E premte, 26/04/2024, 00:43
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Kur hana u nda dysh

Kur hana u nda dysh



Në një intervistë televizive me gjeologun e njohur musliman prof. dr. Zeglul en- Nexhxhar, udhëheqësi i programit e pyeti për këtë ajet se a ka në të mrekulli (i’xhaz) kur’anore, shkencore?

Dr. Zagluli iu përgjigj duke i thënë: me këtë ajet e kam një ngjarje të çuditshme. Para disa kohësh isha duke ligjëruar në Universitetin “Cardif” në perëndim të Britanisë dhe pjesmarësit ishin të përzier, muslimanë dhe jomuslimanë, dhe kishte një debat jashtzakonisht të gjallë për i’xhazin (mrekullinë) shkencore në Kur’anin fisnik.

Gjatë këtij debati u çua një djalosh prej muslimanëve dhe tha: zotëri, a shihni ju në fjalën e All-llahut, subhanehu ve teala, “është afruar çasti dhe u shky Hëna” isharet nga isharetet e mrekullisë shkencore në Kur’anin fisnik?

Dr. Zegluli i është përgjigjur: jo…sepse mrekullinë shkencore e komenton shkenca, ndërsa mu’xhizet (mrekullitë hyjnore) shkenca nuk ka mundësi që t’i komentojë. Mu’xhizja është jashtë të rëndomtës prandaj ligjet nuk kanë mundësi që ti sqarojnë ata. Kurse coptimi i Hënës është mu’xhize që i ka ndodhur Muhammedit, alejhis-selam, duke i dëshmuar atij pejgamberinë dhe mesazhin, ndërsa mrekullitë shqisore janë dëshmi e vërtetësisë për atë që e ka parë këtë. Dhe sikur ajo të mos ishtë cekur në Librin e Allahut (Kur’an) dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij, alejhis-selam, nuk do ta kishim të detyrueshme ne muslimanët e kësaj kohe që ta besojmë si të tillë, por ne i besojmë asaj sepse ajo është përmendur në Kur’anin famëlartë dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij, alejhis-selam, dhe se Allahu është i fuqishëm për çdo send!

Pastaj vazhdoi dr.Zagluli që ta përmendë rastin e coptimit të Hënës sipas asaj që është përmendur në librat e haditheve dhe shtoi: pesë vite para së të bënte hixhretin (migrimin) Pejgamberi, alejhis-selam, nga Mekkeja e nderuar në Medinen e shëndritëshme, i erdhi një grup nga fisi Kurejsh dhe i thanë: o Muhammed, nëse ti je vërtetë pejgamber na sjell mu’xhize që ta dëshmon ti pejgamberllëkun dhe mesazhin (shpalljen kur’anore)!

Ai i pyeti: e çka dëshironi?

Ata i thanë: ”na e copto Hënën”, duke menduar që kështu ta bëjnë të pamundëshme dhe ta sfidojnë.

U ndal Muhammedi, alejhis-selam, duke e lutur Allahun që ta ndihmojë në këtë rast dhe e frymëzoi Allahu, subhanehu ve teala, që me gishtin e tij të ndershëm të bëjë me isharet kah Hëna, dhe u coptua Hëna në dy pjesë dhe njëra nga tjetra u larguan për disa orë të tëra dhe pastaj u ngjitën përsëri…

Qafirët thanë: na ka bëri magji Muhammedi.

Kurse disa të mençur thanë se magjia mund të ndikojë tek ata që janë prezent por jo edhe tek të gjithë njerëzit,dhe i pritën udhëtarët që vinin nga jashtë. Udhëtari i parë që hyri e pyetën qafirët: a keni parë diç të çuditshme që i ka ndodhur kësaj Hëne?

Ata thanë: po, e pamë se në filan natën u coptua në dy pjesë dhe njëra nga tjetra u larguan e pastaj u ngjitën.

Sërrish disa prej tyre besuan e disa mohuan.

Prandaj Allahu, subhanehu ve teala, thotë në Librin e Tij fisnik: ”Është afruar çasti (Kijameti) dhe u shky Hëna (në dysh). Po ata (qafirët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: ”Kjo është magji e vazhdueshme”. Dhe përgënjeshtruan dhe i ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështjë arrin cakun e fundit”…(el Kamer:1-3) e në vazhdimësi të ajeteve që zbritën në këtë kontekst.

