E shtunë, 11/05/2024, 14:39
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kur do te Pendohesh?...
Kur do te Pendohesh?...

Thuaj..:" O Robet e Mi qe e keni ngarkuar shume veten tuaj me ligjesi e gjunahe! Mos i humbni shpresat nga Meshira e All-llahut, All-llahu i fal te gjitha gjunahet. Vertete Ai eshte gjithnje Falesi i Madh, Meshireploti", (Ez- Zumer, 53)



Kur do te pendohesh?!!!!!....
Ç'fare pret?!!!....
Ai eshte i cili shpesh te ka shpetuar, ka bere shum durim per mekatet tuaja,
t'i ka mbuluar shume here mekatet, dhe shume te ka falur,
te ka lene shum te lire, dhe te ka mundesuar shume çka dhe te ka dhene shume çka,
dhe te ka lene qe te vazhdosh.
Mirepo, dije se kur te denon, "Denimi i Tije eshte shume i dhemshem dhe i Forte"

Ka mundesi qe zemra ime te nderrohet pasi qe kame bere te gjitha ato mekate:
Kame marre Droge, Kame bere Zina, Kame Vjedhur, Kame shikuar ne Internnet dhe
ne TV ndyresira, Kam ecur me femra, Kam Luajtur e Kenduar, Kame Bere Vrasje,
pas gjithe ketyre kam mundesi qe te behem njeri i mire, rob i mire i All-llahut !?...

Po...Ka mundesi...!

A je i sigurte per keto fjale...?!!!!

Po, i sigurt jam...

Do me thene qe kjo munde te realizohet, ke pasur rast te degjosh raste te tille....!???

Po, di raste te tilla.....!

Me trego pra ...si ?!!!!!....

1.Kushti i pare eshte : te keshe keqardhje per mekatet dhe te ligat qe ke bere...
Ka thene Ibn Kajjim el Xhevzijeh: " Keqardhja eshte kushti ma i madh i pendimit "
2. Kushti i dyte eshte: te heqesh dore nga te gjitha mekatet....
3. Te punosh Vepra te mira....
E nese ky mekat eshte i lidhur me te drejtat e njerezve , mundohu qe t'ua ktheshe,
pra , nese ke mundesi...dhe te jeshe i bindur se All-llahu xh.sh gezohet me pendimin tend.
edhe pse Ai nuk ka nevoje per askend.

Dua ta ceke vetem nje ajet dhe hadith...

Me fjalen e All-llahut te madheruar dike i cilesuar roberit e Tije...
" Edhe ata te cilet nuk lusin Zot tjeter me All-llahun xh.sh, qe nuk varsin njeri te atille qe e ka
ndaluar All-llahu pervec per ceshtje te drejte, qe nuk kryejne zina ( mardhenie te paligjshme imorale), dhe kushdo qe e bene kete, do ta marre ndeshkimin" .
Ndeshkimi do t'i dyfishohet atij Diten e Llogarise dhe do te banoje ne te i turperuar...
Pervec atyre qe pendohen dhe besojne dhe qe punojne vepra te mira,
Ketyre All-llahu do tua shenderroje gjynahet ne vepra te mira..." ( El- Furkan, 68-70)

Dhe Hadithin qe e transmeton Ebu Hurejra r.a...:

Se Pejgamberi a.s ka thene: " Nje rob ka bere mekat, dhe ka thene: " O Zot, me fal mekatin! "
All-llahu i madheruar ka thene: " Me ka bere robi im mekat dhe e ka pranuar se ai ka nje Zot, i cili
fal mekatin ose e denon per mekatin" .

Pastaj Ai robi perseri ka bere mekat dhe me pas ka thene: " O Zot, ma fal mekatin !..."
All-llahu i madheruar ka thene: " Me ka bere robi im mekat dhe e ka pranuar se ai ka nje Zot, i cili
fal mekatin ose e denon per mekatin" .

