E hënë, 23/12/2024, 17:54
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kam një pyetje rreth mehrit ?

 

Pyetja:

Es-selamu alejkum! Allahu ju shpërbleftë për kontributin tuaj!
Kam një pyetje rreth mehrit. Unë kam bërë kurorëzim me të fejuarën time, mirëpo, nëse sipas marrëveshjes me të fejuarën, ajo ka caktuar mehrin p.sh. 1000 Euro dhe unë nuk e kam pasur të ditur se ato para është dashur t'ia jap para se të martohesha me të, mirëpo pas 2-3 vitesh martese e kam kuptuar më hollësisht, mirëpo nuk kam pasur mundësi t’ia jap, e bashkëshortja m’i ka falur krejt, d.m.th. ka thënë "mos m’i jep hiç, po t’i fal”, a e kam kryer obligimin apo duhet njëherë t’ia jap paratë e pastaj ajo të m’i falë apo llogaritet si mehër edhe paja, rrobat, dukati etj., që janë blerë për të? Barek Allahu fike!



Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Së pari vëlla duhet ditur se dhënia e mehrit është obligim. Dhe lejohet që mehri të jepet menjëherë apo më vonë, e gjithë kjo varet nga marrëveshja mes teje dhe gruas tënde. Dhe në rastin tënd, pasi gruaja t’i ka falur apo të ka liruar nga ky obligim, atëherë nuk e ke më obligim t’ia japësh mehrin, mirëpo është e preferuar që t’i blesh diçka si shenjë falënderimi ndaj veprës së saj.

Dhe nuk ka nevojë që ti t’ia japësh paratë asaj e ajo pastaj të t’i falë, mirëpo mjafton që ajo ka dëshmuar se ta ka falur borxhin që i ke. Kjo është njëlloj si t’i kishe ndonjë shoku borxh 1000 euro dhe ai të thotë "mos m’i kthe hiç sepse t’i kam falur”, pra në këtë rast nuk ka nevojë që t’ia kthesh borxhin e pastaj ai të t’i falë. Pra, edhe çështja e mehrit është njësoj.

Kurse sa
u përket rrobave, dukatit (arit) etj., këto mund të llogariten si mehër nëse ajo ka thanë se mehri im është për shembull 500 gramë dukat, mirëpo nëse ajo ka caktuar mehër si në këtë rast 1000 euro dhe ti i ke blerë dukat dhe rroba, atëherë këto rroba dhe dukat llogariten si hedije (dhuratë) e jo si mehër.

Eroll Nesimi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (17/04/2010)
Klikime: 1074 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024