E premte, 29/03/2024, 14:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Kur'ani fisnik si sfidë për pabesimtarët

Kur'ani fisnik si sfidë për pabesimtarët



Kur'ani nuk është unik vetëm përsa i përket mënyrës sesi e prezanton subjektin por gjithashtu ne te është vetë mrekullia. Me fjalën "Mrekulli" ne kuptojmë shfaqjen e një ngjarjeje supernatyrale dhe të jashtzakonshme e cila nuk mund të dublifikohet nga njerëzit.

Është vërtetuar që Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, i ka sfiduar arabët për të krijuar një vepër letrare të ngjashme me kalibrin e Kur'anit por ata ishin të paaftë që ta bëjnë një kësi gjëje përkundër fuqisë elokuente dhe letrare që ata posedonin.

Sfida për të bërë diçka si Kur'ani u ishte prezantuar arabëve dhe njerëzve në pergjithësi në tre etapa:

1. Kur'anin e tërë

Në Kur'an Allahu urdhëroi Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, të sfidoj të gjitha krijesat për të krijuar një libër në nivelin e Kur'anit: "Thuaj: Edhe sikur të bashkoheshin njerezit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund ta bënin si ky sa do që do ta ndihmonin njëri tjetrin". (17: 88)


2. Dhjet sure

Në tjetrën Allahu bëri sfidën të duket me e lehtë duke i pyetur ata që mohonin origjinën hyjnore të Kur’anit, për të imituar madje edhe 10 sure kur'anore: "Apo pse ata thonë: Ai (Muhammedi) e trilloi ate Kur'anin. Thuaj formuloni pra dhjetë kaptina si ai (Kur'ani) ashtu të trilluara (sic thoni ju) dhe thirrnin pos Allahut po qe se jeni të drejte (sikur që thoni) ke të doni për ndihmë". (11: 13)

3. Sfida finale ishte të krijojnë madje edhe një sure të vetme për ta krahasuar me Kur'anin i cili përmban edhe sure të vogla siç është ajo El-Keuther (Miresia) me tre vargje: "E nese jeni në dyshim për ate që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillnie ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotat) pos Allahut nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit). "(2: 23)

Këto sfida nuk ishin vetëm fjalë të pabazuara të cilat nuk u provuan nga të gabuar. Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, thirri në monoteizëm dhe në zhdukje të idhujtarisë me të gjitha format e saja dhe në barazimin e skllevërve dhe pronarëve të tyre. Gjëra këto të cilat kërcënonin të gjithë strukturën social-ekonomike të shoqerisë Mekase në pergjithësi dhe pozitën e fisit Kurejsh nga i cili ishte Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, ne veçanti.

Meka qendra tregtare e Arabisë dhe qendër shpirtërore dëshpërimisht donte të ndalte përhapjen e Islamit. Dhe kundershtarët e Pejgamberit për të shtypur levizjen e tij duhej të bënin një sure të vetme si ato që Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ndjekësit e tij recitonin njerëzve.

Një numër i oratorëve dhe poetëve kurejshit u përpoqën të imitojnë Kur'anin por ata dështuan në këte.

Ata pastaj i ofron atij shumë të madhe pasurie, poziten e mbretit mbi ata dhe gratë më të ndershme dhe më të bukura që kishin, vetëm për një premtim të tij se do të ndalte të ftuarin e njerëzve në islam.

Ai iu pergjigj atyre duke iu recituar vargun e trembëdhjetë të sures Fussilet deri sa i thanë atij të ndalet. (hadithi i koleksionuar nga El_Hakim, El-Bayhaqee, Abu Ya'laa dhe Ibën Hashim i deklaruar i vërtetë nga Ibrahim al-Alee në Saheeh as-Seerah an-Nabaëeeyah, f. 64)

Kurejshitët mandej provuan të torturojnë skllevërit dhe të afërmit e tyre të cilët përqafonin islamin, një përpjekje e pasukseshme për ti kthyer ata në paganizëm.

Më vonë ata organizuan një bojkot ekonomik kundër Pejgamberit dhe antarëve të klanit të tij, Beni Hashim në një përpjekje për ti nenshtruar me ane të një praktike makabre duke i lënë të vdesin pa ngrënë. Por ata dështuan madje edhe me këtë plan. Në fund vendosën ta vrasin ate në shtepine e tij duke dërguar djem të rinj nga çdo klan i kurejshitëve në mënyrë që faji i kësaj vrasjeje të ndahet nga të gjitha klanet, duke e bërë hakmarrjen e klanit të Pejgamberit të pamundur.

Megjithate Allahu e aftësoi Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ndjekësit e tij të largohen nga Meka dhe të bashkohen aty me një grup të konvertuarish në islam të cilët u rritën midis fiseve të një qyteti në veri të quajtur Jathrib. Islami u përhapte me shpejtësi përmes klaneve të Jathribit dhe brenda një viti muslimanët u bënë maxhorancë. Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, ishte bërë asokohe qeveritari dhe emri i qytetit ishte ndryshuar në Medina en Nebi (Qyteti i pejgamberit)i cili pastaj u shkurtua në Medina. Në tetë vitet e më vonshme klanet e Mekës dhe fqinjët e vendet fqinje të tyre ndërmorrën një seri të pasukseshme luftrash që përfunduan me pushtimin e vetë Mekës.

E gjithë kjo gjakderdhje mund të ishte evituar nëse vetëm kurejshitët dhe bashkpuntorët e tyre të kishin qenë të aftë të bënin vetëm tre rreshta poezi ose proza të rrjedhshme të ngjashme me suret e Kur'anit.

Kjo tregon që nuk ka dyshim rreth paimitueshmerisë së stilit të literaturës kur'anore rreth mrekullisë së rimës dhe mrekullisë së ritmit.

Është sugjeruar që paimitueshmerine e Kur'anit nuk është e vetme për poetet anglez si Shekspiri, Chaucer ose poetet e mëdhenj të çdo gjuhe të cilët pretendohen të dallohen në stilin i cili i vendose ate perkrah bashkëkohësve të tyre.

Nëse për shembull disa poet të sotëm do të studionin shkrimet e Shekspirit dhe të shkruante nje sonnet në stilin e Shekspirit në bojë të vjetër dhe në një leter të vjetër dhe të thoshte që ai ka zbuluar një poem të humbur të Shekspirit letërsia botërore mund ta pranonte këtë edhe pas një studimi të kujdesshëm. Pra edhe poetët më të medhenj mund të imitohen. Në fakt dijetarët anglez e konsiderojnë se shumica e asaj që i është atribuar Shekspirit është shkruar nga bashkëkohësi i tij Christopher Marlowe. Kur'ani megjithate është shumë lartë mbi keto nivele, përpjekjet për të shpikur disa vargje janë bërë përmes kohërave akoma asnjë nuk i qëndron afër.

Dhe sic është përmendur edhe me përpara, përpjekjet për të imituar Kur'anin ishin shumë më intensive gjatë kohës së shpalljes kur njohuritë letrare ishin të një niveli sesa në një kohë tjetër, ende nuk ishin përpjekje të sukseshme.

Dr. Abu Ameenah Bilal Philips
__________________
O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
ES-SAFF 10-11

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/09/2009)
Klikime: 603 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024