E premte, 29/03/2024, 01:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Kiraetet e Kur’anit Fisnik

Kiraetet e Kur’anit Fisnik

Kiraetet (llojet e leximeve) e përhapura të Kur’anit fisnik.


Kur’ani fisnik Muhamedit, alejhis-selam, i është shpallur për afër 23 vite me radhë duke i zbritur nga një pjesë të ajetit, një ajet, më shumë ajete, një pjesë të sures apo tërë sureja e kështu me radhë. Muhamedi, alejhis-selam nuk dinte shkrim-lexim, Kur’anin fisnik e pranonte në mënyrë mekanike, pra përmendësh dhe vetëm gojarisht. Shpesh nga frika që të mos harojë ndonjë pjesë që në moment ia shpallte atij Xhibrili, alejhis-selam, ai nguteshe që ta përsërisë, e ti mësojë përmendësh sa më mirë, derisa Allahu shpalli pjesën e ajetit 16 të sures Kijame duke i thënë “ mos nxito me gjuhën tënde sepse Ne (kujdesemi) për tubimin dhe leximin e tij (Kur’anit)”.

Me që Pejgamberi, alejhis-selam nuk dinte shkrim-lexim, ai gjithnjë kujdeseshte që të mos harojë, mirëpo në suren A’la ajeti 6, përsëri i erdhi edhe një vërejtje duke iu thënë: ”Ne do të ta lexojmë dhe nuk do të harosh”.

Nëse kjo ishte situata e Pejgamberit, alejhis-selam, që kujdeseshe kaq shumë për ruajtjen e Kur’anit përmendësh, atëherë pra edhe gjendja e sahabeve, radijallahu anhum, nuk ka qenë më e vogël se ajo e Pejgamberit, alejhis-selam. Ata, sa herë që Muhamedit, alejhis-selam, i shpalleshte ndonjë pjesë nga Kur’ani, e mësonin përmendësh dhe e shkruanin në mjete që dispononin. Pastaj çdo Ramazan, Xhibrili, alejhis-selam, Muhamedit, alejhis-selam, ia lexonte në tërësi të gjitha ajetet e shpallura e që në Ramazanin e fundit të jetës së ndershme të tij, t’ia lexojë të gjithë Kur’anin në tërësi dhe të radhitur në mënyrën që e kemi sot në duar. Ndërsa sahabet, radijallahu anhum, gjithnjë e dëgjonin me vigjilencë dhe e mësonin, duke i dëgjuar edhe lexime në mënyra të ndryshme nga herët e para që i dëgjonin. Pejgamberi, alejhis-selam, më vonë ua tha hadithin e tij të njohur për llojet e leximeve të Kur’anit se “Kur’ani është zbritur në shtatë harfe (lloje leximesh, dialektesh, kiraetesh.)”. Mirëpo, me që sahabet ishin nga fise të ndryshme arabe, ata kishin edhe dialektet e tyre me të cilat dalloheshin nga fiset tjera, si në zgjatje të fjalëve, në anim, hemze e tjera me të cilat veçohet edhe vet gjuha arabe.

Kështu pra edhe sahabet kur e lexonin Kur’anin e lexonin në dialektin e tyre të cilin lexim ua dëgjonte edhe vet Muhamedi, alejhis-selam, por e pranonte me që urdhërin dhe tolerimin nga All-llahu Mëshirëplotë e kishte për “shtatë harfe (lloje leximesh, dialektesh.)”.

Për këto shkaqe në mesin e sahabëve lindi “ihtilafi” (ndryshyeshmëria) në leximin e Kur’anit fisnik, dhe ajetet apo tërësinë e ajeteve ua mësonin atyre që prezentonin edhe atyre që nuk prezentonin, kurse e gjithë kjo ndodhte me urdhër dhe udhëzim të Muhamedit, alejhis-selam,

Ata, pra sahabët, që të gjithë e mësonin Kur’anin fisnik përmendësh kështu që një numër i tyre e mësonin përmendësh që në kohën e Muhamedit, alejhis-selam, si; Aliu, radijallahu anhu (v. 40 h.), Othmani, radijallahu anhu (v. 35 h.), Zejd ibën Thabiti, radijallahu anhu, (v. 45 h.), Ubej ibën Ka’bi, radijallahu anhu, (v. 32 h.), Abdullah b. Mes’udi, radijallahu anhu, (v. 32 h.), Ebu Musa el Esh’ariju, radijallahu anhu, (v. 44 h.), dhe Ebu Darda Urejmir b. Zejdi, radijallahu anhu, (v. 32 h.). Këta hafiza të Kur’anit pas vdekjes së Muhamedit, alejhis-selam, bëri që të jenë mësuesit më bazorë për mësimin e Kur’anit fisnik, dhe kurrâtë (lexuesit) më të njohur të kohës që jetonin.

