E enjte, 26/12/2024, 13:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

KRISHTERI NGA ITALIA KUPTOI RËNDËSINË E ISLAMIT

KRISHTERI NGA ITALIA KUPTOI RËNDËSINË E ISLAMIT
 
RAFAEL (SULEJMAN) CASTRO
Jam lindur në një familje krishtere, por nuk mund të them se ishte familje besimtare. Isha i pagëzuar, vizitoja shkollën javore të kishës dhe isha pjesmarrës i bashkësisë së shenjtë. Kisha një fëmijëri të lumtur. Konsideroja se isha i mbrojtur nga të gjitha të këqiat sepse besoj në zotin, respektivisht në trininë e shenjtë. Ky realitet i shkëlqyer më tronditi kur i mbusha 12 vjeç, kur nëna ndaloi vizitat e mia në meshën javore.
Zyrtarisht më njoftoi se më nuk beson në trininë e shenjtë dhe unë jam i pjekur për të vendosur rreth besimit tim, në çka dhe në cilin do të besoj. Ajo më tha se i kishte përmbushur detyrimet e saj ndaj meje, më kishte mësuar krishterimin dhe tani unë e kam rradhën, a do të vazhdoj vizitat e mia në kishë apo jo.
Këto fjalë më lënduan dhe mjaft më dëshpëruan, jo vetëm se isha i dëshpëruar në nënën, por isha i dëshpëruar edhe në Zotin i cili më kishte dhënë këtë familje, e cila më kishte mësuar fenë për shkak të traditave. I ndërpreva vizitat në kishë. Isha aq i dëshpëruar në besim sa që kur i mbusha 14 vjeç plotësisht kisha harruar se ekziston Zoti.
U regjistrova në shkollën e mesme. Atë kohë më së shumti më nervozonin pyetjet për ekzistencën e Zotit, sepse që moti kisha ndërprer besimin në Zot. Ndonëse gjithnjë jam pyetur se a mundet njeriu të jetoj aq gjatë e të mos besoj në diçka më të madhe se çdo gjë. Fillova të pyetem çfarë mund të jet kuptimi i jetës kur njeriu nuk ka besim.
Unë besoj se Zoti çdo njërit i jep ndonjë frymëzim, por njeriu duhet vetëm të mednoj. E petja veten, ku mund ta gjej Zotin. Kisha një mik të shkëlqyeshëm nga Indonezia i cili më dhuroi një kopje të Kur’anit famëlartë. Unë, si një i ri, isha ende i papjekur që të kuptoj bukuritë e Kur’anit. Në fillim lexoja vetëm ato fjali (ajete) të cilat i intrpretoja si agresive ndaj muslimanëve. Pa dyshim se isha i verbër, joobjektiv dhe i marrë.
Kur e arrita moshën 18 vjeçare vazhdova studimet në fakultet, dhe atëherë seriozisht më interesonte besimi i hebrejve. E dëshiroja sepse shpjegonte monoteizmin. Këtë besim e studiova më shumë se shtatë vite dhe mbërita deri tek jesive. Jesive janë shkollat e rabinëve ku studentët bartin veshje të zeza tradicionale, kapelë të zezë dhe mësojnë me orë të tëra. Kisha shumë respekt ndaj mësimeve të shumta dhe polemikave të shkëlqyera të rabinëve. Por, sot e përqafova islamin. Pse?
Në fillim shikoja filma të ndryshëm iranian të cilët në njëfar mënyre më lironin nga kokëfortësia ime me të cilën kisha ndjenja të këqija ndaj muslimanëve, të cilët i konsideroja si kokëtrashë dhe të dhunshëm.
Në njëfar mënyre kisha kuptuar se feja hebreje tregon mëshirë vetëm ndaj atyre që i përkasin popullit të tyre, përderisa si ndryshim nga ata, islami mëshirën e shikon tek çdo njeri, qenje e cila meriton të jet e respektuar, dhe nuk duhet t’i bëhet ndonjë e keqe derisa jeton në paqe.
Gjëja e fundit, ndoshta më kryesorja e cila më nxiti të pranoj islamin ishte sura El Bekare. Unë besoj se çdo njëri i cili me sinqeritet e lexon këtë sure do të kuptoj se vetëm Zoti ka mundësi të shpall diçka të ngjashme dhe askush tjetër.
Duke falënderuar islamin, jeta ime në përgjithësi është ndryshuar. Para islamit, zakonisht flija deri vonë, por sot zgjohem heret, fali namazin e sabahut dhe dita ka njëfar kuptimi. Unë mendoj se islami më ka dhuruar vetëbesimin dhe respektin, dhe më bëri një person bujar, gjë që më parë nuk isha. Këta dy muaj pasi që u bëra musliman kuptova se islami më ndryshoi jetën time, me çka jam larguar nga gjërat e këqia në emër të Zotit dhe me të vërtet kjo për mua është një qetësi e vërtetë.
Konvertimi në islam më kushtoi me largimin e disa miqëve dhe shqetësime të familjes sime për disa kohë, por familja ime pranoi vendimin tim dhe jam i lumtur që miqtë e mi të ri musliman, prej kohës që kam kaluar në islam, janë të shumtë. Përvojën të cilën e kam fituar në islam dhe qetësinë të cilën e gjeta në atë kurrë nuk mund ta shpjegoj me fjalë.

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/10/2009)
Klikime: 944 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024