E premte, 19/04/2024, 17:00
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Kur'ani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar

Kur'ani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar

--------------------------------------------------------------------------------

Marre nga "Shpjegimi i tre themeleve baze" i Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albanit.

Kurdo që Allahu dëshiron të flasë Ai flet. Ky i folur as nuk i ngjan të folurit të krijesave të tij e as nuk mund të krahasohet me të. Superioriteti i të folurit të Allahut ndaj të folurit të krijesave të Tij është njëlloj si superioriteti i Allahut mbi krijimin.

Kush thotë se Kur'ani është i krijuar është kefër sipas konsensusit të dijetarëve Islamë duke pasur parasysh që ai deklarohet kefër pasi i aplikohen kushtet dhe ndalesat e tekfirit në të njëjtën kohë dhe me dije të saktë dhe gjykim të drejtë nga persona të ditur dhe pa u nxituar.
Kur’ani është fjala e Allahut që i është shpallur Rrasulit dhe nuk është i krijuar. Ai erdhi nga Allahu dhe Atij do t’i rikthehet. Ёshtë e folura e Allahut si gërmat po ashtu edhe kuptimi i tij.

Allahu vërteton se Kur’ani është fjala e Tij kur thotë:

“E nëse ndonjë nga politeistët kërkon strehimin tënd, jepi mbrojtje që ai të mund të dëgjojë fjalën e Allahut (Kur’anin)” (9:6)

Ai dëshmon se Kur’ani është i shpallur kur thotë:

“I Bekuar është Ai që i shpalli Kriterin (Kur’anin) robit të Tij” (25:1)

Allahu dëshmon se Kur’ani nuk është i krijuar:

“Er-Rahmen! Ёshtë ai që ua mësoi ( ju ) Kur’anin. Ёshtë Ai që krijoi njeriun” (55:1-2-3)

Pra Allahu bëri dallim mes të krijuarës dhe asaj që nuk është e krijuar. Ai bëri dallim mes njeriut dhe Kur’anit duke thënë për Kur’anin “Ёshtë ai që ua mësoi ( ju ) Kur’anin” dhe për njeriun “Ёshtë Ai që krijoi njeriun”. Sikur Kur’ani të qe i krijuar Allahu do të thoshte: “Er-Rahmen! Ёshtë ai që krijoi Kur’anin. Ёshtë Ai që krijoi njeriun” por Allahu nuk e thotë diçka të tillë. Nëse Allahu nuk e thotë diçka të tillë si munden njerëzit të marrin guximin dhe të thonë se Kur’ani është i krijuar? Allahu na ruajtë nga diçka e tillë. Allahu e ka bërë të qartë dallimin mes krijimit dhe Kur’anit kur thotë:

"Vërtetë Atij i përket Krijimi dhe Komanda.” (7:54)

Pra Allahu e ka veçuar komandën nga Krijimi dhe Kur’ani është nga komanda e Allahut pasi Allahu dëshmon për këtë kur thotë:

“ Kështu të zbresim shpallje ty nga komanda jonë” (42:52)

“Kjo është komanda e Allahut që Ai të ka shpallur ty” (65:5)

Prova që Kur’ani fillon nga Allahu është se Ai e ka lidhur atë me Vehten e Tij. Dhe e folura nuk i lidhet dikujt veç atij që e flet atë. Prova që Kur’ani do t’i rikthehet Allahut është në trasmetimin nga Ibn Maxha dhe Hakim nga Hudhejfa në formë Marfu ku thuhet: “... dhe libri i Allahut do të ngrihet brenda një nate kështu që nuk do të mbetet as edhe një ajet nga ai në tokë...”. (Hakim thotë se hadithi është sahih sipas kriterit të Muslim-it dhe Dhahabi është dakort me të. Albani thotë në Es-Sahihah: “ Dhe është sikurse që të dy kanë thënë (është sahih)”. Po ashtu ky hadith është i vërtetë edhe në formë Maukuf si thënie e Abu Hurrejrës dhe Ibn Mas’udit).

Provat që Kur’ani është me gërma dhe fjalë janë të shumta qoftë nga Kur’ani, qoftë nga Sunnah. Mjafton të përmendim se 29 sure të Kur’anit fillojnë me gërma të veçuara si p.sh. Elif, Lam, Mim apo Ja, Sin etj. Prova se këto janë gërma të veçuara gjendet tek hadithi i trasmetuar nga Tirmidhi dhe Ibn Maxha se Rrasuli tha: “ Kushdo që reciton një gërmë nga libri i Allahut, do t’i quhet një vepër e mirë dhe një vepër e mirë ka vlerë dhjetë fish. Unë nuk them se “ Elif, lam, mim” është një gërmë, por po them se “Elif” është një gërmë, “Lam” është një gërmë dhe “Mim” është një gërmë”. (Albani thotë se hadithi është Sahih).

