E shtunë, 20/04/2024, 00:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Komentimi i kaptinës - “Abese”
1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
2. ngase atij i erdhi i verbri.
3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
4. apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!
5. e ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
6. ti ia vë veshin (i drejtohesh) atij!
7. po ti nuk ke përgjegjësi pse ai nuk pastrohet.
8. ndërsa ai që nxiton dhe vjen tek ti,
9. dhe meqë ai frikësohet,
10. e ti nuk e zë për asgjë (nuk ia vë fare veshin fjalës së tij),
11. Mos ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
12. kush do, merr mësim nga kjo (nga Kur’ani).
13. është këshillë në fletë të çmueshme.
14. me vlerë të lartë e të ruajtur.
15. në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes Allahut e njerëzve).
16. të nderuar e të ruajtur. (Abese, 1-16)

Kaptina “Abese” është kaptinë mekase. Ka gjithsej 42 ajete. Ka zbritur pas sures “En-Nexhm”. Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 80. Të gjithë dijetarët janë unikë në mendimin se kjo sure është mekase. Transmetojnë Ibn Durejsi, Nuhhasi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu nga Ibn Abbasi të ketë thënë: “Kaptina “Abese” ka zbritur në Mekë.” Po të njëjtin transmetim Ibn Merdevije e transmeton edhe nga Ibn Zubejri.1

Emërtimi i kësaj kaptine
Kaptina është emërtuar nga fjala e parë hyrëse e saj “Abese”, që do të thotë “u mërrol”, “u vrenjt” dhe aludon tek Pejgamberi a.s., i cili, kur i erdhi Abdullah ibn Ummi Mektumi për të kërkuar nga ai që ta udhëzonte për disa çështje të fesë, u mërrol dhe ia ktheu shpinën, ngase ishte i zënë duke i ftuar parinë kurejshë në Islam,.Kjo kaptinë në mesin e dijetarëve njihet edhe me një emër tjetër “Es-Sefere”, një fjalë që aludon tek melaiket udhëtuese, të cilat bartin fjalën e Allahut me përkushtimin më të madh dhe e transmetojnë të ruajtur e të pastër deri tek pejgamberët e Allahut.

Shkaku i zbritjes së kësaj kaptine
Kaptina fillon me përmendjen e ngjarjes së Abdullah ibn Ummi Mektumit të verbër, që ishte djalë i dajës së Hadixhes r.a., bashkëshortes së Pejgamberit a.s. Në momentet kur i Dërguari i Allahut ishte i zënë duke ftuar në Islam parinë mekase - Utbe ibn Rebian, Shejbete ibn Rebian, Ebu Xhehlin (Omer ibn Hishamin), Umejje bin Halefin, Abbas ibn Abdul Muttalibin dhe Velid bin Mugiren, erdhi Abdullah ibn Ummi Mektumi, iu afrua Resulullahut s.a.v.s. dhe i kërkoi disa sqarime rreth fesë, me të cilat dëshironte ta përforconte edhe më Islamin e tij me fjalët: “Më lexo dhe më mëso diçka prej asaj që të ka mësuar Allahu”?I Dërguari i Allahut, nga dëshira që të mos ndahej nga ftesa që ishte duke u bërë parisë kurejshite, u mërrol nga ky insistim i Ibn Ummi Mektumnit, ia ktheu shpinën dhe prapë u kthye nga udhëheqësit kurejshë për të vazhduar bisedën.Të gjithë dijetarët janë të mendimit se ky veprim i Pejgamberit a.s. nuk ishte për ta nënçmuar Abdullahun e verbër, por sepse ai e pa të udhës që më mirë ishte ta vazhdonte bisedën me këta idhujtarë, me shpresën se mos ndonjëri prej tyre do të përqafonte Islamin. I Dërguari i Allahut shpresonte se, nëse ndonjëri prej tyre do të përudhej në Islam, do të merrnin fund edhe shumë prej vuajtjeve të muslimanëve që atëbotë vinin nga këta njerëz, të cilët kishin autoritet dhe ndikim të madh në Mekë dhe rreth saj. Megjithatë, ky gjest i Resulullahut s.a.v.s. ishte i mjaftueshëm që Allahu xh.sh. aty për aty t’ia tërhiqte vërejtjen atij dhe ta qortonte botërisht..Pas kësaj ndodhie dhe pas këtij qortimi hyjnor, i Dërguari i Allahut e respektonte shumë Abdullah Ibn Ummi Mektumin, dhe, sa herë që e shihte i thoshte: “Mirë se vjen ti, që për ty më qortoi Zoti im. A mos ke ndonjë nevojë të të ndihmoj.” Madje Ibn Ummi Mektumin dy herë e kishte lënë zëvendës të vetin në Medinë gjatë dy betejave që ai kishte zhvilluar jashtë qytetit.2 Gjatë kohës sa ishte zëvendës i të Dërguarit të Allahut Ibn Ummi Mektumi u kishte prirë njerëzve edhe në faljen e namazit. Pas Bilallit ishte edhe muezin i xhamisë së Pejgamberit a.s. në Medinë.3

Lidhmëria e kësaj kaptine me atë paraprake – “En-Naziat”
Lidhmëria në mes kësaj sureje dhe asaj paraprake sheshohet në disa segmente. Një prej tyre është se në kaptinën “En-Naziat” Allahu xh.sh. ka përmendur se misioni i Pejgamberit a.s. është që t’ua tërheqë vërejtjen njerëzve për ardhjen e momentit të Kiametit, e në këtë sure përmendet se kujt i adresohet ajo vërejtje, në këtë rast, parisë kurejshite, që po i ftonte në Islam si Utbes, Ebu Xhehlit, Abbasit, Velidit dhe Umejjes.Në mes këtyre dy kaptinave ka edhe një lidhmëri tjetër, ajo rreth bisedës për momentin e kataklizmës. Në suren “En-Naziat”, në ajetin 34, ky moment është përmendur me fjalët: “E kur të vijë katastrofa e madhe (Dita e Kiametit)”- (Taammetul kubra), kurse në këtë kaptinë, në ajetin 33, përmendet: “E kur të vijë ushtima (Krisma e Kiametit)” - (Saahah); që të dyja këto emërtime janë sinonime për momentin e Kiametit.Në suren “En-Naziat” Allahu xh.sh. e ka vërtetuar ringjalljen me krijimin e qiejve, Tokës dhe kodrave, kurse në këtë sure me krijimin e njeriut, bimëve dhe ushqimit etj.4

