Pyetja:
Selam alejkum. Sipas fesë është obligim që nëse fëmija është i adaptuar t’i tregohet, por mua më intereson se kush e ka për obligim t’i tregojë, e kujt është ajo përgjegjësi. Kjo është ajo çfarë kam nevojë të di.
Përgjigjja:
Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Që të dy "prindërit” (adoptues) e kanë për obligim t’i tregojnë fëmijës së tyre të adoptuar se ata nuk janë prindërit e tij biologjikë. Këtë mund t’ia thotë njëri prej tyre pa marrë parasysh gruaja apo burri. Nëse të dy ngurojnë, atëherë burri e ka më obligim sesa gruaja pasi është përgjegjës i familjes.
Eroll Nesimi
|