Kjo periudhë ka vazhduar deri në gjysmën e parë të shekullit të parë hixhri kur edhe në v. 45 h. vdiq Zejd bin Thabiti, radijallahu anhu, sahabiu i fundit nga këta.

Kur në v. 35h. Othmani, radijallahu anhu, vendosi ta bëjë kodifikimin e Kur’anit fisnik, e kërkoi Mus’hafin që e ruante Hafsa, radijallahu anha, gruaja e Muhamedit, alejhis-selam dhe bija e Omerit, radijallahu anhu. I cili mus’haf ishte mus'haf që u shkruajt në kohën e Ebu Bekrit, radijallahu anhu, dhe e shumëzoi në disa kopje të cilat i dërgoi me gjithë nga një kârij (lexues profesional) nëpër qytetet kryesore të shtetit. Kështu pra Zejd bin Thabitin, radijallahu anhu, e ndali me një kopje në Medine që t’ua lexojë njerëzve; në Meke e dërgoi Abdullah b. es Saib, radijallahu anhu (v. 70 h.), në Sham, el Mugire b. Shihab, radijallahu anhu, (v. 91 h.), në Kufe të Irakut. Abdurrahman es Sulemi, radijallahu anhu (v. 73 h.) dhe në Basra të Irakut poashtu e dërgoi Amir b. Abdul Kajs, radijallahu anhu (v. 55 h.). Në këtë mënyrë pra llojet e kiraeteve (leximeve të Kur’anit) filluan rrugën e rivajeteve (transmetimeve) dhe kopjimit. Këto sahabe dhe të tjerët u shpërndanë nëpër qytetet më kryesore të shtetit islam dhe pastaj shkonin tabiinët (gjenerata pas sahabeve) që të mësonin, pas tyre shkonin edhe muslimanët e rinj që përqafonin fenë dhe kërkonin prej tyre t’ua mësojnë Kur’anin përmendësh.

Në shumë qytete dhe rajone islame shkuan sahabe për t’ua mësuar të tjerëve Kur’anin dhe leximin e tij të cilët el Xhezeriju në librin e tij “en Neshr“ (Përhapja) i cekën në këtë mënyrë:

1-Në Medine, ishin sahabet: Muadh bin el Harith r.a. i njohur si "Muadh el Kâriu"(lexuesi, v. 63 h.), Seid b. el Musejjeb r.a. (v. 94 h.), Urve b. el Zubejr r.a. (vd.v.103 h.), Umer b. Abdulaziz r.a. (v. 101 h.), Atâ b. Jesar r.a. (v. 103 h.), Salim b. Abdilah b. Umer r.a. (v. 106 h.), Sulejman b. Jesar r.a. (v. 107 h.), Muselem b. Xhendeb r.a. (v. 110 h.), Abdurrahman b. Hermez el E’arexh r.a. (v. 117 h.), Muhamed b. Musel-lem b. Shihab ez Zuhrij r.a. (v. 124 h.) dhe Zejd b. Eslem r.a. (v. 130 h.).

2-Në Mekke ishin sahabet: Ubejd b. Umejr r.a. (v. 74 h.), Muxhahid b. Xheber r.a. (v. 103 h.), Tavûs b. Kijsan r.a. (v. 106 h.) Atâ b. Ebi Rebah r.a. (v. 115 h.), Abdullah b. Ebi Mulejke r.a. (v. 117 h.) dhe Ikrime Meula b. Abbas r.a. (v. 200 h.).

3-Në Kufe (Irak ), ishin: Amër b. Sherhebil r.a. (v. 60 h.), Alkame b. Kajs r.a. (v. 62 h.), Mesruk b. el Exhdaë r.a. (v. 63 h.), Ubejd b. Amër es Selmanij r.a. (v. 72 h.), Ebu Abdurrahman Abdullah b. Habib es Selemij r.a. (v. 74 h.), el Esved b. Jezid en Nehaij r.a. (v. 75 h.), Amër b. Mejmun r.a. (v. 75 h.), Ubejd b. Fadle r.a. (v. 75 h.), Zejd b. Hubejsh r.a. (v. 72 h.), er Rebi b. Hejthem r.a. (v. 90 h.), Seid b. Xhubejr r.a. (v. 95 h.) dhe Amir esh Sheabij r.a. (v. 105 h.).