Përmbajtja e shkurtër e kësaj kaptine
Kaptina “Abese” në radhë të parë është kaptinë që fillon me një tërheqje të vërejtjes dhe me një këshillë për Pejgamberin a.s. që të jetë i drejtë dhe i barabartë ndaj të gjithë njerëzve pa dallim race, gjinie apo pozite klasore.- Të dërguarit të Allahut, po ashtu i bëhet me dije nga ana e të Plotfuqishmit se nuk është kompetencë e tij udhëzimi i njerëzve, por vetëm Allahu e udhëzo kë të dojë në rrugën e drejtë. Detyrë e pejgamberit është vetëm të komunikojë shpalljen tek njerëzit.- Në vazhdim të kaptinës Allahu xh.sh. na bën me dije për vlerën e Kur’anit famëlartë, i cili është një përkujtim për çdo njeri, se në këtë botë duhet të përpiqet të punojë sa më shumë vepra të mira. Po ashtu kaptina flet edhe për faktin se këtë Kur’an nga “Levhi Mahfudhi” deri tek i Dërguari i Allahut, në tokë, e bartin melaiket fisnike - Pastaj kaptina flet për mohimin e njeriut dhe kufrin e tij me gjithë shumë mirësitë që i ka dhuruar Allahu i Plotfuqishëm. Njeriu mohoi krijuesin e Tij.- Më pastaj Allahu xh.sh. sjell disa ajete që dëftojnë për fuqinë e Tij absolute, dhe për faktin se këtij njeriu i mundësoi një jetë shumë të mirë në sipërfaqen e kësaj toke, duke i vënë në shërbim ushqimin, pemët, drithërat dhe kafshët e ndryshme. Dhe, meqenëse disa prej njerëzve prapëseprapë mohuan të gjitha këto begati, atëherë vjen paralajmërimi i Ditës së Kiametit, asaj dite të tmerrshme kur secili njeri do të ikë prej më të afërmve, sepse në atë ditë të vështirë, secilit do t’i mjaftojë vetvetja, duke pritur Llogarinë para Gjykatësit Suprem-Allahut xh.sh.. - Ajetet e fundit të kësaj kaptine na njoftojnë se atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera e të gëzuara nga kënaqësia, sepse kanë qenë prej atyre që i kanë besuar Allahut në këtë botë, por më shumë do të ketë fytyra të ngrysura e të errëta, të cilat i ka kapluar frika dhe paniku në pritje të dënimit të dhembshëm e të tmerrshëm, për mohimin e tyre në këtë botë.5

Koment:
1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
2. ngase atij i erdhi i verbri.
3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
4. apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!
5. e ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
6. ti ia vë veshin (i drejtohesh) atij!
7. po ti nuk ke përgjegjësi pse ai nuk pastrohet.
8. ndërsa ai që nxiton dhe vjen tek ti,
9. dhe meqë ai frikësohet,
10. e ti nuk e zë për asgjë (nuk ia vë fare veshin fjalës së tij),11. Mos ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
12. kush do, merr mësim nga kjo (nga Kur’ani).
13. është këshillë në fletë të çmueshme.
14. me vlerë të lartë e të ruajtur.
15. në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes Allahut e njerëzve).
16. të nderuar e të ruajtur.

Mesazhi i Islamit është barazia mes njerëzve
Është e pamohueshme se Kur’ani është një mrekulli e përjetshme. Ai është libër që në vete përmban kodeks moral të mirësjelljes në shoqëri. Islami në përgjithësi është fe që nuk bën dallime mes njerëzve, nuk i ndan ata në klasa të të privilegjuarve, nuk i përbuz të varfrit dhe të pafuqishmit, përkundrazi, atyre u jep të drejta të barabarta. Nisur nga këto premisa kaq madhështore, në këtë sure shohim edhe vërejtjen e Allahut drejtuar të Dërguarit të Tij, që të mos i nënçmonte të pafuqishmit, siç veproi me të verbrin Abdullah ibn Ummi Mektumin, i cili edhe pse ishte i verbër, dëshironte të përudhej edhe më në rrugën e vërtetë.Ndonëse shumica prej komentatorëve e citojnë këtë vërejtje hyjnore, ka edhe të tillë, si kur Fahru Rraziu, të cilët ia shohin për të madhe edhe Ibn Ummi Mektumit, sepse i kishte ndërhyrë në mënyrë të pahijshme Resulullahut s.a.v.s. gjatë bisedës së tij me parinë e Mekës. Kodeksi i mirësjelljes konsiston në faktin që kur dy persona bisedojnë diçka të rëndësishme, kurrsesi nuk është mirë t’u ndërhyhet në fjalë (bisedë), sepse i shpërqendron dhe bisedën në mes tyre e bën joserioze. I Dërguari i Allahut për këtë shkak ishte vrenjtur dhe mërrolur. Megjithatë, vetë mërrolja e fytyrës nga Pejgamberi a.s. me rastin e ardhjes së Abdullah Ibn Ummi Mektumit, mosinteresimi për të dhe vazhdimi i bisedës me parinë idhujtare, ishin të pajustifikueshme, andaj meritoi një vërejtje të tillë publike, për t’i shërbyer më vonë si këshillë se si duhet të sillej në raste të tilla.Kjo na bën me dije se pavarësisht nëse Ibn Ummi Mektumi ishte gabim apo jo, një të dërguari të Allahut nuk i arsyetohet një sjellje e tillë me besimtarëtMegjithatë madhështia e Pejgamberit a.s. pas këtij rasti është se ai nuk i kishte folur Ibn Ummi Mektumit madje asnjë fjalë qortuese, siç do të na ndodhte neve rëndom në situata të tilla të ngjashme, kur nuk do të kishim ngurruar ta ngrinim edhe tonin ndoshta, por i dërguari i Allahut, kishte një edukatë shumë të lartë, sepse edukator i tij ishte vetë Allahu xh.sh.. Dhe vërtetë që pas këtij qortimi, i Dërguari a.s. kurrë më nuk përsëriti një veprim të tillë, por gjithmonë kishte në hatër barazinë mes njerëzve, pa dallim, sepse Allahu xh.sh. tashmë e kishte porositur pejgamberin a.s. me diçka të ngjashme edhe në disa ajete të tjera: “Dhe mos i përzër ata që adhurojnë Zotin e tyre papra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij.” (El-En’am 52), dhe“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që për qëllim kanë kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh stolitë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf, 28)Vërejtja e Allahut xh.sh. ndaj Pejgamberit të Tij, me fjalët: (Kel-la) – “Mos ashtu”, nuk ishte mësim vetëm për të, po edhe për të tjerët, që të mos dallohen a të favorizohen njerëzit për nga pasuria, pamja e jashtme fizike apo nga diçka tjetër, po të trajtohen të gjithë njësoj, pa dallime.Kjo nënkupton verbëria e Abdullah ibn Ummi Mektumit, nuk do të duhej të ishte shkas që të mos u varte veshin fjalëve të tij ngase ai kërkonte këshilla për udhëzim, mendjen e kishte të shëndoshë dhe zemrën e pastër, kurse ata të pasurit e idhujtarëve, të cilët po i thirrte në Islam, as që u varnin veshin fjalëve të tij, madje e shikonin Resulullahun me një shikim përbuzës dhe nënçmues.Pastaj nuk ishte obligim i të Dërguarit të Allahut që me çdo kusht t’i bënte muslimanë parinë e kurejshitëve, por detyrë e tij ishte vetëm përcjellja e mesazhit hyjnor tek ata, dhe pastaj secili të lihej i lirë të besonte apo të mos besonte. Përkitazi me këtë Allahu xh.sh. e ka porositur Muhammedin a.s.:“Me të vërtetë ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai më së miri di për të udhëzuarit.” (El-Kasas, 56), pastaj: “…E nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t’u kumunikosh; Allahu i di shumë mirë punët e robëve.” (Ali Imran, 20)dhe:“Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.” (El-Maide, 92)Me këto i bëhej me dije Muhammedit a.s. se misioni i tij ishte vetëm transmetimi i mesazhit hyjnor, dhe kurrsesi për të bindur dikë që ta pranonte me çdo kusht Islamin. Udhëzimi i njerëzve është vetëm në Dorën e Allahut, kë do Ai, e përudh e kë do, e lë në errësirë, gjegjësisht e udhëzon në rrugë të drejtë atë që shpreh dëshirë për udhëzim kurse e lë në lajthitje atë që nuk dëshiron të udhëzohet.Ai që e pranon Kur’anin si libër hyjnor, ai ka gjetur kënaqësinë dhe shpëtimin, sepse në të ka këshilla të vlefshme e udhëzime të dobishme, të cilave, po t’u përmbahemi, do ta meritojmë shpërblimin e Allahut në këtë jetë dhe në jetën e amshueshme. Këtë Kur’an e bartin engjëjt fisnik të cilët janë të dëlirë e të pastër nga çdo mëkat. Ata asnjëherë nuk e thyejnë urdhrin e Allahut, po veprojnë siç janë të urdhëruar:“(Engjëjt) që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Et-Tahrim, 6)“...Ja, ata (engjëjt) janë robër të ndershëm! Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.” (El-Enbija’ë, 26-27)Porosia e këtyre ajeteve- I pari i muslimanëve duhet t’i shikojë të gjithë njerëzit njësoj, pa bërë dallime në mes të pasurit dhe të varfrit etj.;- Thirrësi në Islam e ka detyrim të ftojë njerëzit në rrugën e Zotit, pa të drejtë të imponojë forcë, duke i lënë të lirë që në bazë të dëshirës së tyre të besojnë ose jo.