Po ashtu trasmetohet nga Ibn Ebi Sheibah dhe Ibn Xharir Et-Tabari në tefsirin e tij nga Shuajb ibn el- Hibhab që ai tha: “ Kur dikush recitonte në prani të Abul-‘Alijah-s ai nuk thoshte: nuk recitohet kështu, por thoshte kurse unë e recitoj kështu. Kështu që unë ia përmenda këtë Ibrahim En-Nakhait e ai më tha: “ Unë e shoh se shoku juaj ka dëgjuar thënien (e Aliut), kush nuk beson një fjalë të tij nuk e beson të tërin”. (Zinxhiri i trasmetimit është sahih). Po ashtu trasmetohet nga Ibn Kudamah në “Mjaftueshmëria në Akidah” (që së shpejti do të jetë e mundur të gjendet në shqip në dashtë Allahu) se Aliu ka thënë: ”Kush nuk beson në një gërmë të tij (Kur’anit) nuk beson në të tërin”. Po ashtu trasmetohet në Musenefin e Ibn Ebi Sheibës se kur e pyetën Aliun nëse a mund të lexohej Kur’ani kur je xhunub? Aliu tha: “As edhe një fjalë e tij”. Po ashtu Ibn Kudamah trasmeton në “Mjaftueshmëria në Akidah” se Myslimanët kanë rënë dakort unanimisht për numrin e sureve, ajeteve, fjalëve dhe gërmave të Kur’anit”.
Muatezila-t, Xhahmijah-t dhe Ashairah-t mohojnë të folurit e Allahut dhe shtrembërojnë kuptimin e ajeteve të Kur'anit lidhur me këtë çështje. Imami i Ahlus-sunahs Ahmed Ibn Hanbal (Allahu ia ndristë fytyrën e tij ditën e gjykimit dhe ia rristë gradën) u persekutua si rrjedhim i kundërshtimit që ai i bëri teorisë së kufrit që "Kur'ani është i krijuar". Ai (Allahu e mëshiroftë) qëndroi i patundur ndaj torturave të të devijuarve dhe çimentoi pozicionin e Ahlus-sunnah wal xhamasë rreth vërtetësisë dhe realitetit rreth Kur'anit. Ai qëndroi i patundur në pozicionin e saktë se Kur'ani është fjala e Allahut e përjetëshme dhe e pa krijuar. Salih (I biri i Ahmed ibn Hanbal) thotë se i ati ka thënë: " Xhahmijah përbëhet nga tre sekte. Një sekt thotë se Kur'ani është i krijuar, një tjetër thotë që është fjala e Allahut dhe heshtin dhe tjetri thotë që recitimi ynë i Kur'anit është i krijuar. Nuk duhet të falemi pas atyre që heshtin e as pas atyre që thonë se Kur'ani është i krijuar". Ahmed Ed-Dawraki ka thënë se ai pyeti Ahmed ibn Hanbal rreth atij që thotë se recitimi im i Kur'anit është i krijuar: Ai iu përgjigj: "Kjo është më djallëzore se thënia e xhahmiahs. Kush thotë kështu thotë se Xhibriili foli dhe erdhi tek Rrasuli me ç'është e krijuar (me Kur'anin)".

 Ç' thonë Ahlus-sunnah rreth të folurit të Allahut?