4-Në Basra (Irak), ishin: Amir b. Abddil Kajs (v. 55 h.), Ebul Alije b. Refi b. Mehran er Rijahij (v. 90 h.), Jahja b. Ja’mur el Udvanij (v. 90 h.), Nasër b. Asim el Lejthij (v. 100 h.), Ebu Rexha el Utaridij (v. 105 h.), Hasan el Basriju (v. 110 h.), Muhamed b. Sirin (v. 110 h.), Katade b. Deame (v. 117 h.), dhe Muadh b. Muad el Anberij (v. 196 h.).

5-Në Sham ishin: el Mugire b. Shihab el Mahzumij (v. 91 h.) dhe Halife b. Sad.

Nëse sahabet i konsiderojmë si brezi i parë që e trashëguan leximin e Kur’anit nga Pejgamberi a.s, kurse tabiinët si brezi i II-të që e morën nga sahabët, atëherë tabiinët e tabiinëve (etbaut-tabiin) i konsiderojmë si brezi i III-të në këtë drejtim. Andaj pra në çdo anë të shtetit islam etbau-tabiinët e morën leximin e Kur’anit dhe ua mësuan tjerëve, kështu që në këtë gjeneratë të III-të u paraqit një grup që enkas iu kushtuan kiraetit (liximit të Kur’anit) sa që i kushtuan kujdes të veçantë edhe vokalizimit të tij, aq sa u bënë imamë që atyre u bindeshin tjerët; bashkëvendasit e tyre ua pranuan kiraetet, njerëzit udhëtonin nga larg deri tek ata dhe mernin mësime për kiraet. Prej tyre ishin:

1-Në Medine: Nafi b. Ebi Neim (v. 169 h.), Ebu Xha’fer Jezid b. el Ka’kau (v. 130 h.) dhe Shejbe b. Nassah (v. 130 h.).

2-Në Mekke: Abdullah ibën Kethir (v. 120 h.), Hamid b. Kajs el E’arexh (v. 130 h.) dhe Muhamed b. Muhajsin (v. 123 h.)

3-Në Kufe: Asim b. Habib ez Zejjat (v. 129 h.), Sulejman el E’ amash (v. 148 h.), Hamza b. Habib ez Zejjat (v. 156 h.) dhe El Kisaij (v. 189 h.).

4-Në Basra: Abdullah b. Ebi Is’hak (v. 129 h.), Isa b. Umer (v. 149 h.), Ebu Amër b. el A’la (v. 154 h.), Asim el Xhahderi (v. 128 h.) dhe Jakub el Hadramij (v. 205 h.).

5-Në Sham: Abdulla b. Amir (v. 118 h.), Atije b. Kajs el Kilabi (v. 121 h.), Jahja b. el Harith edh Dhemarij (vd.v.145 h.) dhe Sherih b. Jezid el Hadremij (vd.v.203 h.).

Nga këta kûrrâ (lexues profesionalë) të sipërpërmendur, më pas njerëzit Kur’anin fisnik e mësonin gojarisht dhe përmes të dëgjuarit, prandaj edhe nxënësit e tyre në terminologji u quajtën “râvij” (transmetues të leximit të Kur'anit që e kanë dëgjuar drejtpërsëdrejti), kurse shumësi është “ruvât”.

Me që në shek. e III-të dhe të IV numri i ravijve ishte shumë i madh, njerëzit filluan që t’i përmbahen një numri më të vogël imamësh, për të cilët shpallën karakteristika të veçanta si: sjellja fetare, bindja, besueshmëria, autenticiteti, aftësia e lartë shkencore, drejtësia, sinqeriteti, jetëgjatësia dhe me famë, drejtësia dhe sinqeriteti të pëlqyer nga bashkëkohasit e tyre etj. Në këtë mënyrë nga secili rajon apo qytet bënë nga një imam kiraeti.

Kështu pra, Ebu Bekër bin Muxhahid (v. 324 h.) e përpiloi “es Seb’atu fil Kiraâti” (Shtatëshi në Kiraetet), në të cilën ka mbledhur shtatë kiraete nga shtatë kûrrâ të zgjedhur nga qytete dhe rajone të ndryshme.