Dr. Zagluli thotë: pasi që e përfundova fjalimin tim, një djalosh i ri musliman nga Britania u çua e prezentoi vetveten dhe tha: unë jam “Daud Musa Pitkouk”, kryetar i Partisë Islame të Britanisë dhe vazhdoi: Zotëri, a më lejon mua që të shtoj diçka?

I thash: urdhëro!

Ai tha: derisa isha në hulumtime reth feve (para se të pranoj Islamin) një musliman ma dhuroi një përkthim të domethënieve të Kur’anit, e falenderova për të dhe e mora në shtëpi. E kur e hapa këtë përkthim, sureja e parë që e lexova ishte sureja el Kamer (Hëna) dhe lexova: “Është afruar çasti (Kijameti) dhe u shky Hëna (në dysh)” dhe thash: a është e logjikshme kjo fjalë? A mundet Hëna që të shkyhet më dysh e pastaj të ngjitet, dhe cila fuqi mundet ta bëjë këtë?

Ai vazhdon duke thënë: ky ajet më pengoi dhe nuk munda më tej të vazhdoj së lexuari dhe fillova pastaj të vazhdoj me punët e kësaj dunjaje, por Allahu e din se sa me sinqeritet e kam pasur kërkimin e së vërtetës. Prandaj, Allahu ma mundësoi që një ditë të ulem pranë televizorit britanik dhe në program ishte një debatë në mes të një komentuesi britanez dhe tre kosmologëve amerikanë.

Spikeri i qortonte shkencëtarët amerikanë për harxhimet e mëdhaja që i bëjnë për udhëtimet kosmike në kohën kur Toka është e stërmbushur me problemet e urisë, varfërisë, sëmundjeve dhe prapambeturisë. Dhe thoshte se sikur që kjo pasuri të investoheshte në ndërtimin e Tokës do të ishte më e dobishme dhe më mirë.

Tre shkencëtarët vazhdonin ta mbrojnë tezën e tyre dhe thanë: Kjo teknikë zbatohet në sfera të shumta të jetës, kështu që ajo zbatohet në medicinë, industri dhe agrokulturë, dhe kjo pasuri nuk është e kotë por na ka ndihmuar në modernizimin e një teknike jashtzakonisht moderne.

Gjatë këtij debati u cek udhëtimi dhe zbritja e njeriut në sipërfaqen e Hënës duke e patur parasysh se ai ka qenë udhëtimi më i shtrejtë kosmik, i cili ka kushtuar një miliardë dollarë!

U bërtiti spikeri britanez dhe tha: Cka është kjo marrëzi? Një miliardë dollarë vetëm që ta veni flamurin amerikan në sipërfaqen e Hënës?

Ata i thanë: jo, nuk ka qenë qëllimi vënia e flamurit amerikan mbi sipërfaqen e hënës por kemi qenë duke e studiuar përmbajtjen e brendëshme të Hënës, dhe e kemi gjetur një të vërtetë që nëse investonim shumfishin e kësaj pasurie që ti bindim njerëzit për të nuk do të na besonte kush!

Ai u tha: e cila është kjo e vërtetë?

Ata i thanë: kjo Hënë është shkyer një ditë prej ditëve e pastaj është ngjitur!

Ai u tha: e si e morët vesh këtë?

Ata i thanë: kemi gjetur një rryp shkëmbijsh të lëvizshëm që e pret Hënën nga sipërfaqja e saj e deri në thellësi të brendisë së saj dhe i konsultuam gjeologët dhe na thanë se kjo nuk ka mundësi të ketë ndodhur vetëm nëse kjo Hënë është shkyer e pastaj është ngjitur!

Vazhdon duke treguar muslimani britanez: Kërceva nga karrikja që isha ulur dhe thash: mu’xhize (mrekulli) i ndodh Muhammedit (alejhis-selam) para 1400-vjet dhe Allahu ua mundëson amerikanëve investimin e një miliardë dollarëve që t’ua vërtetojnë këtë muslimanëve!!! Patjetër që kjo fe të jetë e vërtetë!!

Ai vazhdoi dhe tha: pastaj u ktheva sërisht ta lexoj suren el-Kamer dhe ishte kjo hyrje për mua që ta pranoj Islamin për fe.
__________________
Dil nga vetvetiu, hyn në vetvetën.
Kur te vjen caktimi, verbohet shiqimi, nderpritet ndegjimi, shuhet hidherimi.

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (25/09/2009)
Klikime: 949 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024