E martë, 24/12/2024, 20:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kam një pyetje në lidhje me kaderin e Allahut
Pyetja:
Kam një pyetje lidhur me përcaktimin e Allahut ose kaderin. Sa herë që jam afër realizimit të ndonjë dëshire, bëj shumë dua dhe e lus Allahun që të më ndihmoj në realizimin e asaj dëshire. Ndonjëherë fal edhe namaz istihare, mirëpo në shumicën e rasteve, sapo jam afër realizimit të asaj dëshire, diçka ndodh dhe nuk realizohet dëshira, edhe pse bëj shumë dua. A mund të ma shpjegoni pse ndodh kjo? Allahu ju shpërbleftë me xhenet për punën që bëni.


Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në një pyetje të mëhershme, të cilën e kemi publikuar në këtë faqe, mund të gjeni përgjigjen rreth pyetjes suaj.


Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
1. Vëlla i nderuar, njeriu është krijesa më e përsosur, prandaj edhe Allahu i Lartësuar e ngarkoi me përgjegjësi dhe obligime. Por megjithëkëtë ai është i paaftë të kuptojë gjithmonë se cilat gjëra janë në dobi të tij dhe cilat jo. Allahu i Lartësuar thotë: "...Ju mund që ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (Bekare, 216)
Ndërsa për një vepër të dëshiruar për ne, që të mund të kuptohet se është e dobishme apo jo kjo mund të arrihet duke iu mbështetur Allahut të Lartësuar, prandaj ju këshillojmë që para se të vendosni për kryerjen e një gjëje ose edhe para se t`i luteni Allahut të Lartësuar që ta arrini atë, kërkoni këshillim dhe sukses nga Allahu i Plotfuqishëm. Kjo më së miri arrihet me faljen e namazit të istihares. Ky namaz falet zakonisht kur jemi para një dileme dhe nuk e dimë se cili veprim është më i dobishëm për ne.
Nga pyetja juaj kuptojmë se ju keni një kohë që jeni duke i bërë lutje Allahut të Lartësuar për një gjë, por ajo nuk realizohet dhe kështu ndiheni të mërzitur dhe humbni shpresën pasi nuk arrini të realizoni qëllimin. Ju këshillojmë që së pari të mos lidheni shumë me çështjen, pastaj falni namaz istihare, pasi është e mundur që mosrealizimi i asaj gjëje është më hair për ju. Gjithashtu duhet të kuptoni se kjo botë për besimtarin është botë e sprovave, e fitneve, e ballafaqimeve dhe e sfidave, kurse bota tjetër është botë e qetësisë, e rehatisë, e lumturisë dhe e shpërblimit. Allahu i Lartësuar thotë: "A menduan njerëzit të thonë: ‘Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?’ Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t'i dallojë dhe gënjeshtarët.” (Ankebut, 2-3)
Besimtari i sinqertë nuk duhet të humbë shpresën dhe të ketë mendim jo të mirë për Allahun për shkak të mosrealizimit të një dëshire apo edhe për shkak të mospranimit të një lutjeje. Mosrealizimi i një lutje në vetvete përmban shumë urtësi, të cilat njeriu nuk ka mundësi t`i kuptojë ose mund t`i kuptojë pas një kohe, kur sheh disa gjëra të cilat nuk kishte mundësi t`i shihte më herët. Allahu e di më së miri!
2. Për sa i përket disa nxitjeve që ndieni, si mund ta kuptoni se a janë nga shejtani apo jo, themi se shikohet se çfarë përmbajnë ato nxitje. Nëse janë veprime të cilat shpijnë në kënaqjen e Allahut të Lartësuar; në kryerjen e obligimeve dhe largimin nga haramet, atëherë patjetër janë veprime të mira dhe nuk janë nga shejtani. Në anën tjetër, nëse janë veprime dhe nxitje që hidhërojnë Allahun e Lartësuar dhe të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem, atëherë ato janë nga shejtani. Allahu e di më së miri!
1. Vëlla i nderuar, njeriu është krijesa më e përsosur, prandaj edhe Allahu i Lartësuar e ngarkoi me përgjegjësi dhe obligime. Por megjithëkëtë ai është i paaftë të kuptojë gjithmonë se cilat gjëra janë në dobi të tij dhe cilat jo. Allahu i Lartësuar thotë: "...Ju mund që ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (Bekare, 216)
Alaudin Abazi
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (18/01/2010)
Klikime: 655 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024