E premte, 19/04/2024, 19:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Urtësi

Kushdo që bën llogari, do të shpëtojë

Jemi në përfundim të vitit dhe në pritje të vitit tjetër. Ditët po shkojnë, muajt po ecin dhe vitet kalojnë, çdo gjë po mbetet mbrapa dhe jetës po i vjen fundi. Një ditë të gjitha krijesat do të qëndrojnë para Krijuesit Allah dhe do të japin llogari për çdo të madhe dhe të vogël. Kjo konfirmohet edhe me fjalët e Tij: "Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.”1

Që nga dita kur njeriu filloi jetën në këtë botë, ai filloi të ecë drejt botës tjetër. Ti o njeri më afër e ke botën tjetër, atëherë mendo për faljen dhe pendimin.. Fillo të bësh llogarinë serioze mbi jetën tënde dhe për ditët e kaluara.

Pendimi korrekt ishte pendimi i një njeriu i cili, kur arriti të gjashtëdhjetat, filloi t’i numërojë ditët e viteve të kaluara dhe përfundoi me mbi njëzet e një mijë ditë (21000 ditë). Më pas bërtiti me zë të lartë duke thënë: "Ah, mjerë për mua! Ah, mjerë për mua!”

Vallë, a ta takoj kështu Allahun tim me mbi njëzet e një mijë gabime, nëse kam bërë vetëm nga një gabim, kurse është e mundur që brenda ditës të bëjë edhe me mijëra gjynahe?!

Miqtë e mi të dashur!

Njerëzit mund të ndahen në dy grupe:

1. një kategori njerëzish bën llogari paraprake dhe dominon mbi vete; këta ia kanë lehtësuar vetes rrugën e xhenetit;

2. një kategori njerëzish nuk ka bërë llogarinë e duhur dhe ka qenë viktimë e epsheve, këta janë buzë xhehenemit.

Allahu i Lartësuar thotë: "Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka, dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote, sigurisht që do të ketë për strehë xhehenemin. Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë xhenetin.”
2

"Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.”3

Një vit shkoi dhe nuk përsëritet më deri në Ditën e Gjykimit, kështu vazhdimisht po largohemi nga kjo botë dhe po afrohemi afër ahiretit. Dëshirova me këtë rast t’i kujtoj vetes dhe juve që të bëjmë llogarinë e duhur para se të dalim para Allahut, Sunduesit të dy botëve në Ditën e Llogarisë, ku nuk të bën dobi pasuria dhe fëmija. Por vetëm besimi i drejtë i argumentuar me vepra të mira. Atëherë ju mbetet juve të vendosni se në cilin grup dëshironi të rreshtoheni.

Ju lë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut të Lartësuar.
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju!


Ulvi Fejzullahu
28.12.2008


[1]Zelzele, 7-8.
[2]Naziat, 37-41.
[3]Shens, 7-10.

Kategori: Urtësi | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/04/2010)
Klikime: 1192 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024