Ahlus-sunnah thonë se Kur'ani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar. Dhe Allahu flet kur dëshiron dhe e folura e Allahut nuk është si e folura e krijimit të Tij por superiorioriteti i të folurit të Allahut ndaj të folurit të krijesave të Tij është njëlloj si superioriteti i Allahut mbi krijimin. Dhe e folura e Allahut është nga sifatet e Allahut me vehten e Tij. Ai flet me të sipas Dëshirës dhe Fuqisë së Tij dhe flet kurdo dhe sa herë të dojë dhe si të dëshirojë Ai që të flasë rreth saj dhe me gërma dhe tinguj të dëgjueshëm. Ai as nuk ka pushuar së foluri e as nuk do të pushojë së foluri. Pra e folura e Tij nuk është diçka e re që Ai sapo paraqet pasi nuk qe aty më parë. Po ashtu pjesë të veçanta dhe fjalë të përcaktuara paraqiten si të reja në lidhje me kohën që Ai flet. Kjo ndodh ngaqë e folura e Tij është e lidhur me Dëshirën e Tij. Pra kur Ai Dëshiron, Ai flet për çfarë të dojë dhe siç dëshiron Ai të flasë rreth saj. Dhe çfarëdo thënie e Tij që Ai flet është e stabilizuar me vehten e Tij dhe nuk është krijesë e ndarë nga Ai siç thonë Muatezilat e as nuk është e aplikuar tek Ai sikurse jeta siç thonë Ashairaht përkundrazi i bindet Dëshirës dhe Fuqisë së Allahut. Dhe se Allahu i foli Musës, Ademit, Rrasulit (natën e miraxhit sipas Bukharit dhe Muslimit) etj... dhe do t'u flasë robëve të Tij Ditën e Gjykimit pa përkthyes apo ndërmjetës siç është trasmetuar nga Adi ibn Hatim që Rrasuli tha: "S'ka askush nga ju veç se Allahu do t'i flasë atij Ditën e Gjykimit pa pasur përkthyes mes Tij dhe tij. Ai (robi) do shohë në anën e djathtë të tij dhe nuk do shohë veç veprave të tij dhe do shohë në të majtën e tij dhe nuk do shohë veç veprave të tij. Dhe do shohë përpara tij dhe xhehenemi do jetë vënë para tij. Prandaj kush mundet të shpëtojë fytyrën (vehten) e tij nga xhehenemi qoftë me një gjysëm hurme arabie (duke dhënë sadaka)le ta bëjë këtë. (Hadithi trasmetohet nga Bukhari,Muslim, Tirmidhi, Ibn Maxha, Ahmed e të tjerë).

Provë se Allahu ka të folurin si Sifat të Tij është duaja e Rrasulit: “…Kërkoj strehim në Fjalën e plotë të Allahut nga sherri i asaj që Ai ka krijuar…” (Sahih Muslim nga Abu Hurreira).

Dhe dihet se të kërkosh strehim nga diçka apo dikush tjetër veç Allahut është shirk i madh. Dhe hadithi është sahih prandaj nuk ka pikë dyshimi se Rrasuli e ka thënë diçka të tillë dhe ua ka mësuar sahabave të tij. Dhe Rrasuli është i pastër nga kufri dhe shirku. Kush thotë se të folurit e Allahut nuk është nga sifatet e Allahut, po e akuzon Rrasulin me shirk e me kufr dhe kush e bën diçka të tillë është kefër sipas koncensusit të të gjithë ymetit Islam.

Po ashtu provë ndaj atyre që mohojnë të folurit e Allahut është thënia e Allahut drejtuar Musës:

“Vërtetë Unë jam Allahu! Askush nuk ka të drejtë të adhurohet veç Meje! Pra më adhuro Mua!” (20:14)

E diçka e tillë është e pamundur të thohet nga dikush tjetër veç Allahut. Kush pretendon se diçka e tillë është thënë nga Xhibriili apo nga ndonjë engjëll tjetër po i akuzon engjëjt me kufr dhe mosbindje ndaj Allahut. Allahu thotë për engjëjt dhe të dërguarit e Tij:

“Allahut i bëjnë sexhde ç’ka në qiej e ç’ka në tokë dhe engjëjt dhe ata nuk janë arrogantë (përpara Allahut)” (16:49)

“Nuk është e mundur që një njeri të cilit i është dhënë Libri dhe Urtësia(syneti) dhe pozicioni si profet që ai t’u thotë njerëzve: bëhuni adhuruesit e mi në vend të Allahut, përkundrazi ai do thotë: bëhuni adhurues të Zotit të vërtetë, pasi ju e keni mësuar këtë në libër dhe e keni studiuar sinqerisht. As nuk do t’u thonte që merrni engjëj e profetë si zota. A do t’u shpinte ai në kufr pasi të ishit myslimanë?”(3:79-80)

“Mesihu (Isa) kurrë nuk është i pakënaqur me të qënët e tij rob i Allahut e as engjëjt më të afërt (me Allahun). Ata që urrejnë adhurimin e Tij dhe janë arrogantë Ai do t’i mbledhë që të gjithë së bashku (e do t’i japin Atij llogari)” (4:172)

“...Nëse ndonjëri nga ata të thoshte: Unë jam zot veç Tij(Allahut), atë Ne e shpërblejmë me xhehenem. Kështu i shpërblejmë Ne zullumqarët”. (21: 29)

