Pyetje:
Jam një besimtare kam shumë oferta për martesë po askund nuk bëhet. Me rregullat Islame duhet edhe pajtimi i babait, po asnjëherënuk është kismet mu u bo deri më tani pse? Mos ndoshta është lloj sihiri?
Përgjigje:
Ka mundësi që sihri të ketë këtë ndikim në mosrealizimin e ofertave për martesë. Një gjë e tillë mund të identifikohet nëse ofertat janë serioze, i plotësojnë kushtet për t’i pranuar, janë të gjitha rrethanat që e ndihmojnë fejesën, nuk ka mospajtime të arsyeshme as nga ana e djalit e as nga ana e vajzes, por thjesht ndodh refuzimi, qoftë nga familja apo vajza, apo tërhiqet oferta pa shpjeguar ndonjë arsye të pranueshme, atëherë mund të dyshohet se ka sihër, për shërimin e të cilit duhet të konsultohet ndonjë hoxhë që bën kurimin e sihrit me Kur’an.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|