Ansara
18-10-2006, 01:00 PM
Komentimi i kaptinë s - “Abese” - (2)

Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai! Po prej çkaje e krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti, pastaj atij ia lehtësoi rrugën. Mandej e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset), pastaj, kur të dojë, Ai atë e ringjall. Jo! (Në fakt) ai nuk e zbatoi atë që urdhëroi Ai. Le të shikojë njeriu ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm, pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra, dhe rrush e perime, dhe ullinj e hurma, dhe kopshte të dendura, dhe pemë e kullosa, si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.” (Abese, 17-32)

Koment:
17. Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
Në lidhje më zbritjen e këtij ajeti, Ibn Mundhiri transmeton nga Ikrimja të ketë thënë: “Ky ajet ka zbritur për Utbe bin Ebi Lehebin, i cili kishte thënë: “E mohoj Zotin e yjeve”.1Ky ajet në vete përmban çudinë dhe habinë për “kufrin” - mosbesimin e njeriut, mohimin e Zotit, të ringjalljes dhe gjërave që quhen përgjithësisht “gajbijate” - të fshehta absolute, - nga ana e tij. Dhe vërtet, si të mos çuditemi edhe ne me këta mohues, kur Allahu i Plotfuqishëm racës njerëzore i dha të gjitha të mirat dhe mundësitë që në këtë tokë të bëjë një jetë sa më të rehatshme. Përveç të tjerash, e dalloi prej krijesave të tjera duke e krijuar në formën dhe fizionominë më të bukur. Krahas kësaj, Ai nuk e la këtë krijesë (njeriun) të përpëlitej në ankth për të gjetur udhëzimin e vërtetë, por pa ndërprerë i dërgoi pejgamberë dhe libra të shenjtë. Por sa vlen kjo, kur shejtani mbizotëroi mbi zemrat e shumicës prej tyre. Të paktë janë ata që u shpëtuan kthetrave të shejtanit dhe u lidhën pas litarit të Allahut, fesë dhe dritës së Tij.Sa i çuditshëm është njeriu?! Kur ka bollëk para vetes dhe të gjitha gjërat, ai nuk është falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut. Madje, me mendjemadhësi, mendon se të gjitha këto i ka arritur vetë me mundin dhe përpjekjet e tij. Pasuria e këtillë e madhe, bëri që njeriu të kridhet në luksin dhe mirëqenien e kësaj bote e ta harrojë edhe Krijuesin e tij, të harrojë plotësisht misionin e tij në këtë botë, e cila është kalimtare, shumë e shkurtër. Është një udhëtim njëdrejtimësh, pas të cilit më nuk ka mundësi kthimi prapa, për të përmirësuar atë që ka shkuar. Prandaj, o njeri, mos moho atë që nuk bën ta mohosh, dhe dije se ti nuk ishe fare, por Allahu të krijoi nga mosqenia. Të dhuroi shqisat e të menduarit dhe të logjikuarit. Ishe një krijesë e vogël dhe e pafuqishme, e Ai të dha shëndetin dhe forcën. Mos e harro Allahun, nëse dëshiron shpëtimin. Se kush je ti, o krijesë që mohove Krijuesin tënd, ndalu dhe medito pak për ajetet vijuese të kësaj kaptine.

18. Po prej çkaje e krijoi Ai atë?
19. Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
Ai që ndalet dhe mendon vërtet me një logjikë të shëndoshë se si formohet njeriu në barkun e nënës, do të vërë re se sa i pafuqishëm që është. U krijua prej një pike gjaku të ngjizur, pas kontaktit dhe bashkëdyzimit të spermatozoidit mashkullor dhe vezores femërore. Kalojnë ditët, javët e muajt dhe ky embrion i ngjizur, fillon ngadalë të formësohet - në trajta dhe forma të ndryshme, etapa që i ka përshkruar me shumë saktësi Kur’ani famëlartë. Dhe pas nëntë muajsh, kjo krijesë e re vjen në jetë për të filluar rrugëtimin e tij që zgjat aq sa Allahu dëshiron.


20. pastaj atij ia lehtësoi (2) rrugën.
Më në fund, pas nëntë muajsh, foshnja e vogël vjen në këtë botë. Gëzimi për ardhjen e saj mbush zemrat e prindërve dhe familjarëve. Ajo, si e vockël, vetëm qan. Është tërësisht e lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht për t’ëmën, e cila e barti më vështirësi e vuajtje në barkun e saj. Për nëntë muaj, ajo ndjente lëvizjet e foshnjës, ritmin e zemrës së saj, dhe, pas lindjes, me urtësinë e Allahut prapë e ushqen me gjirin e saj duke e mëkuar me dashuri të ngrohtë prindërore. A mund të imagjinoni një krijesë të tillë aq engjëllore e të pafajshme, që nesër të bëhet një pabesimtar dhe që të gjitha këto mirësi të Allahut ndaj saj t’i hedhë e t’i mohojë?! A mund të imagjinoni se një foshnjë kaq e pafuqishme nesër do të ketë guximin të mohojë Krijuesin e vet e të thotë nga mendjemadhësia se unë jam më i fuqishmi në këtë botë?!! Sa e sa kriminelë e gjakpirës ka pasur kjo botë. Sa e sa njerëz të tillë kaluan rrjedhës së historisë pa menduar se kush ishin dhe përse kishin ardhur në këtë botë. Ata ndoshta kurrë as që u ndalën të mendonin se një ditë ose do të vriteshin, ose do të vdisnin nga pleqëria dhe gjithçka që kishin, do ta linin e do të niseshin në një drejtim krejtësisht të panjohur. Themi të panjohur, sepse ata kurrë nuk u ndalën dhe kurrë nuk besuan se pas jetës së kësaj bote ka edhe një etapë tjetër të jetës para ringjalljes përfundimtare. Ata e harruan jetën e “Berzahut”- jetën në varreza. Jetën, për të cilën Allahu ka dhënë shenjë edhe në ajetin në vazhdim:

21. Mandej e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset).
Për respekt dhe nderim të njeriut, Allahu xh.sh. përcaktoi që njeriu, pasi të vdesë, të varroset në varr. Këtë krijesë e nderoi dhe e fisnikëroi për së gjalli, kur tha: “Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne krijuam. (El-Isra’ë, 70) Por e respektoi si të tillë edhe pas vdekjes, që trupi i tij të varroset nën dhe e të mos jetë pre e egërsirave apo shpezëve grabitqare. Fundja, Allahu i Plotfuqishëm njeriun e krijoi nga dheu, në dhe e varros dhe prej tij do ta ringjallë sërish.Në anën tjetër, mohuesit e ringjalljes harruan se çdo krijesë njerëzore, herët a vonë, megjithatë do të vdesë dhe do të futet në varr, në atë errësirë të ftohtë e të heshtshme, ku do ta ndjejë fort pafuqinë e vet. A mos, vallë, menduan se kjo botë do të ishte e përjetshme. A mos, vallë, menduan se kjo jetë është e tëra dhe më nuk ka ringjallje. Sa keq për ta kur të kuptojnë edhe një gjë tjetër, edhe më të tmerrshme për ta- ringjalljen!!

