E premte, 10/01/2025, 11:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kurrë, përderisa nuk jepni!
 
Kurrë, përderisa nuk jepni!

 
Ka vdekur dora e hapur, dora e shtrirë. Ka vdekur edhe zemra e hapur, e zemra e gjerë. Kur zemrat thahen nga uji i mëshirës dhe bujarisë, dijeni se, po vdes edhe ndërgjegjja. E çka të bëri të dish se ç’është mirësi e vërtetë! Po ç’të bëri të kuptosh se ç’është besim i vërtetë! Kurrsesi, njerëzit të pakujdesshëm janë, e kur thirren të besojnë, u mjafton gjuha t’ua thotë. Jo, kurrsesi! Kuptoje pra, se nuk është mirësi e vërtetë thjesht fytyrën kah Qabja ta drejtosh, e nuk është mirësi e vërtetë thjesht me ballë e me fytyrë në tokë Zotit t’i përulesh! Por mirësi e vërtetë pra kush Allahun njëmend beson! E jo vetëm me kaq! Sepse s’ke për të besuar bindshëm, përderisa nuk je i ndërgjegjshëm ndaj Ditës së Gjykimit!

E ç’të shtyri të mendosh se bindja ndaj kësaj Dite Madhështore mjafton të thuhet thjesht: besova! Jo, ti ende nuk je i vetëdijshëm se ç’do të thotë "Ditë e Fundit”! Po të mos ishte madhështore dhe e rëndësishme nuk do t’i jepej aq rëndësi. Por dije se, Dita e Gjykimit, të bën të mendosh për atë ditë të madhe, kur njerëzve do t’u përcaktohet fati i përjetësisë. Jo, atë ditë njerëzit do të qëndrojnë me mijëra vite duke pritur llogarinë e tyre. Assesi! Prapë assesi! Njerëzit janë të pandërgjegjshëm për atë ditë madhështore! Le ta dinë pra, se në atë ditë të vërtetë, do të ketë njerëz, të cilët nga llahtaria, do të dëshironin t’u përfundonte gjykimi, sido u qoftë! Po, se ajo ditë është sprovë e rëndë. E ç’dimë se ç’është sprova e rëndë! Kur njeriu prej dënimit të ashpër dhe dhembjes së dhimbshme do të dëshironte vdekjen e përjetshme. E i pavetëdijshëm se dhembja vetëm se do t’i shtohej, fundin do ta kërkonte!!!

Jo, ende s’ke besuar në Ditën e Gjykimit, përderisa në shoqërinë muslimane ka skamnorë, bonjakë e të varfër! Jo, kurrsesi! S’i jeni bindur plotësisht përderisa në Ummet ka njerëz që zemrat u janë bërë gropë nga uria, ndërsa muslimanë të tjerë groposin pishina! Jo përderisa në Ummet ka njerëz që s’kanë strehë mbi kokë, ndërsa muslimanë të tjerë ngritin pallate! Jo, jo përderisa në Ummet ka njerëz që s’kanë kafshatë goje për të ngrënë, ndërsa muslimanë të tjerë ngopen dhe grumbullojnë pasuri e ushqim për vite të tëra! Jo, jo! S’ka ndërgjegjësim. S’ka vetëdijesim. S’ka zgjim! Nuk zgjohen muslimanët, përderisa nuk zgjohet ndërgjegjja e tyre. Mëshira e tyre. Afërsia e tyre. Bujaria e tyre. Dashuria e tyre. Jo, përderisa fytyra e disa muslimanëve të thara nga uria, nga mjerimi e nga padrejtësia, ndërsa fytyra tjera me luks të qëndisura e të buzëqeshura!

