Kush e njeh veten e njeh Allahun
A keni menduar kush po e mbanë këtë ekuilibër ne univers e mes njerzeve? Si bëhet e mundur që po përshtatet numri i lindjes së meshkujve me ato të femrave afërisht 100%?...
Le të shikojmë njeriun! Ai është njëri ndër krijesat më të larta! Që nga njeriu i parë, që është gjithashtu edhe babai i njerëzimit, Hz. Ademi, dhe gjitha krijesat që ka krijuar All-llahu i Madhëruar deri më sot, shohim se asnjëri nuk ngjason me tjetrin.
Edhe pse duke pasur sytë, veshët, hundën e gojën në të njëjtin vend, në ato fytyra të vogla me madhësinë 20 x 20 c.m, All-llahu ka venë vula të ndryshme, shenja të veçanta, për t’i dalluar nga njëri-tjetri. A mund ta merrni me mend se çfarë katastrofe do të ishte bërë, sikur të mos kishte vendosur në këtë krijese më të vlefshme ato shenja që të dallohen nga njërin-tjetrit? A do mund të matni shkallën e kësaj katastrofe, po të përngjante motra juaj me gruan tënde? Po të përngjante daja yt me xhaxhain tënd çfarë dëmi do të bëhej?
Nuk mbeteshin haku e drejtësia ndërmjet njëri-tjetrit, trashëgimi e kurorëzimi do të zhdukeshin. Nuk do të ekzistonte kurrfarë nderi dhe jeta e njerëzve do tu përngjante jetës shtazore. Dhe jo vetëm fytyrave, por edhe zërave të njerëzve u ka venë nga një vulë të veçantë. Kur je duke folur në telefon me dikë, pa e pyetur se kush është mund ta njohësh nga zëri i tij dhe e dallon se me kë po flet. Sepse Ai All-llah xh.sh. që fytyrat e njerëzve i ka dalluar, edhe të folurit e tyre i ka ndryshuar.
Për ta kuptuar më mirë vlerën e kësaj, le të provojmë t’i themi një marangozi, që të bëjë jo miliarda dyer, por njëmijë, të cilat të mos ngjasojnë me njëra – tjetrën. Megithëse dera nuk është 20 x 20 cm, por100 x 200 cm., prapseprapë, nuk është e mundur absolutisht t’i bëjë. Sepse për secilën derë që bën, duhet ta shikojë edhe një herë të gjitha të mëparshmet që të mos ngjasojnë me njëra-tjetrën.
Dhe kështu, 10-20..., duke vazhduar më tej, puna do të vështirësohet dhe nuk do të mund t’ia arrijë qëllimit final. Edhe një shembull i ngjashëm: A keni menduar kush po e mbanë këtë ekuilibër ne univers e mes njerzeve? Si bëhet e mundur që po përshtatet numri i lindjes së meshkujve me ato të femrave afërisht 100%? Në asnjë kontinent nuk është dëgjuar që kanë lindur 30 % femra dhe 70 % meshkuj dhe as e kundërta 70 % ferma e 30% meshkuj. Të propozojmë se është kështu.
A mund ta mendoni se ç’farë kaosi dhe pa rregullsie do te merrte bota? Me një fshat jetojn njësoj ushqehen nga të njetat ushqime e gjellëra, pijn të njëjtin ujë megjithatë një familje i lind një vajz, tjetrit 4 vajza tjetrit 5 mashkuj një tjetri nuk i lind as një dhe lindja e mashkujve me te femrave afërsishtë eshte e barabartë./Gazeta Impakt/
|