22. pastaj, kur të dojë Ai, e ringjall atë.
Atë ditë të ringjalljes, kur do të dalin nga varret me fytyra të ulura e të dëshpëruara, do të nisen për në rrugëtimin e tyre të fundit, por së pari i pret ballafaqimi me ndëshkimin e Krijuesit të tyre. Aty do ta kuptojnë se e kaluan jetën kotë së koti. Aty do ta kuptojnë se jeta e tyre në këtë dynja kishte qenë një kënaqësi e përkohshme dhe tash, për shkak të arrogancës dhe mendjemadhësisë së tyre, do të privohen nga kënaqësitë e Ahiretit dhe do të përjetojnë në lëkurët e tyre ndëshkimet më të tmerrshme të Xhehennemit. Sa shumë do t’u lakmojnë këta njerëz besimtarëve të vërtetë, të cilët në këtë botë e njohën Krijuesin e tyre! Që në këtë botë zbatuan urdhrat e Allahut dhe këshillat e të të dërguarve...

23. Jo! (Në fakt) ai nuk e zbatoi atë që urdhëroi Ai.
Ky ajet është një qortim i rreptë për pabesimtarin, i cili, me gjithë argumentet e pakontestueshme të fuqisë së Allahut, prapëseprapë mohoi Zotin Fuqiplotë dhe ishte mosmirënjohës ndaj dhuntive që i dha i Lartmadhërishmi në jetën e kësaj bote. Ky njeri nuk e kreu ndershmërisht misionin e tij në tokë, këtë mision fisnik të të qenit mëkëmbës i denjë këtu, por mjerisht e shpërdoroi në mënyrën më të keqe duke i kthyer krahët udhëzimit hyjnor!Porosia e këtyre ajeteve- Sa herë që është përmendur fjala “Insan”–“njeri” në këtë formë në Kur’an, ajo nënkupton njeriun që nuk ka besuar ende, që nuk u është bindur ende urdhrave të Zotit xh.sh..- Ky njeri do të jetë i mallkuar e i shkatërruar përjetë nëse nuk e beson Kur’anin si Fjalë të Allahut, nëse mohon ringjalljen pas vdekjes, pa qenë i vetëdijshëm se Ai që e ka krijuar për herë të parë nga mosqenia, është i fuqishëm ta ringjallë atë sërish pas vdekjes.- Argumentet që njeriu të besonte në Krijuesin e tij, janë shumë, e në ajetet që u përmendën, pikërisht theksohen ato dhe habia prej nga mundësia e mohimit të tyre. Pse ky pabesimtar nuk u ndal të mendonte se prej çkaje u krijua; si u lind, si u rrit, si do të varroset dhe si do të ringjallet?! Nëse secili do të ndalej e t’i analizonte këto etapa, vërtet që do të bindet se ka Zot që na ka krijuar dhe na mbikëqyr.Dhuntitë e panumërta të Allahut ndaj njeriut“Le të shikojë njeriu ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm, pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra, dhe rrush e perime, dhe ullinj e hurma, dhe kopshte të dendura, dhe pemë e kullosa, si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.” (Abese, 24-32)

24. Le të shikojë njeriu ushqimin e vet.
Nëse të gjitha faktet e lartpërmendura nuk janë të mjaftueshme që njeriu të besojë Allahun xh.sh. dhe ringjalljen, atëherë le t’i hedhë një shikim tjetër ambientit që e rrethon, proceseve të ndryshme, ndoshta edhe të mos shkojë aq larg. Mjafton të meditojë pak edhe rreth ushqimit, ujit dhe frutave që konsumon përditë, për të parë se të gjitha këto mirësi në fakt janë mirësi të Allahut ndaj tij.Kur dihet se rrësku vjen vetëm nga i Plotfuqishmi dhe është prej dhuntive të Tij të pakufishme, vallë a nuk mjafton vetëm kjo që njeriu të mos jetë prej mohuesve?! Sa lloje e lloje ushqimesh, i ka lënë Allahu njeriut në dispozicion! Prej tyre me shije të ndryshme: të ëmbla, të njelmëta, të tharta e disa të hidhëta. A thua nuk të shtyjnë gjithë këto për një meditim dhe logjikim të shëndoshë lidhur me tërë këtë proces? A thua mund të kontestohet fakti se prapa këtyre proceseve që zhvillohen, nuk qëndron Allahu xh.sh.. ?!

25. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
26. pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
27. dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
28. dhe rrush e perime,29. dhe ullinj e hurma,
Shiu, po ashtu është një prej argumenteve shtesë se me të vërtetë ka një Krijues që mbikëqyr proceset e kësaj gjithësie. Ndodh që vende të caktuara të tokës t’i pllakosë thatësia. Dhe, befas, me lejen e Zotit, mbi atë vend të derdhet shiu dhe të ringjallë atë tokë të djegur nga dielli. Çdo gjë gjallërohet. Pemët, bimët, kullosat. A nuk është edhe ky argument i mjaftueshëm se njeriu krekoset dhe mburret pa të drejtë për “fuqinë” e tij?!Pas shiut, toka merr pamje tjetër. Bimët fillojnë të çajnë tokën me lejen e Allahut dhe të dalin mbi sipërfaqe. Gruri, misri, elbi, hurmat dhe frutat e tjera, që të gjitha janë vetëm në shërbim të njeriut, të kësaj krijese të përsosur që Allahu e krijoi. Por ja që, fatkeqësisht, njerëzit kurrsesi të binden se një fuqi e madhe qëndron pas të gjitha këtyre proceseve në natyrë.Pastaj drithërat që mbijnë në tokë, janë një prej begative të mëdha që Allahu i dhuroi njeriut. Nuk do të mund të imagjinohej jeta pa këto drithëra, të cilat në vete përmbajnë albumina, vitamina dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm për të mbajtur në jetë dhe në gjallëri trupin e njeriut. Përveç drithërave, siç janë gruri, elbi, misri etj., Allahu bëri që në këtë tokë të ketë edhe fruta të tjera, që t’i shijojë njeriu, si f.v. rrushi, i cili ka dy veti ushqyese, si ushqim dhe si frutë. Për sa i përket ajetit “dhe ullinj e hurma”, duhet të themi se këto dy pemë/fruta janë përmendur shpeshherë në Kur’anin famëlartë, gjithnjë në kontekste pozitive. Zaten, këto dy pemë edhe karakterizojnë tërë Lindjen e Afërt e të Mesme, sepse, krahas vetive ushqyese, ato kanë shumë më tepër edhe veti shëruese. Mjekësia qysh nga lashtësia, po tash në kohën moderne, ka zbuluar se vërtet këto dy pemë kanë aq shumë gjëra pozitive, saqë edhe kanë merituar të përmenden në Kur’an. Madje Allahu xh.sh. është betuar në ullirin, në suren “Et-Tin”.