Pastaj Ai robi perseri ka bere mekat dhe me pas ka thene: " O Zot, ma fal mekatin !..."
All-llahu i madheruar ka thene: " Me ka bere robi im mekat dhe e ka pranuar se ai ka nje Zot, i cili
fal mekatin ose e denon per mekatin" .

Mirepo, ky hadith nuk duhet t'na hape deren e mekateve, por shpresen e madhe ne All-llahun.

Menyrat e Pendimit pra jane keto:
1. Largimi nga mekatet,
2. Keqardhja per te kaluaren,
3. Vendosje qe te mos kthehet ne mekate,
4. Besimi i mirefillte, dhe
5. Punet e mira....

I Penduari eshte gjithmone zemerthyer per mekatet qe ka bere,
Me sy te perlagur nga lotet, i zellshem per vepra te mira,
I Penduari gjithmone flete drejte, Me ndjenja te pasterta, Zemerbardhe...
I Penduari eshte large veprave te liga...


Vella dhe Moter e Dashur e Imja:
Thuaj bashk me mua keto fjale:

" O All-llah, Ti je Zoti Im...Nuk meriton askush te adhurohet pos Teje,
Ti me ke krijuar mua dhe une jame robi Yt, dhe une do te jeme ne
premtimin tende, aq sa te kam mundesi, Kerkoj te me mbroshe nga e
keqja qe kam bere...I pranoj te gjitha te mirat me te cilat me ke begatuar,
dhe i pranoj mekatet e mija...Me fal mua se askush nuk i fal mekatet pos Teje,"

Thuaj pra ...qka po pret...pse spo e thua ?!!!!

A je PENDUAR ?!!!!
A je PENDUAR ?!!!!
A je PENDUAR ?!!!!

Po kur do te PENDOHESH ?!!!!
Kur do te PENDOHESH ...pra ?!!!!

Hajt pra : O Vella ...Oj Moter...." Bere kete qe te thashe "
Njerezit per c'do dite Vdesin...
Ti ke nje shance tash, qe munde te PENDOHESH....!!
dhe dua qe te PENDOHESH....sepse e ke kohen qe te
P E N D O H E SH ...!!

Ka mundesi qe te vuloset ZEMRA...e s'ke mundesi qe te PENDOHESH...!!
E ke kohen qe ta zbusesh zemren...
Ndalu se paku 2 ore dhe shpresojme...meshiren e All-llahut, dhe ta pranoje
pendimin ...Hajt pra Pendohu....

Te Betohem qe te pendohesh...
Pendohu para ALL-LLAHUT ...

Nje here hyri Omeri r.a tek Pejgamberi a.s , duke qare..
i tha Pejgamberi a.s , cfare ke qe qane o OMER ???....
Ka thene: "O I Derguar i All-llahut, tek dera eshte nje djalosh,
qe ma ka djegur zemren, duke qare,

I Tha Pejgamberi a.s: " O Omer, fute mbrenda tek une "!
Dhe djaloshi, hyri duke qare dhe i tha Pejgamberi a.s:
"C'fare ke qe qane O djalosh ?!!!"
Tha : " O i Derguar i All-llahut...Mekatet e mija te shumta me kane bere qe te qaje",,,
dhe kame frige nga All-llahu se eshte i hidheruar me mua..."
I Tha Pejgamberi a,s: " A i ke bere ndonje here Shirk All-llahut ? "
Tha : " Jo "
I Tha Pejgamberi a.s " A ke vra ndonje njeri ? "
Tha : "Jo"
Pejgamberi a.s i tha: " Vertete All-llahu te fale mekatin tend, edhe poqese
jane sa shtate qjejte, dhe shtate tokat dhe sa malet e renda".

Andaj...O Vellau im i dashur..dhe O moter e imja e Dashur ..qe ju dua per hire te All-llahut,
c'fare po pret...pse nuk po PENDOHESH.....

Pendohuu! ...All-llahu i don te pastertit dhe ata qe pendohen...

Es-selamu Alejkum

Me Respekt per ju:
Valeriana AJDINI
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/01/2010)
Klikime: 1385 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024