Kështu pra ai,në këto vende të mëposhtme,i zgjodhi këta kurrâ:

• Basra: Ebu Amër b. el Ala.

• Kufe: Asim b. Ebi en Nexhid, Hamza b. Habib ez Zejjat dhe Kisai-un.

• Mekke: Ibën Kethirin.

• Sham: Abdullah b. Amir, dhe në

• Medine: Nafi b. Ebi Neim-in.

Për të gjithë këta shtatë kûrrâ (lexues), Ebu Bekër b. Muxhahidi zgjodhi nga dy ravij kështu që më poshtë do t’i përmendim të shtatë kûrrâtë e sipërërmendur me nga dy ravijtë e tyre edhe ate si vijon:

Kurrâtë:

1-Asimi (emri i plotë: Asim b. Ebi en Nexhid ) ravij i pati:

a. Hafs-an (emri i plotë:Ebu Amir”Hafs” b. Sulejman b. el Mugire el Esedi v. 180 h.) dhe

b. Shu’be-n (emri i plotë:Ebu Bekër “Shu’be” b. Ajjash el Esedi, v. 193 h.).

2-Ebu Amir b. el Ala ravij pati:

a. ed Durij-un (emri i plotë: Ebu Umer Hafs ed-Durij el Bagdadi, v. 246 h.) dhe

b. es Susi-un (emri i plotë: Ebu Shuejb Salih b. Zejad es Susi er Reki v. 261 h.).

3-Hamza (emri i plotë: Hamza b. Habib ez Zejjat ), ravij pati:

a. Halij-in (emri i plotë: Halif b. Hisham el Bazzar, v. 229 h.) dhe

b. Hal-lad-in (emri i plotë: Ebu Isa Hal-lad b. Halid esh Shejbani v. 220 h.).

4-Kisaiju (emri i plotë: Ebul Hasan Ali b. Hamza b. Abdilah el Kisaij) ravij ka pasur:

a. ed Durij-un, që (emri i plotë: përmendëm tek ravijtë (emri i plotë: Ebu Amërit dhe

b. Lejthi-in (emri i plotë: Ebul Harith Lejth b. Halid el Bagdadi, v. 240 h.).

5-Ibën Kethiri (emri i plotë: Ebu Ma’bed Abdullah ibn Kethir b. Amr) ravij pati:

a. el Bezzi-un (emri i plotë: Ebul Hasan Ahmed b. Muhammed el-Bezzi el Mekki, v. 250 h.) dhe

b. Kunbul-in (emri i plotë: Ebu Umer Muhamed b. Abdurrahman el Mahzumi el Mekki i quajtur Kunbul, v. 291 h.).

6-Ibni Amir (emri i plotë: Ebu Imran Abdullah ibën Amir b. Jezid el-Jahsabi esh- Shami) ravij pati:

a. es- Sulemij-un (emri i plotë: Ebul-Velid Hisham b. Ammar es Sulemij ed-Dimeshki v. 245 h.) dhe

b. Ibën Dhekvân-iun (emri i plotë: Ebu Amr Abdullah b. Ahmed b. Beshir b. Dhekvân el Kureshi ed Dimeshki v. 242 h.) dhe

7-Nafiu (emri i plotë: Nafi b. Abdurrahman b. Neim el-Lejthi el Mederi), ravij pati:

a. Versh-in (emri i plotë: Uthman b. Seid el Misri i quajtur “Versh”, v. 197 h.) dhe

b. Kâlûn-in (emri i plotë: Isa b. Mînâ el Kâlûn, v. 220 h.) .

Duke patur parasysh leximin e përsosur, hifzin e fortë, theksin e lartë, kiraetet e Kur'anit kur përmenden u mveshen karijve të lartëpërmendur dhe kur emërohen, emërohen me emrat e tyre dhe thuhet si p.sh: lexohet sipas kiraetit të Asimit me rivajet të Hafsit apo rivajet të Shu'bes, ose lexohet sipas kiraetit të Nafiut me rivajet të Versh-it apo me rivajet të Kalunit etj. Kjo e mveshur në emrin e tyre nuk bëhet për shkak të shpikjes apo zbulimit por vetëm për shkak të zgjidhjes së tyre, sepse ata e trashëguan nga brezat para tyre në mënyrë më precize.

Pas Ebu Bekër b. Muxhahidit që ka shkruajtur rreth kiraeteve (llojeve të leximit të Kur'anit) kemi edhe shumë të tjerë.