30. dhe kopshte të dendura,
31. dhe pemë e kullosa,
32. si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
S’ka dyshim se, kur sheh diçka të bukur, njeriut i kënaqet syri. E kopshtet, janë një prej atyre mirësive të Allahut, në të cilat njeriu gjen prehje trupore dhe shpirtërore. Imagjinoje veten, të stresuar nga jeta e hallet e përditshme monotone, ngarkesat, zhurmat e veturave etj., dhe befas gjendesh diku në periferi në mes të një kopshti plot lule e pemë që mbulojnë tokën me hijet e tyre. Kur dëgjon vetëm gurgullimë uji dhe cicërima zogjsh, njeriu patjetër që do të relaksohet. Do ta ndiejë se si i ikën lodhja dalëngadalë. Një ndjenjë e kënaqësisë i përshkon tërë trupin dhe mendjen. Këto kopshte, u ngjasin kopshteve të Xhennetit, të cilat i ka përgatitur Allahu xh.sh. për besimtarët e devotshëm në Xhennet.Dhe tash, kur tërheqim një paralele për kënaqësinë që njeriu ndien në këtë botë gjatë një pikniku të tillë në kopshtet-parqet e kësaj bote, atëherë a ia vlen ta mohosh Krijuesin dhe të privohesh nga kopshtet e Xhennetit, të cilat Allahu xh.sh. i ka krijuar enkas vetëm për të devotshmit. Në këto kopshte të Xhennetit, ashtu siç na ka treguar i Dërguari a.s., ka gjëra aq të bukura, çfarë syri i njeriut nuk i ka parë kurrë; në to dëgjohen zëra e cicërima që veshi i njeriut nuk i ka dëgjuar kurrë, dhe ka gjëra të tjera të bukura që askujt nuk i ka shkuar as mendja se mund të ekzistojnë.Allahu xh.sh.. njeriut ia vuri në shërbim edhe gjallesat e tjera, si kafshët shtëpiake, të cilat ushqehen me bar e kullosa. Madje në lidhje me këtë ajet “dhe pemë e kullosa” (Abese,31), transmetohet nga shumë ashabë, ta kenë dëgjuar Omerin r.a. tek paskësh thënë në hytbe: “Pemët po i dimë ç’janë, po fjala “ebba” a thua ç’domethënie mund të ketë? Dhe pastaj kishte thënë: “Për Allahun, kjo është ngarkesë për ty, o Omer”. Ashu siç ka nevojë njeriu për ushqim, po ashtu edhe kafshët tona shtëpiake kanë të njëjtën nevojë, në mënyrë që ato më pastaj të jenë të fuqishme e të gatshme të na gjenden në shërbimin tonë. Porosia e këtyre ajeteve- Allahu xh.sh. urdhëroi që, duke parë shumë nga argumentet lëndore që janë rreth nesh, të besojmë Madhërinë e Tij. Prej këtyre argumenteve është edhe ushqimi ynë, të cilin e konsumojmë për çdo ditë. Të përmendurit e drithërave dhe pemëve/frutave ngërthen në vete një urtësi të madhe hyjnore. Pastaj zbritja e shiut nga qielli, është po ashtu një prej argumenteve të mëdha për ta njohur madhështinë e Krijuesit, i cili i ujit këto bimë, pemë e drithëra, që të rriten dhe të bëhen ushqim për ne.- Qëllimi përfundimtar i sjelljes së këtyre shembujve përmblidhet në tri pika kryesore:a) argumentimi i pakontestueshëm për Njëshmërinë dhe Fuqinë e Allahut si krijues;b) argumentimi për ringjalljen pas vdekjes;c) argumenti që njerëzve t’u mbillet besimi i paluhatshëm në zemrat e tyre, sepse vërtet është e pahijshme që pas të gjitha këtyre mirësive të Allahut ndaj njerëzve, ta mohojmë Atë që na i dhuroi të gjitha këto begati.

f_42
20-02-2007, 11:10 AM
Selam alejkum , moter e nderuar Ensara .
Duke i lexuar postimet rradhazi hasa edhe ne postimin e juaj me titull : “ Komentimi i kaptinës - “Abese” , “ Ensara Ushtare e forumit “,me., 18-10-2006, 01:52 PM .

Shkrimi ne ate teme “ Komentimi i kaptinës - “Abese” , me ka shokuar ! Cuditem ne besimin negativ te atije shkrimi ndaj Hz.Resulullahut s.a., per sjedhjet (EDEBIN) e tij .
JO pakujdesia e tij (Pejgamberit s.a.,) ndaj te pafuqishmit .
JO korektesia e tij (..)…etj.etj., !!!!!

Ensara…ka thene , citat : “ i Dërguari i Allahut duke ftuar në Islam parinë mekase…- Utbe ibn Rebian, Shejbete ibn Rebian, Ebu Xhehlin (Omer ibn Hishamin), Umejje bin Halefin, Abbas ibn Abdul Muttalibin dhe Velid bin Mugiren, erdhi Abdullah ibn Ummi Mektumi, iu afrua Resulullahut s.a.v.s…. dhe I Dërguari i Allahut, u mërrol dhe ia ktheu shpinën Ibn Ummi Mektumnit !!!!!

Ne ate shkrim me tej thuhet : “… andaj meritoi një vërejtje të tillë publike “ !!!!!

-…për t’i shërbyer më vonë si këshillë se si duhet të sillej në raste të tilla . “ !!!!!.

- dhe ta qortonte botërisht..!!!!!

Shih tani per EDEBIN e Pejgamberit s.a., cka shkruhet : “ Kjo na bën me dije se pavarësisht nëse Ibn Ummi Mektumi ishte gabim apo jo, një të dërguari të Allahut nuk i arsyetohet një sjellje e tillë “ !!!!!
( NUK I ARSYETOHET NJE SJELLJE E TILLE !!!!! ).

Shih tani kete : “ Dhe vërtetë që pas këtij qortimi, i Dërguari a.s. kurrë më nuk përsëriti një veprim të tillë, por gjithmonë kishte në hatër barazinë mes njerëzve, “ !!!!!

Edhe kete : “….që të mos i nënçmonte të pafuqishmit, siç veproi me të verbrin Abdullah ibn Ummi Mektumin, i cili edhe pse ishte i verbër,…” !!!!!
{ QE TE MOS I NENCMONTE TE PAFUQISHMIT !!!!! }

Cudi , nuk dije , te qeshem apo te qaje !?

Andaj te nderuar-a , mar mundin edhe une te flas per kete ndodhi (skjarimit te kesaje mesele) , ngase shume me goditi mendimi i pajustifikueshem e Ensares ndaj Pejgamberit te Islamit hz. Muhammedit s.a.a., . gje qe sqarimet ne kete kontekst i konsideroj detyre fetare ngase Kur'ani Famelarte tregon se ata qe e fshehin te verteten , duke e ditur ate , mallkohen nga Allahu i Madheruar, meleket dhe te gjithe ata qe mallkojne ( 2 -159 ) .

