E hënë, 23/12/2024, 20:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kur është koha për therjen e kurbaneve?

Pyetja:

Kur është koha për therjen e kurbaneve?


Përgjigjja:

   Koha e therjes së kurbaneve fillon pas namazit të Bajramit (Kurban Bajramit) dhe vazhdon derisa të perëndojë dielli i ditës së 13 të muajit Dhul-hixhe, d.m.th që pas faljes së Bajramit deri në ditën e katërt para se të perëndojë dielli. Mirëpo më mirë është që të theret kurbani sa më shpejt, pas namazit të Bajramit, ashtu siç ka vepruar edhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe ushqimi i parë që ha atë ditë të jetë nga mishi i kurbanit.
   Transmeton Ahmedi (22475) nga Burejde radijallahu anhu, se ka thënë: "Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk ka shkuar të falë namazin e Bajramit (Bajramit të Ramazanit) pa ngrënë, kurse për Kurban Bajramin nuk ka ngrënë asgjë derisa është kthyer dhe ka ngrënë nga kurbani që ka prerë."
[Zejlaiu transmeton në "Nisbur-raje" (2/221) se Ibn Kattani e klasifikoi këtë hadith si sahih]
   Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Koha e therjes së kurbaneve fillon pas namazit të Bajramit (Kurban Bajramit) dhe vazhdon derisa të perëndojë dielli i ditës së 13 të muajit Dhul-hixhe. D.m.th janë katër ditë për prerjen e kurbaneve: dita e Bajramit (dhe fillon pas namazit të Bajramit) dhe tri ditë pas tij. Kush e ther kurbanin para se të falet namazi i Bajramit apo pasi të perëndojë dielli i ditës së katërt, atëherë ky kurban nuk është i vlefshëm (nuk e ka vlerën e kurbanit, mirëpo njihet si sadaka). Por nëse e ka vonuar therjen me ndonjë arsye, si p.sh. i ka ikur kafsha dhe nuk ka mundur ta zërë derisa ka kaluar dita e katërt, ose ka autorizuar dikë për ta prerë kurbanin dhe i autorizuari ka harruar, atëherë nuk ka ndonjë të keqe që të theret edhe pas ditës së katërt për shkak të arsyes që ka pasur. Gjithashtu, lejohet therja e kurbaneve ditën dhe natën, mirëpo therja e tyre ditën është më mirë dhe gjithashtu më mirë është të theren kurbanet menjëherë pas faljes së namazit të Bajramit.”
 

Përgatiti: Eroll Nesimi
Burimi: Islam QA

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (26/09/2009)
Klikime: 538 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024