E mërkurë, 17/04/2024, 00:57
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kur do të jetë ndihma e Allahut?
 
Kur do të jetë ndihma e Allahut?
 
 
ImageVijojnë ndodhi të ndryshme dhe të dhimbshme për ummetin e Islamit dhe shtohet numri i besimtarëve të cilët pyesin: Kur është ndihma e Allahut? Nxitojnë në ndihmën e ardhshme dhe e sjellin mëngjesin e pritur para se me ardhur.
 
 Gjithë këtë për shkak të sprovave, fatkeqësive dhe brengave që i kanë kapluar tokat e arabëve dhe të myslimanëve në përgjithësi, kurse më herët thoshin: Sikur të ishin brengat një, nuk kisha pasur frikë, mirëpo nuk po është vetëm një brengë,  por është brenga e dytë dhe e tretë...
Dhe njeriu është nga natyra e tij i ngutshëm, ashtu qysh na ka treguar Allahu i lartësuar në kuranin e Tij famëlartë: “Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t’ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t’u vijë më shpejtë.“  (El-Enbija: 37)  
Gjithashtu ka thënë Allahu i lartësuar: "njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.“ (El-Isra: 11)
Kjo ngutje i ka shoqëruar edhe Shokët e Pejgamberit alejhi selam, me një ditë kur u shtuan sprovat dhe vështirësitë, shkuan tek Pejgamberi alejhi selam duke u ankuar për padrejtësinë që u është bërë atyre nga zullumqarët e kurejshëve dhe Pejgamberi alejhi selam ishte duke ndejtur mbi një jastëk nga ftohja që ishte nën hijën e qabës kur ai tha: „ Pasha Allahun e lartësuar, kjo çështje do të plotësohet (ndihma e Allahut), deri kur kalorësi kalon prej nga San’a (kryeqyteti i Jemenit) deri në Hadra Meut (një vend tjetër) nuk frigohet nga askush përveq Allahut ose ujku për delët e tij, mirëpo ju po nguteni“.
Pastaj, kush nuk don që të jetë tani ndihma Allahu, kush nuk don ta shohin këtë ummet të fuqishëm dhe të ndershëm në çdo vend, dhe ti shohin shpresat e këtij ummetit të realizuara në çdo gjë? Atëherë, sa prej atyrëve që u është bërë padrejtësi dhe janë të mbizotruar është duke pritur çlirimin, dhe sa nga motrave tona janë duke bërë sabër me sabrin e fundit që e kanë që të dalin burrat e tyre nga burgjët e errëta, dhe sa nga muslimanëve janë të përmalluar për gjykimin me ligjin e Allahut mbi këtë tokë që të jetë dashuria dhe drejtësia mes njerzëve, dhe sa e sa…Kështu që padrejtësia që po i bëhet fëmijëve të këtij ummetit është shumë e më shumë!
Mirëpo…
Dunjaja nuk ecë sipas dëshirave të njerzëve, por Allahu i lartësuar ka caktuar për çdo gjë kohën e saj të caktuar. Thotë Allahu i lartësuar: „E vendimi i All-llahut është kryer.“ (El-Ahzab:37)
Allahu nuk ngutët përshkak të ngutjës së robërve të tij, dhe nuk plotësohet dëshira e robërve deri kur ta caktoje Allahu një gjë e cila ka qenë për tu bërë. Dhe o ti i mjerë i cili mendon se ndihma e Allahut është vonuar! Dije se morali i mirë ndaj Allahut është mosnxitimi. Kështu që urtësia e  Allahut e thelluar e ka caktuar që ti sprovojë dashamirët e tij dhe ndihma vjen në atë kohë kur Allahu i madhërishëm e din në të që e mira e besimtarëve do të jetë në favor të tyre…
Dhe pyetja për afrimin e ndihmës nuk është diçka e re apo risi, vetëm se kanë pyetur ata që ishin para nesh prej njerzëve të mirë dhe miqëvë të Allahut ku Allahu i madhërishmi në kur'an na tregon: „Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”!“ (El-Bekare:214)
Thotë Sejid Kutubi, Allahu e mëshiroftë, këtë Ajet duke e komentuar: Pyetja e tyre kur do të jetë nidhma e Allahut është për ta reflektuar  sprovën dhe vështirësinë që e paten këta zemra dhe ajo sprovë dhe vështirësi është mbi mundësive për ta përshkruar, që i ka mbuluar errësira ato zemra, kështu që del nga brendësia e tyre pyetja kur do të jetë ndihma e Allahut? Dhe vjen ndihma e Allahut, vërtet ndihma e allahut është afër! Atëherë kjo është hyrja për ata të cilët e meritojnë këtë dhe nuk e meriton ndihmën e tij vetëm ata të cilët kanë qëndruar nga skamja dhe vuajtjet.
Po, ka me na ardhë ndihma e Allahut të lartësuar dhe ne jemi të qartë në rrugën e vërtetë, nuk na bën dëm ai i cili na tradhëton dhe na kundërshton, kështu edhe në Bejtul Makdis (Shtëpia e shejntë në Palestinë) me lejën e Allahut,  Zotin e botërave. Pastaj Allahu i madhërishëm ia vazhdon një kohë njerzëve të kqinjë ashtu siç ka thënë në librin e Tij: „Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë“ (Merjem:75)  
Nga Ebu Musa radiAllahu anhu thotë: Ka thënë Pejgamberi alejhi selam: „Allahu i lartësuar e dikton (ia shënon veprat e tij të këqia) Zullumqarin deri që kur ta denoje ai nuk ka mundësi të ikin“ (Transmeton Buhariu)  -Pastaj lexoi: „Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.“ (Hud:102)
 Allahu i lartësuar në kuranin e ti na ka mësuar që Ai i bën jobesimtarët që të harrojnë kurse Ai nuk harronë por i jep vetëm kohë: „E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.“ (Et-Tarik:17)  Thotë Pejgamberi alejhi selam lidhje me këtë ajet: „Kujdesja është prej Allahut, kurse ngutja është prej shejtanit“  Dhe thuhet me një fjalë të urtë: Me nxitimin vjen pendimi, me kujdesje vjen siguria.
Dhe Allahu i madhërishëm na ka treguar se kur do të jetë denimi i zullumqarëve me fjalët e Tij në kuran: „deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën“ (Junus:24) Ata të cilët kanë thënë: „Kush ka fuqi më të fortë se ne?“ (Fusilet:15) Dhe i pari i tyre ka thënë: „Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!“ (El-A’raf:12) Kurse ndihmëtari i tij Karuni tha: „Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!“ (El-Kasas:78) Të gjithë këta Allahu i plotëfuqishëm do ti ndeshkojë për atë që u bëhen mendjelartë.
Këto janë ajetet të cilët lexohen dhe do të lexohen deri ditën e gjykimit ku vetëm pritet që të vjen premtimi i Allahut që ua ka premtuar të derguarëve të Tij. Thotë Allahu i lartësuar në kuranin famëlartë: „(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.“ (Jusuf:110)


Shkroi: Imami i Xhamisë El-Umrij El-Kebir në Gaza, Palestinë
Përktheu dhe përshtati: Selman Ramadani

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 710 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024