Andaj si muslimane, jemi urdheruar per objektivitet , deshmim te drejte , sidomos kur behet fjale per Hz. Muhammedin s.a.a., per karakterin e tije .

Falenderimet dhe madherimet i takojne Allahut , i Cili e derdh meshiren e Vet mbi tere njerezimin . Pershendetje te pakufishme paste mbi prijesit dhe rojtaret e Mesazhit hyjnor te cilet e ndergjegjesuan njerezimin per thelbin e tij te vertete dhe e udhezuan ate per gjetjen dhe futjen ne rrugen e drejte . Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut Muhammedin s.a.a., Familjen e tij te paster , shoket e tije dhe mbi te gjithe ata qe pasojne rrugen e tij, deri ne Diten e Gjykimit .

I MRROLURI ndaj te VERBERIT
Ne emer te All-llahut , te Gjithemeshirshmit , Meshireplotit !
Sureja ; Abasa : 1-11 .
1. U vrenjt dhe ktheu shpinen
2. Se i pat ardhur i verberi ,
3. Ku e di ti , ndoshta do te pastrohet .
4. Ose te keshillohet dhe keshilla te jete me dobi .
5. E kush eshte i pasur ,
6. Ti ate e pranon .
7. Dhe nese ai nuk pastrohet , c’ke ti ?
8. Kurse ai qe te vjen me vrap ,
9. Ngase ai frikesohet ,
10. E ti nuk ia ve veshin atij !
11. Kurrsesi ! (ashtu mos ben ) Ajo eshte mesim .

Shkak per shpalljen e ajeteve te sures Abasa , eshte nje ndodhi e vertet .
Ne nje rraste , hz. Muhammadi s.a.a., ka biseduar dhe kshilluar disa pasanike te Kurejshiteve (parine Mekase) te fisit Umajad : …- Utbe ibn Rebian, Shejbete ibn Rebian, Ebu Xhehlin (Omer ibn Hishamin), Umejje bin Halefin, Abbas ibn Abdul Muttalibin dhe Velid bin Mugiren , Osman ibn Affan-i e tjer .

Gjate nje bisede te Pejgamberit s.a., me pasaniket (parine) Kurejshit , turmes (vend tubimit) i eshte afruar edhe nje as’hab i Pejgamberit s.a., me emrin Abdullah ibn Umm Maktuum-i , i cili ka qene i verber . Pejgamberi s.a., me kenaqesi sic do here edhe kete here e pranon dhe e pret me nje kujdesi te vecante dhe ja bene nje vend te ulej pran vehtes . Posa ishte ulur , Abdullah ibn Maktoom-i , ka parashtruar pyetje Pejgamberit s.a. .
Por , Pejgamberi s.a., ne pyetjen e parashtruar te tij , nuk i eshte pergjigjur ne moment , ngase ende nuk e kishte mbaruar biseden me kurejshitet ( gje qe edhe zakonisht ne praktiken e debateve eshte qe biseda ne pyetjen paraprake te mbaroje dhe pastaj cila eshte ne rradhe dhe me e rendesishme , keshtu edhe Resulullahu s.a.,ka vepruar cdo here ,edhe para VAHJIT Mesazhit te Zotit s.v.t.) .

Tani , si eshte e mundur (sipas Ensares) te pasohet nje pejgamber i cili ka bere gabime !?
Ato gabime qe edhe njeriu i rendomte i vereka e I bindur per vepren (papelqyer ) e bere e gjykon , citat : “ nje te derguari te Allahut nuk i arsyetohet nje sjellje e tille “ !!!!!

Mendja te paralizohet kur lexon lexime te tilla nga te papergjegjshmit e ummetit islam !

Allahu s.v.t., ne Kur’anin Madheshtore per te thot : " Ju e kishit shembullin me të lartë në të dërguarin e Allahut ,… 33-21 .

Te kalojme ne teme : Ne fakt , Abdullahu ka qene i varfer dhe i verber , keshtu qe udheheqesit Kurejshit kan shiquar me perbuzje dhe percmim Abdullah ibn Umm Maktoom-in , dhe te deshpruar nga kujdesi dhe respekti i vecante te Pejgamberit s.a. qe ushtronte ndaj te verberit Abdullah Umm Maktuumit .

Vet prezenca e Abdullah ibn Maktoom-it pran Pejgamberit s.a., atyre (Kurejshiteve) nuk i ka pelqyer, sidomos ndikuese ka qene nderhyrja e tij ne bisede , gjegjesishte me te parashtruarit e pyetjes Pejgamberit s.a. ne pranin e tyre . Keshtu ndodhi edhe ndodhija e papelqyer , te Allahu s.v.t .

Me aet rast njeri nga pasaniket –paria- Umajad , ishte merrolur ne Abdullahun dhe ja ka kthyer shpinen .

Ky gjest i prijesve (pasanik-aristrokat) Kurejshit , nuk ka qene e pelqyer nga Zoti. dhe mu per kete shkak shpallet edhe kjo sureja ; “ABESE “ . Kjo sure poziten e Abdullahut pamvaresishte nga varferia dhe verberia e tij , Zoti ja ngrit edhe me larte se qe kishte me pare nga ana e Muhammedit s.a.a.,

Ne kater ajetet e para te kesaj sureje (Abese) , Allahu lajmeron ndjenjat neveritese ndaj sjedhjes se udhehqesve Kurejshit . Ne ajetet e kesaje sureje , Allahu e “ PERKUJTON “ Pejgamberin e tij s.a., se biseda , keshilla dhe thirja e pabesimtareve ne Islam , nuk eshte e domosdoshme , sidomos kur pabesimtaret nuk shprehin vullnet dhe deshirre te besojne , e te pastrojn vehten nga nencmimet ndaj besimtareve , sidomos si ne kete rast , athua pse eshte ai ne gjendje te dobet ekonomike , ose nga smundja ( te verberuarit te tij ) .
Keshtu Pejgamberi s.a., do te kete me teper kohe te miret me te tjeret , te cilet deshirojne te pastrohen shpirterishte dhe te besojne ne nje Zot .

Disa nga komentatoret, deshirojne tia ulin karakterin e Pejgamberit te Islamit s.a., ne nivelin e njerezve te rendomte , duke tentuar qe ta paraqesin ate si njeri i zakonshem , I cili bene dhe ka bere gabime etj,etj… , (sa cudi) !

E verteta eshte se , personi i cili e ka fyer te verberin , per te cilin flet Kur’ani , nuk ka qene Pejgamberi s.a., por nje person tjeter , gjegjesishte nje nder pasaniket e fisit Umajad , i cili ne ate kohe ende nuk ishte bere Musliman .
Me vone per ta shlyer marine dhe veprimin e shemtuar te atije as’habit , nen ndikimin politik ( pas vdekjes se Pejgamberit s.a.) disa individe pa kurfar ndergjegje dhe papergjegjesie kete (gjest) ia adresojne Pejgamberit s.a., per ti mbrojtur parine Kurejshite gjegjesishte ate sahabe i cili eshte merrolur .