Kështu p.sh. kemi Ibën el Xhezeri-un (v. 833 h.) i cili në veprën e njohur të tij “en Neshru fil Kiraetil Ashri” (E përhapura në dhjetë kiraetet) ka mbledhur dhjetë kiraete nga dhjetë kurrâ (lexues të shquar). Ai shtatë kurrâve të lartëpërmendur ua ka shtuar edhe tre tjerë me nga dy râvij. Ata tre të shtuarit në veprën e tij janë:

1-Ebu Xha’feri, (emri i plotë: Ebu Xha’fer Jezid b. el Ka;kai el Nedeni) i cili jetoi dhe vdiq në Medine në v.130 h.

2-Ja’kubi (emri i plotë: Ebu Muhamed Ja’kub b. Is’hak el Hadremi el Basri ) i cili ka qenë imam i xhamisë kryesore në Basra dhe pas Ebu Amër b. Alait konsiderohet kâriu (lexuesi) më i aftë në qytet ku edhe ishte i përhapur kiraeti i tij sipas të cilit kanë lexuar të gjithë imamët e xhamisë basriane. Vdiq në v.205 h. në moshën 88 vjeçare.

3-Halefi (emri i plotë: Halej B. Hisham el Bezzah.), i cili në kiraet pajtohet me kâritë e qytetit të Kufes. Ky përndryshe ishte një nga ravijtë duke u përcjellur në mënyrë autentike dhe mutevatir brez pas brezi. Gjatë kësaj përcjellje të kiraeteve, disa prej tyre lexoheshin e disa liheshin pas dore sa që më nuk lexoheshin. Kjo është edhe sot e kësaj dite ku nga dhjetë kiraetet me gjithë njëzet ravijtë e tyre, më të përhapur kanë ngelur vetëm katër kiraete, të cilat muslimanët në mbarë botën i lexojnë dhe me ta i botojnë mus’hafet kur’anore. Ato katër kiraete, siç thotë edhe Ibën Ashûri në tefsirin e tij “et Tahriru vet Tenvinu” fq.57, janë:

1-Kiraeti i Asimit sipas rivajetit të Hafsit. Ky kiraet lexohet në Egjipt, Sham, Irak, Gadishullin arabik, dhe në pjesën më të madhe të botës islame, saqë 97% e muslimanëve të botës e lexojnë këtë kiraet.Ky kiraet lexohet edhe këtu tek ne në Ballkan.

2-Kiraeti i Nafiut sipas rivajetit të Kalunit. Këtë kiraet e lexojnë në Libi dhe një pjesë e Tunisit.

3-Kiraeti i Nafiut sipas rivajetit të Vershit. Ky kiraet lexohet në pjesët tjera të Tunisit, në Algjeri, Maroko, Muritani dhe vendet tjera joarabe të Afrikës, dhe

4-Kiraeti i Ebu Amr el Ala sipas rivajetit të ed-Durijut. Këtë kiraet e lexojnë në Sudan prej kryeqytetit Hartum e deri në Kisla, në Eritrinë veriore dhe në اadin lindor.

Mirëpo sot, dijetarët islamë akoma i ruajnë dhe i mësojnë të dhjetë kiraetet e më shumë, kështu që ata kiraete akoma jetojnë në qarqet shkencore.

Në bazë të kësaj që thamë deri më tani sot muslimanët e rëndomtë nuk i dinë këto kiraete se janë mutevatir prandaj mund të gabojnë njëri ndaj tjetrit duke u akuzuar gabimisht nga injoranca me kufër apo diçka tjetër. Një gabim i këtillë ka ndodhur në kohën e Othmanit, radijallahu anhu, në betejën e Armenisë dhe Azerbejxhanit, kur muslimanët nuk gjenin mus’haf të lehtë për ta lexuar dhe për ta kuptuar.

Kurse libra për kiraete kemi mjaft, nga të cilat ndër më të njohura janë: ”es Seb’atu fil Kiraati” të Ebu Bekër b. Muxahidit, “en Neshru fil Kiraâtil ashri” të Ibnul Xhezeri-ut, ”It’hafu fudalâil besher bil Kiraâtil arbeati asher” të Benna ed Dimjati-ut, etj. Mirëpo me që këto vepra gjenden rrallë dhe vetëm nëpër qarqet shkencore muslimanët e rëndomtë nuk i gjejnë lehtë.

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/09/2009)
Klikime: 2023 | Ranguar: 1.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024