Jo, s’keni besuar, përderisa të mos e doni për tjetrin atë që doni për veten tuaj! E nuk besoni në Allahun, e Ai është Zoti që të furnizoi, e ti me furnizimin e Tij të tjerëve t’u japësh! Mos vallë, tenton të thuash atë që thanë të humburit; se Zoti mua më dha, le t’u jep edhe atyre, dhe se, Zoti qenka varfanjak! Të humbur janë ata që në mendje dhe në zemra këto mendime u shkojnë. Jo, Zoti është Ai që në pushtetin e Tij është gjithçka! Po ti që mendon se, pasuria që ti nën zotërim ke është pronë e jotja, të jesh i sigurt se nuk është e jotja por e Allahut! Kush t’i dha aftësitë për të grumbulluar pasuri! Kush t’i krijoi rrethanat që ti të arrish pasuri! E nga e nxore atë pasuri! E nxore nga Toka e Allahut! Po sikur Allahu të donte, ty të varfër do të të linte.

Po, ndoshta me pasuri rëndë je sprovuar! E ti me atë pasuri vetveten ta hutosh, e të humbësh! Je sprovuar ndoshta, e sa përfundim të keq kanë ata që ndaj mirësive të Allahut janë mosmirënjohës e mohues. E kush tha që, veç ai që mohon ekzistencën e Allahut është mosbesimtar! Mosbesimtar është edhe ai që ndaj dhuntive të Allahut është mohues! E pra, s’ka mohues më naiv se ai që mohon Furnizuesin, mohon të Gjithëpushtetshmin! Mjerë për mohuesit e dhuntive të Allahut! Prapë mjerë! Mohues të dhuntive të Allahut, janë ata që me mendjet e zemrat e tyre mendojnë se janë të përjetshëm. Po ata i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Po a nuk është jeta e kësaj bote vendkënaqësie për mosbesimtarë!

Jo, o bijë të Islamit! Përderisa ju jeni koprracë! Jo përderisa jeni duarshtrënguar, e jeni të varfër në zemra! Malli e pasuria nuk të bëjnë të pasur! Pasuri është të jesh i kënaqur me atë që ke thellë në shpirt! Pasuri është bujaria, mirësia, mëshira, dashuria! Po, pasuri që nuk shuhet, nuk harxhohet, nuk vdes, është bujari që për hir të Bujarit të Vërtetë jep! I pasur është ai që bleu Jetën e Përjetshme me jetën e përkohshme! Jo kurrsesi! Përderisa nuk jepni atë që është më e dashur për ju, nuk do t’i shpëtoni dhembjes përgjatë jetës në dunja!! E ç’dimë se ç’është dhembja e njëmendtë! Thellë në shpirt i varfër të jesh, i varur pas epshit të jesh, syri i uritur e kurrë i ngirë! E të mos mjaftohesh me asgjë! Dhembje e njëmendtë, kurrë i kënaqur me atë që ke dhe jep të mos jesh!

Jo përderisa ka familjesh të pastrehë! Jo përderisa ka familjesh të uritura! Jo përderisa ka fëmijë lypsarë! Jo përderisa të rinjtë e të rejat për shkak të koprracisë së Ummetit mbesin të shtangur e të pashpresë; e pritni pra dënimin, ndëshkimin: mashtrimin, rrenën, imoralitetin, papërgjegjësinë, e pasigurinë.

Ju jeni dëshmitarë të dobësisë së Ummetit!

Ju betohem në Zotin e qiejve e të tokës, në Krijuesin e çdo gjëje, në Jetëdhënësin dhe Jetëmarrësin, në Atë që në duart e Tij është gjithçka, nuk do të arrini mirësinë e vërtetë përderisa të mos jepni atë që është më e dashur për ju!

O Allah! Ti je Furnizues! Ti i sprovon robërit e Tu me mall e pasuri, me gra e me fëmijë, e padyshim tek Ti kthimi i të gjithëve është! Na udhëzo e na bëj prej atyre që në Rrugën Tënde nuk kursejnë asgjë, as pasurinë e as jetën! Amin!

Ve-l-hamdu lilahi ve salAllahu alejhi ve selem

Shkruan: Avni Tafili/zgjim.org/
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/04/2010)
Klikime: 510 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025