Shtremberimi i kesaje ndodhije (ngjarje) te jashtezakonshme , ka ndodhur ne kohen e sundimit Umajad , permes shkruesve (te paguar) . Me c’rast jane shpallur dhe perhapur hadithe te kesaje kategorie ane e mbane . Para se gjithash atyre fare nuk i ishte pershtatur kjo ndodhi , qe njerit nder udheheqesve te tyre te jete i qortuari ne Kur’an . Per kete qellim shkencetaret (“ intelektualet ”) te paguar nga Umajadet , kan qene te detyruar te shkruajne ( vertetojne) se keto ajete jane shpallur per arsye te qortimit te Allahut s.v.t., (kinse) ndaj Pejgamberit s.a., e kursesi nuk eshte fjala per qortimin e te tjereve.. !

Ketu do te paraqesim mendimet e disa komentatoreve islam ;

Eshte thene se ky ajet [ Abasa -1…. 11] , eshte shpallur per Abdullah ibn Maktoomin , ky eshte Abdullah ibn Shareeh ibn Malijki ibn Rabi’a al-Fihri i fisit Bani Amir ibn Louay . Ai iu eshte afruar tubimit per rreth Pejgamberit s.a., per ta pyetur , gjersa ne ate moment ai fliste me parine kurejshite duke tentuar ti perfitoje ne Islam ; Utbah ibn Rabiahun , Abu Xhehl ibn Husamin , Al-Abbaas ibn Abd Al-Mutalibin , Ubay-in dhe Unayyah djemt e Khalafes… .

I verberi ka thene : O Pejgamberi i Allahut me lexo dic dhe me keshillo nga ajo cka te ka udhezuar Allahu . “ Ai ka vazhduar duke e pyetur pa nderprer disa herre , duke mos ditur se Pejgamberi eshte duke biseduar dhe udhezuar te tjeret , deri ne at moment kur urrejtja nuk eshte paraqitur ne fetyren e Pejgamberit te Allahut s.a., nga nderprerja e shpeshte . Pejgamberi ne vehte ka menduar qe paria Umeje do te mendoje se ithtaret e tij jane vetem te verberit dhe te rroberit e varfer , per kete shkak e ka kthyer fytyren nga ai , duke e vazhduar biseden , atehere jan shpallur ajetet e permendur . Pas kesaje ndodhie Pejgamberi e ka bere shprehi miresjedhjen ndaj tij , cdo here kur e takonte ka thene :“mireseerdhi ai , per te cilin me ka nencmuar Allahu per te “.

Ai cdo here kishte bere shprehi te pyette , athua mos po i nevoitet ndonje gje ,dhe e ka len si perfaqesues te tije ne Medine dy here gjate lufterave . Komentatoret , me me pak diferenca gjenden edhe ne “ al-Durr al –Manthoor “, nga al-Suyutiu .
Abul Ala Maududi , eshte komentatori i dyte i Kur’anit , por me pak komentime te moderuar . Ketu komentimi i tij i ajetit Abese - 17 “ Qoft i mallkuar , njeriu ,…” Ketu eshte shpreh drejtpersedrejt moskenaqesia ndaj pabesimtareve te cilet ne fillim kan qene indiferent ndaj mesazhit hyjnor .
Ne fillim te sures gjer te ajeti i 16 te , megjithese ne shikim te pare , mendohet se behet fjal per Pejgamberin s.a., ne realitet mallkimi eshte dedikuar dikujt tjeter –Kurejshiteve -pabesimtare - . Raportet (reference) : Komentimi i Kur’anit 80 -17 . nga Abdul Ala Maududi , f.1005 , (Islamic Publications Lahore) .

Eshte fakt se Kur’ani nuk jep asnje te dhene mbi personin i cili eshte merrolur ne te verberin , e as qe emertohet ndonjeri ne ajetet per te cilin behet fjale .

Po te analizohen ajetet Kur’anore Abese 1-11 ., do te shofim se Allahu s.v.t., nuk e permend emrin Muhammed (s.a.a)., as per se afermi nuk prmend titullin e tije Pejgamber apo i Derguar , Resul etj .

Nder te tjera , egzistimi i peremerit prej “ Ai “ndryshon ne ajetet e para , ndaj ajeteve me te vonshem ne “ Ti “.
Zoti nuk thot : { Ti } je merrolur (verrenjtur) dhe je kthyer , por i Plotfuqeshmi thot :

Sure : Abese - 1 { AI } eshte merrolur (vrenjti) dhe u kthye
- 2 Ngase { ATIJ } i erdhi i verberi
- 3 E ku mund ta dish TI , ndoshta ai do te pastrohet .
Nese edhe do te kishim supozuar se peremri “ TI “ ne ajetin e tret-e , te kishte aluduar per Pejgamberin s.a., atehere nga tre ajetet e para , prejardhja e peremrit “ AI “ ( ai i cili eshte merrolur ) dhe peremri “ TI “ raportojn ne dy protagoniste (persona) te ndryshem .
Ajetet : 5,6., na jep mbeshtetje ne te , se personi nga ajeti i pare nuk eshte Pejgamberi s.a., :
Abese - 5 E kush eshte i pasur ,
- 6 { Ti } ate e pranon (Keshillone )
Nga ky fakt , AI i cili eshte merrolur , eshte dikush tjeter , e jo Pejgamberi s.a., nga ndryeshmeria e perdorimit te peremrit “ AI “ dhe “ TI ” .

Ne ajetin Abese - 6 , Allahu duke iu drejtuar te derguarit te Vet , se keshillimet anetareve te fisit arrogant Kurejshit ( te cilet te verrberin e shikojne terthorazi ) , nuk eshte detyrimi prioritar kundrejt te verrberit , po edhe sikur ai i verrberi te vinte me vone . Motiv i saj eshte mu ajo se nuk eshte faji i Pejgamberit s.a., nese nuk do te ket perparim ne kshillimet ndaj atij i cili nuk deshiron te pastrohet (besuar) .
Megjithese te “ merrolurit “ nuk i perket karakterit dhe sjedhjes , e as qe rrjedh nje gje e tille nga shpirti dhe goja e Pejgamberit s.a., . Nje gje e tille nuk ka ndodhur te jet as ndaj armiqeve me te dukshem , e si te behet fjale per te afermit e tije .

Do te pyesim ; nese Pejgamberi s.a., i cili eshte derguar si Meshirues i tere njerezimit , si ka mundur te jete aq i vrazhde ?
Nje gje te tille biles as nje njeri me i RENDOMTI nuk do ta shprehte ?

Athua nuk bien ndesh ato pohime me ETIKEN e Pejgamberit s.a., te ndershem , athua nuk jane ne kundershtim me keshillimet , udhezimet e tij para pejgamberllekut , I cili cmohet me moral te larte edhe ne librat tjere (Tevrat , Zebur, e Ungjill ) per te cilin ne Kur’an Allahu s.v.t.,. thot :

“ Sepse ti je , me te vertete , me moral , te larte . Kur’an ; 68 - 4 . (F.M.)

Si ben nje njeri me moral te larte, njekohesisht te jete edhe JO korekt i Pakujdesshem…!?

Dihet se sureja al-Kalem eshte shpallur PARA sures Abese , dhe menjehere pas sures al-Alak .

Cdomethenje do te kishte patur tani kuptimi ; Allahu s.v.t., duke i derguar krijesave (njerezimit) te vet , njerin prej Pejgambereve me te lartin nga te gjithe Pejgamberet tjere ,e duke deklaruar se ai eshte nje mrekulli me e bukur dhe me moral te larte , dhe me vone serish ta mohoje dhe fillon ta kritikoje haptazi duke e mohuar veprimin morale te tije !?

