E premte, 29/03/2024, 13:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kush është i lumturi?

Është ai i cili kur fle dhe zgjohet nuk ka në zemër asgje tjetër pos Allahut.    



Është ai i cili kur fle dhe zgjohet nuk ka në zemër asgje tjetër pos Allahut.                         
                     
                      Kush është i lumturi?
Është ai që Zoti e ka kënaqur në veten e tij, dhe zemra e tij qetësohet me përmendjen e Tij, dhe gjuha e tij lëviz duke e përmendur Allahun

                       Kush është i lumturi?
Është ai të cilin Zoti e ka kënaqur me adhurime dhe e ka gëzuar me vepra të mira

                       Kush është i lumturi?
Është ai të cilin Zoti e ka bërë të lumtur me familjen e tij, pasurinë dhe fëmijët e tij, dhe i cili e falëmnderon Allahun për të shumtën dhe të paktën

                      Kush është i lumturi?
Është ai që Zoti e ka lumturuar mes njerëzve, dhe jeton me emër të mirë ne mësin e tyre, dhe nuk përmendet vetëm se për të mirë, dhe nuk njihet nga ai vetëmse e mira

                      Kush është i lumturi?
Eshte ai i cili kur ti afrohet fundit të kësaj bote, qëndron me gjuhë përmendëse, sepse është kënaqur me Zotin dhe Zoti e ka kënaqur atë
                    
                      Kush është i lumturi?

Ëshë ai që ku i afrohet ora e tij, dhe i bëhet kijameti, i zbresin atij melekët e Zotit të tij duke e përgëzuar me xhennet, mëshirë dhe falje, kënaqësi të Zotit e jo hidhërim të Tij.

                    Kush është i lumturi?
Është ai të cilit i përmbyllet jeta ashtu sic i përmbyllet të lumturve, e fjala e fundit që e thotë në këtë botë është: "Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut”.

                     Kush është i lumturi?
Është ai që Zoti e lumturon ne varrin e tij dhe e kënaq në lahdin e tij dhe kur vendoset në këtë varr, Zoti ia shliron gjuhën, dhe thotë: ‘Zoti im është Allahu, Feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhammedi (alejhi selam) e atëherë, thërret një zë nga qielli se të vërtetën e ka thënë robi, dhe kështu i shtrohet atij nga xhenneti e atëher thotë i lumturi: "O ZOT bëje kijametin” O ZOT bëje kijametin”, duke u përmalluar për mëshirën e Allahut dhe për atë që e ka përgaditur.

                     Kush është i lumturi?

Është ai i cili kur të ringjallet nga varri i tij dhe drejtohet drejt vendtubimit, ringjallet me të lumturit , ipresin ata melekët  ''Ata nuk do t’i shqetësoj ajo frika e madhe (e fryerjes së surit) dhe do t'i presin engjujt duke I uruar :”Kjo është dita që iu premtua”.

                      Kush është i lumturi?
Është ai që kur dielli iu afrohet krijesave, dhe të poshtërohet cdo i lartë, dhe të shtohet nxehtësia e diellit, e njerëzit janë të zhytur në djersë, atë e strehon Zoti ditën kur nuk ka hije tjetër pos hijes së Tij 

                       Kush është i lumturi?
Është ai i cili kur qëndron para Zotit, qëndron ashtu sic qëbdron i ndershmi, dhe kështu Allahu e lartëson cështjen e tij dhe e bën gjuhën e tij të  flas në të mirë dhe e thërret thirrësi i Zotit duke e përgëzuar me xhennet.

                       Kush është i lumturi?
Është ai synimet dhe vendimet e të cilit përfundojnë tek Xhenneti, vend i të lumturve dhe të devotshmëve. 

Kjo është lumturia e vërtetë që e synon cdo rob i mirë.

Kjo është lumturia e vërtetë, dyert e së cilës kur i hap Allahu nuk do të mundet askush që t'i mbyllë,
Kur Allahu dëshiron që ta bëjë robin e Tij të lumtur, gjëja e parë që ia jep është besimi në Të.
Kush e njeh Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, dhe të cilit Zoti I tij ia jep pastërtinë e besimit, dhe i cili cdo çështje ia delegon Allahut dhe bindet nga brendësia e zemrës se nuk ka ku të ikën dhe vendëdrejtim përpos tek Allahu. I lumturi është ai që Allahu ia ka mbushur zemrën me iman dhe nëse e godet e mira, ai e falënderon (dhe kjo është e mirë për të), e nëse e godet ndonjë vështirësi duron (dhe kjo është mirë për të).
Nuk ndyshon gjendja e tij dhe nuk ndryshon udhëzimi i tij, Xhennetin dhe Xhehnemin i ka para syve, e ai punon për xhennet e ik nga zjarri.


Shejh Shenkiti  

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (05/03/2011)
Klikime: 1956 | Ranguar: 3.9/11
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024