E diel, 22/12/2024, 12:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kam folur me të online dhe me mesazhe...

Pyetje:

Kam një hall shumë të madh, për të cilin desha t’u drejtohem juve. Nuk po gjej mbështetje te askush tjetër sepse askush nuk di për këtë punë. Ju lutem, më ndihmoni!
Jam një vajzë 16 vjeçare. Nuk jam e mbuluar, ndoshta kjo sepse rrethi ma imponon, sepse askush në familjen time nuk është e mbuluar dhe gjithashtu edhe në rrethin më të gjerë. Shkoj në shkollë dhe në kurs të gjuhës angleze. Mirëpo çdo herë mundohem që t’i respektoj gjërat që duhet t’i posedoj një muslimane. 
Mirëpo një gabim që kam bërë, nuk e di a do të ma falë i MADHËRISHMI YNË.  Në kursin e gjuhës angleze, kam një shoqe. Këtë shoqen time, e ka motër djali për të cilin po ju shkruaj. Unë atë e kam parë në fotografi dhe më ka pëlqyer jo vetëm në pamje por edhe për zgjuarsinë që ai posedon (jam e re, më kuptoni). Por kam një familje e cila nuk e pëlqen fare që unë të flas me një djalë, sepse thonë jam e re, (e di edhe vet këtë që bëj keq), por unë e kam marrë disi e-mail-in e atij djalit dhe e kam regjistruar edhe pse ai edhe sot nuk e di se kush jam në të vërtetë. Unë e kam gënjyer me qëllim të mos më njoh, sepse jemi afër me qytete dhe e kam ditur se do t'më njoh nëse i tregoj se kush jam. Kam folur me të online dhe me mesazhe, por atij i kam thënë se unë jam e dashuruar në dikë tjetër, me qëllim mos ta lë të shpresoj më tek unë... Pra, ai më ka pëlqyer mua, si një djalë i zoti, në shkollë dhe në punë, si dhe ai falet shumë shpesh...!
Unë kam trilluar kinse jam një vajzë krejt tjetër, mirëpo shumë gjëra ia kam thënë, ato që unë i bëj. Pra, vetëm me "dokumente" kam trilluar (emrin, mbiemrin, vendin e lindjes, ku shkoj në shkollë) e tjerat gjëra i din krejt për mua...
Më tregoni çfarë të bëj që ta fshij këtë mëkat?



P
ërgjigje:

E lexova pyetjen tuaj dy apo tre herë me qëllim që të arrij deri te ajo se çka po kërkoni. Nga pyetja juaj pashë se shumë gjëra i keni të ngatërruara. Atëherë në vazhdim po ju këshilloj me sa vijon:

-          Keni frikë Allahun e Lartësuar duke ndier robërinë e plotë ndaj Krijuesit! Lexoni ajetet në suret, (Bekare: 281); (Ali-Imran: 102, 200); (Maide: 8,100); (Tevbe, 119); (Nahël: 128); (Shuaraë: 108, 110, 126, 131)!

-          Formoje personalitetin tënd në përputhje me mësimet islame në tërësi!

-          Allahu i Lartësuar i udhëzoftë prindërit tuaj dhe juve gjithashtu në atë që është e hairit dhe e dobishme!

-          Forconi lidhjet me Krijuesin duke e adhuruar Atë me sinqeritet dhe përkushtim! Falni namazin rregullisht dhe mbulohuni menjëherë!

-          Mëso njëherë e përgjithmonë se gënjeshtra, rrena, mashtrimi, intriga, dallaveret janë cilësi e njerëzve që janë me besim të dobët, me moral të paformuar. Ju duhet ta dini se rrena dhe mashtrimi janë ta ndaluara, mendoj që nuk ka nevojë edhe për këtë të ofrojmë argumente!

-          Ke kujdes në përzgjedhjen e shoqërisë, shoqërohu me ato shoqe që kanë edukim të mirë e moral, me ato shoqe që i frikohen Allahut! 

-          Mos mashtro të tjerët se këto nuk janë cilësi të besimtares! Ju jeni e re dhe keni nevojë për këshilla. Bëhu transparente me prindërit tuaj, mundohu ta gjesh gjuhën e komunikimit me ta! Ata ty të duan dhe ta dëshirojnë të mirën. Dertet dhe hallet qaj me më të dashurit tu! Ti je ajo që lutesh për prindërit në fund të çdo namazi.

-          Largohuni nga dashuriçkat e çastit, të internetit e të intrigave! Juve nuk ju lejohet ky komunikim i lartpërmendur (me internet, sms etj.)! Ju keni të drejtë të mendoni për lidhje martesore por jo siç dëshironi ju. Në Islam ka rregulla dhe parime, të gjitha këto janë për me të ruajt ty nga intrigat e shejtanit që dëshiron të të shpie në zjarr të xhehenemit.

-          Pendohuni te Allahu i Lartësuar me pendim të sinqertë! Allahu është Falës dhe i Gjithëmëshirshëm.

-          Lutju Allahut të Lartësuar për falje, Ai padyshim që ua falë gabimet juve!

Në fund e lus Allahun e Lartësuar që t’ju udhëzojë dhe t’ua falë gabimet! 




                                      Ulvi Fejzullahu

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (05/04/2011)
Klikime: 1227 | Komentet: 5 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 5
5 drita burimi  
0
a lejohet dy djem ti martojn prinderit per nje dit,,kemi degjuar qe nuk ba shkaku njeri prej qifteve skan fat ne jet dhe se nuk do ken fmi,,,dhe nuk ban mu martu midis 2 bajrameve.ju faleminderit

4 emine  
0
selam medicinska alkohol per temperatur per te lyer trupin lejohet a per pije jo............ mirpo all-llahu alem alm

3 emine  
0
selam i them hanes let shkoj ne medresese let vendoj mbulesen let mer vendimet se nese jo njerzit all-llahu do ti jep mbeshtetje........... all-ahu te ndihmoft alm

2 Hana  
0
Selam alejkum o musliman, un kam nje hall te madh jam 15 vjeqe dhe jam ne klasen e 10, mua ne jet me ndodhin shum gjera te padeshirueshme shum gjera qe un nuk i dua, sa isha ne klasen e 9 deshira ime me e madhe ishte te shkoja ne shkollen e medreses, prinderit e mi e perkrahen vendimin tim mirpo nje i afert i imi ishte kunder kesaj prandaj me regjistroi mua ne gjimnaz pra ne shkollen qe un nuk deshiroja te shkoja, un tani me kam marr nje vendim dua qe pasi ta perfundoj klasen e 10 dua qe te regjistrohem ne medrese dhe tja filloj nga e para un jam falur dhe ende vazhdoj te falem mirpo deshiroj qe me emer te ALLAHUT ta ve edhe mbulesen, un dua ta di se a kam gabu qe kam vepru keshtu pra qe e kam ndegju te afermin tim!?

1 ena  
0
Ai lejohet nje muslimani te konsumoj birren 0% alkool

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024