Vela havle vela kuvvete illa billah’il alijjil adhim .
( Nuk ka fuqi dhe force pervec Allahut me te Lartit dhe me te Madhit ) .

I Madheruari ka thene : Terheqi verejtjen familjes sate me te afert , dhe jij me i afert ndaj besimtareve qe te pasojne ! 26 – 214,215 . ( F. M.)

Eshte mirre e njohur se keto ajete jane nga periudha e shpalljes me te hershme Mekase .
Fjalet identike mund te gjenden edhe nga mbarimi i ajetit te sures Hixhr – 88 .(15-88)
“…, kurse ndaj besimtareve jij i bute . (F.M ).

Allahu i Madherishem me tej thot : “ Ti prediko ate qe te urdherohet dhe hiqu politeisteve . “ Kur’an : al-Hixhr - 94 . (15-94 . F.M.)

Ne kete ajet per te cilin dijm qe eshte shpallur ne kohen e thirjes se hapur ne Islam ( pas asaj kohe te fshehtesis se thirjes ne Islam ) , Pejgamberit i eshte urdheruar qe te heq dore nga thirja ne Islam pabesimtaret .
Atehere si do te kuptohej , mrekullia me e persosur me gjentili , Pejgamberi i Zotit s.a., te gaboje ne rrugen e Allahut ?

Sic shihet deri me tani ; asnjera nga kater ajetet e para te sures Abese-1-4 ., nuk i perkasin Pejgamberit s.a., perpos atyre ajeteve te cilet jan ne relacion me Pejgamberin t’one s.a., ato ajete jane qe pasojne pas ajetit te katert , te sures Abese .

Ata te cilet e njohin gjuhen e Kur’anit dhe ata te cilet e lexojne Kur’anin origjinal ne gjuhen Arabe , duhen te jene te vetedijshem per ndrimin e races se pare te dyte dhe te trete . Ne stilin e Kur’anit , Allahu xh.sh., ne shume ajete Kur’anor shpejt e nderone fjalen kallxuese dhe per kete shkak nuk eshte lehte te verehet se per kend behet fjale , sidomos kur kallxuesi nuk eshte i emeruar .

Allahu i Madheruar ne Kur’anin Madheshtor thot per hz. Muhammedin s.a.a., :
Ai nuk flet me hamendje , Ajo nuk eshte tjeter vetem se shpallje qe shpallet : 53 -3,4 . (F.M).

Tani , nese eshte fjala e tij (Muhammedit s.a.a,) nje shpallje h y j n o r e ,
si eshte e mundur Pejgamberi s.a., ta nençmonte te pafuqishmin e fyerje te ngjashme ?!

Pejgamberi i Allahut Hz. Muhammedi s.a.a., asnjehere nuk ka folur nga hamendja . Zoti thot : “.. Ai nuk flet me hamendje…” 53 -3 .

Dihet se talenti i Pejgamberit s.a., ka qene me i larti nga anetaret e tjere te familjes se tije

Atehere si eshte e mundur qe njekohesisht te fyej besimtaret dhe me tej te konsiderohet i persosur dhe i paster nga Allahu , sic thuhet ne suren Azhab 33 : “ …t'ju pastrojë deri në skaj. “ .( 33-33) ?!

Ne ajetin Abese – 7., nuk thuhet se Pejgamberi s.a., me kshillimet e tij ndaj atyre te pasurve ka qene faji i tij : “ Dhe nese ai nuk pastrohet , c’ke ti ? “ 80 -7. (F.M). Zoti ketu thot se nuk eshte i domosdoshem te perpiqet ne keshillime , nese nuk ka rezultat . Thuhet se keshillimet qe i ka bere Pejgamberi s.a., nuk ka qene nje gabim , por Pejgamberit s.a., nuk i eshte e domosdoshme me cdo kusht ta beje .

Pasi qe Kurejshiti ishte merrolur , Pejgamberi s.a., menjehere i ka nderpre keshillimet atij .
Si verehet edhe ne kete rast , Pejgamberi s.a., nga momenti ne moment i ka bere ato veprime cka eshte me se drejti dhe me se miri , sepse ajo eshte detyre e Pejgamberit s.a., (detyr e tij) .

Nga disa komentator islam thuhet se ; tefsiret vertetojne ajetet e sures Abese , se jane shpallur me pas tentimit per te bindur ne Islam . I kan rradhitur kater personalitete me kryesor te Kurejshiteve si ; Utbah ibn Rabi’ah , Abu Xhehl (Amr ibn Hisham) , Umayyah ibn Khalaf ,dhe vellau i tij Ubayy-i .
Keta komentator (te cilet kan dhene keto te dhena) aludojn edhe ne tefsirin e al-Kurtubiut , i cili jep te dhena se ato jane nga suret e Medines (te shpallura ne Medine) , qe na jep te kujtojme se ne ate kohe hz.Osmani r.a., vecse ka qene Musliman .

Muslimanet pajtohen se sureja Abese ( 80 ) , eshte shpallur ne Mekke shume me heret para hixhres (shperngulja e hz. Muhammedit s.a.a., ne Medine) .

Gjithashtu pajtohen se sureja e Abese , eshte shpallur drejtpersedrejt menjeher pas sures an-Naxhm ( 53 ) , ku na deftone se , Pejgamberi s.a., nuk flet me hamendje (nga vehtja) !

Njekohesisht nga burimet islam vertetohet se sureja an-Naxhm , eshte e 23 ta , sure e Kur’anit , gjersa sureja Abasa e 24 ta , dhe te dyjat jan shpallur ne periudhat e hershme Mekkase .

Ndoshta al –Kurtubi (Qurtubi) , i ka sjellur keto te dhenat , qe ne kete menyre t’ia rruaj nderin e atij as’habi , edhe pse me qmim shume te larte , e kane paraqitur Pejgamberin s.a., si aktor kryesor te ngjarjes !

Gabimi i dyte ne komentimin e paraqitur , eshte se Kurejshitin te cilin Pejgamberi s.a., e ka konsulltuar , ka qene Abu Xhehle .
Athua vellau yn -komentatori pyetet , se cka ka bere Abu Xhehli ne ate kohe ne Medine ?
Athua vellau yn -komentatori e ka dintur se Abu Xhehli ka jetuar ne Mekke dhe ka qene nje nder kundershtaret me te medhenje te Islamit dhe Pejgamberit te Allahut s.a..
Athua vellau yn -komentatori , se Abu Xhehli asnjehere nuk ka shkuar ne Medine per tu pare ose per tu konsulltuar me Pejgamberin e Islamit s.a., dhe se fundi a e din vellau yn -komentatori , se Abu Xhehli ka qene njeri nder ata te cilet jane v r a r e ne luften e BEDRIT .
Ta perfundojme , i larte permenduri Abu Xhehli , Utbah ibn Rabi’ahu dhe Umayyah ibn Khalaf-I , kurre nuk kane patur at fat ta takojne Pejgamberin s.a., pas shpernguljes (hixhres se Pejgamberit s.a., ) ata jane takuar vetem ne betejen e BEDRIT , qe eshte kjart e theksuare ne shume burime historike dhe dihet mirfilli se ne ate dyluftim , trupat e tyre kan ngelur si coftina kalbesire mbi siperfaqen e dheut !
Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/10/2009)
Klikime: 1940 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024