Pra Allahu dëshmon se engjëjt dhe të dërguarit e Tij janë të devotshëm ndaj Allahut dhe të pastër nga mosbindja, kufri dhe shirku. Kush thotë se Xhibriili apo ndonjë engjëll tjetër i tha Musës: “Vërtetë Unë jam Allahu! Askush nuk ka të drejtë të adhurohet veç Meje! Pra më adhuro Mua!” po i akuzon ata me shirk e kufr dhe po hedh poshtë dëshminë e Allahut. E të bësh këtë është Kufr që të nxjerr automatikisht nga feja. Kush thotë se është
zjarri apo shejtani është ai që i foli Musës, po mohon të qënit e Musës, profet i Allahut dhe kush bën këtë është kefër sipas koncensusit të ymetit Islam.

 Allahu përmend të folurit e tij në shumë vende në Kur'an.

"...një pjesë e tyre e dëgjonin fjalën e Allahut..." (2:75)

"..Disave nga ata Allahu u foli direkt.." (2:253)

" ..E kush është më i vërtetë në thënie se Allahu?"..(4:87)

"...E fjalët e kujt mund të jenë më të vërteta se fjalët e Allahut?" (4:122)

"..Dhe Musës Allahu i foli direkt".(4:164)

"...Kur Allahu do të thotë: O Isa i biri i Merjemes..."(5:110)

"...Dhe fjala e Zotit tënd është përmbushur me vërtetësi dhe drejtesi..."(6:115)

"...dhe Zoti i tyre i thirri e u tha: A nuk ua ndalova atë pemë?" (7:22)

"... dhe Zoti i tij i foli atij (Musës)" (7:143)

"...jepi strehim atij që të mund të dëgjojë fjalën e Allahut" (9:6)

"...Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij..."(18:27)

"...dhe Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit dhe të Na afrohej për t'i folur atij" (19:52)

"...kur Zoti yt thirri Musën (e i tha): shko tek zullumqarët..." (26:10)

"...E kujto ditën kur do t'u themi: ç'përgjigje i dhatë të dërguarve?" (28:65)

"..Ata duan të ndryshojnë fjalët e Allahut..."(48:15) .....etj.

 Ç'ka urdhëruar Zoti juaj?

Bukhari trasmeton në Sahihun e tij nga Abu Hurreira se Rrasuli tha: " Kur Allahu jep një urdhër në qiell, engjëjt përplasin krahët duke shprehur dorezim total ndaj fjalëve të Tij (perplasja e kraheve te engjejve) që tingëllojnë si zinxhirë që terhiqen mbi shkëmb. Dhe kur frika u largohet nga zemrat e tyre, ata pyesin njëri-tjetrin: Çka urdhëruar Zoti juaj?(Vini re Allahu u mëshiroftë se engjëjt nuk pyesin ç'ka krijuar Zoti juaj por ç'ka urdhëruar Zoti juaj) Ata thonë që Ai ka urdhëruar ç'është e vërtetë dhe e drejtë e Ai është Më i Larti, Më i Madhi.......

Në "Fet’hul- Mexhid" thuhet pasi përmendet ky hadith dhe të tjerë të ngjashëm me të: " Këta hadithe të nderuara dhe të tjera si këto kanë kuptim. Ata konfirmojnë se Allahu është Më i Larti dhe mbi krijesat e tij, Lartësi që i përshtatet Madhështisë dhe Lartmadhërisë së Tij, dhe se vërtetë Ai prapë mund të thotë fjalë po qe se Ai dëshiron, dhe ato mund të dëgjohen nga egjëjt dhe kjo është ajo që njerëzit e synetit besojnë unanimisht, njerëzit e synetit që kanë kaluar tashme dhe ata që do vijnë më pas (të herëshmit dhe të ardhshmit) në kundërshtim me atë që xhahmijah-t, ashaira-t dhe muatezila-t besojnë. Prandaj kini kujdes kur shihni apo lexoni ato që njerezit që mohojnë, zbukurojnë për ne. E ne i kthehemi për ndihmë, përkrahje e mbështetje vetëm Allahut".

O Allahu ynë! Kërkojmë strehim tek kënaqësia Jote nga Hidhërimi Yt dhe në faljen Tënde nga ndëshkimi Yt. Kërkojmë strehim tek Ty nga Ti. Ne nuk mund të të lartmadhërojmë siç e meriton Ti. Ti je i Lartmadhëruar, ashtu siç e ke përshkruar Vehten.

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/09/2009)
Klikime: 921 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024