të kësaj bote.

         2.Kushti i dytë: Largimi nga ai mëkat. Pasiqë është e pamundur që njeriu të pendohet e mos të largohet nga mëkati.

        3. Kushti i tretë: Keqardhja për veprën e bërë. E nëse nuk pikëllohet zemra nga vepra e fëlliqur, atëherë aludon në kënaqësinë e asaj vepre. E mëkati nëse nuk digjet me zjarrin e pendimit në këtë botë, do të digjet me zjarrin e Xhehenemit në botën tjetër.

        4.Kushti i katërt: Vendosshmëria për të mos u kthyer në atë mëkat. E kjo vërtetohet me qëndrueshmëri në ibadete dhe nënshtrim ndaj All-llahut.

        Disa nga dijetarët e kanë bërë kusht moskthyerjen në mëkatin e bërë, duke thënë: Atë ditë që personi kthehet në mëkat përsëri, vërteton se pendimi i tij nuk ka qenë i vërtetë. Por, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky nuk është kusht për pranimin e pendimit, sepse ka mundësi që personi të pendohet sinqerisht duke qenë i vendosur që të mos kthehet në mëkat, e pastaj dobësohet Imani i tij dhe e mashtron djalli e bjen përsëri në të njëjtin mëkat.

        I ka thënë një njeri Hasan Basriut: “Si nuk turpërohet një njeri, i cili bën mëkat, pastaj pendohet, pastaj përsëri bën mëkat e pastaj përsëri pendohet?” Tha: “Dëshira e Shejtanit është që të mashtrohet dikush nga ju me këtë e mos t’i kërkojë falje All-llahut”.

        5. Kushti i pestë: Kthyerja e hakut dhe kërkimi i faljes nëse gabimi është bërë ndaj ndonjë njeriu. Ka thënë Muhamedi s.a.v.s.: ”Kush i ka bërë vëllaut të tij ndonjë padrejtësi qoftë ajo në pasuri apo në nderë, le t’i kërkojë falje (le t’ia kthejë) para se të vijë dita në të cilën nuk ka dinar e as dirhem, por ka (vepra) të mira ose të këqia”. (Buhariu) 

        Është obligim për muslimanin që t’ia kthejë hakun dhe t’i kërkojë falje atij që i ka bërë padrejtësi, para se të vijë dita e vështirë, në të cilën ndërrohen gjërat me të mira dhe të këqia. Në ditën në të cilën nuk ka mundësi besimtari të shtojë një të mirë në të mirat e tij, e as të pakësojë një të keqe nga të këqiat e tij. Për atë Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Keni frikë zjarrin, qoftë edhe me një gjysmë hurme, e kush nuk ka as aq, atëherë me një fjalë të mirë”. (Buhariu dhe Muslimi)

Ka mundësi që njeriu të ketë nevojë për shpërblimin e dhënies së një gjysmë hurme, për të shpëtuar nga dënimi, e për të hyrë në Xhennet.

        6. Kushti i gjashtë: Pendimi të bëhet para kohës në të cilën nuk pranohet pendimi:
        - Para se të vijë shpirti në gargarah (në momentin e fundit të daljes së tij), dhe
        - Para se të lindë dielli kah perëndimi.

 

        Ahmed Ferid
        Përktheu:
        Omer Bajrami

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 620 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024