E enjte, 25/04/2024, 10:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme

Jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme

 
Allahu i Lartësuar thotë:
"Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim, zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë thahet dhe befasi e sheh të zverdhur, dhe pastaj mbetet e thyer e llomitur. Në Ahiret ju pret vuajtje e rëndë ose falje e Allahut dhe kënaqësi e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme." (el-Hadidë, 20)
 
nature_021.jpg NATURE picture by toska_marina

Allahu i Lartësuar i drejtohet njerëzimit me këtë ajet Kur'anor duke ua rrumbullakuar tërë kuptimin e jetës së njeriut, në të gjitha etapat. Me shprehjen "jetë e njeriut", gjithherë duhet të kuptohet jeta e tij prej krijimit të shpirtit e deri te strehimi i tij i përhershëm në Ahiret, përfshirë këtu lindjen dhe vdekjen e tij në këtë botë, ringjalljen etj.. Me këtë shprehje nuk duhet kuptuar assesi vetëm jeta e tij në këtë botë.

Dihet se njeriu si njeri, edhe pse i kishte dhënë Allahut besatimin që ta njohë për Zot, atëherë kur ishte shpirt , ai kur u krijua me trup dhe erdhi në këtë botë, erdhi me brendinë e tij, që tani përbëhet edhe me epsh, lakmi, egoizëm etj., harroi atë besë të dhënë Allahut dhe shpeshherë e zëvendësoi Allahun me zota të tjerë, dhe varësisht prej nivelit të besimit ndaj tyre edhe i adhuron ose thënë më thjesht ua dedikon jetën. ثshtë e ditur se për t’u dhënë pas bukurive të dynjasë stimulon ana e brendshme e njeriut, djalli nga xhinët dhe nga njerëzit etj., dhe shikuar sipërfaqësisht duket se është vështirë t'i kundërshtosh ato dhe t'ua kthesh shpinën. Mirëpo besimtari, falë pasqyrimit islam që i jep jetës së njeriut në përgjithësi, e ka të qartë të mirën, por nuk e ngatërron me më të mirën. E kupton se ka gjëra që ia do bota e tij e brendshme, por e di që të tilla mund të jenë në dëm të tij, kur është fjala te pasojat dhe reflektimet e tyre në jetën e njeriut, shikuar në vija të trasha. Kështu, njeriut i zgjohet ndjenja e shpresës së garantuar, me të cilën është në gjendje t'i përballet dëshirave të tij të përshpejtuara dhe t'i refuzojë në mënyrë të prerë gjërat "e këndshme" në favor të asaj që është më e qëndrueshmja dhe më cilësorja.

Allahu, subhanehu ve teala, me këtë ajet, i cili gjendet në suren el-Hadidë dhe radhitet fill pas ajetit, ku Allahun tregon se njerëzit janë në dy kategori kryesore; besimtarë të sinqertë, për të cilët është Xheneti dhe mosbesimtarë, që i refuzojnë dhe përgënjeshtrojnë argumentet e Allahut, të cilët do të jenë banorë të Xhehenemit, i drejtohet njerëzimit dhe u thotë:

اfarë përmban Dynjaja?

Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim, zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë!

E vështruar me kujdes, të gjitha veprat, përveç adhurimeve dhe riteve fetare, sillen rreth ndonjërit prej këtyre pesë boshteve kryesore. A thua vallë janë të ndaluara këto gjëra? Njeriu duhet të ketë gjithherë një gjë parasysh, në jetën e tij të përditshme, që të mos i ngatërrojë asnjëherë mjetet dhe qëllimet. Andaj këto të pesë gjërat, mund të jenë të lejuara, nganjëherë edhe të preferuara, por shpeshherë të ndaluara, varësisht nga qëllimi i përdorimit të tyre.

Disa komentues të Kur'anit këto gjëra i vlerësojnë kështu:

Kjo botë është lojë si ajo e fëmijëve, dëfrim si dëfrimi i të rinjve, zbukurim si zbukurimi i grave, mburrje e lavdërim siç mburren rivalët në dije, fuqi, eksperiencë etj. dhe rivalitet e garë ashtu siç garojnë tregtarët në pasuri.

اfarë është dallimi në mes lojës dhe dëfrimit? Disa komentues kanë thënë se lojë لَعِبٌ (leib) është gjithçka që të bën ta duash Dynjanë, kurse dëfrim لَهْوٌ (lehv) është gjithçka që të mashtron nga Ahireti.

Sido që të jetë, edhe pse këto gjëra mund të jenë të këndshme dhe njeriu mund të lakmojë në to, dhe në shumë raste disa prej këtyre mund të jenë të lejuara, por kur kihet parasysh dinamika e kërkuar prej njeriut, që lipset ta përcaktojë statusin e tij për jetën e amshuar, dhënia e tepruar pas tyre mbase mund ta largojë atë nga qëllimi i tij vigan, që është shpëtimi nga zjarri i Xhehenemit dhe banimi i përhershëm në Xhenet. Andaj këto gjëra, apo në përgjithësi kjo botë, kujt mund t'i përngjajë?

"Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë thahet dhe befasi e sheh të zverdhur, dhe pastaj mbetet e thyer e llomitur."

اfarë krahasimi i lartë vije nga Allahu i Lartësuar! Allahu ekber!

Tërë kjo botë i ngjaka, një shiu të begatshëm, i cili bën të rritet bima apo kulturat bujqësore, arsye për të cilën gëzohen bujqit. Gëzohen bujqit ashtu siç gëzohen fëmijët kur triumfojnë në lojë dhe ashtu siç gëzohen të rinjtë kur dëfrehen. Ashtu siç gëzohen femrat kur zbukurohen dhe ashtu siç gëzohen tregtarët kur fitojnë më shumë se të tjerët. Të gjithë këta gëzohen për rezultatet e tyre, e më shumë të drejtë që të gëzohet nga këta ka bujku. Por e përbashkëta e tyre është se të gjithëve ky gëzim nuk u zgjat shumë, sepse është i përkohshëm. Pas pak e sheh se bima, për të cilën ishte gëzuar bujku ishte jetëshkurtër dhe befasisht e sheh të zverdhur e pastaj edhe të thyer e të llomitur. Vërtetë e tillë është praktikisht jeta në Dynja. Lodhje, rraskapitje, dërrmim, vrapim, angazhim, braktisje e shumë gjërave, shpeshherë edhe atyre pozitive, por ndodh edhe braktisje të obligimeve duke vrapuar pas Dynjasë, dhe në fund asnjë minutë jetë më shumë se aq sa ka caktuar Allahu. Pra s'ka shmangie prej vdekjes. Vërtetë si shqiptari, ta zëmë shembull, që luan shah me serbin, dhe duke angazhuar mbret e mbretëreshë, oficerë e ushtarë, të tërë arsenalin ushtarak me topa e kuaj, ia del të shënoj fitore kundër serbit dhe gjen gëzim për fitoren e arritur. Por ky gëzim shumë shpejt kalon dhe ndoshta shndërrohet në dëshpërim kur e sheh se fitorja ka qenë vetëm në tabelë të shahut e jo edhe në realitet. I tillë ishte edhe gëzimi i bujkut pas shiut, kur bima përfundon me llomitje.

Pra të tillë janë ata që mundohen ta përshpejtojnë gëzimin dhe dëfrimin në këtë botë. Mos të harrojnë të tillët se kjo botë nuk është botë karari!

Fjala bujq në këtë ajet përmendet si kuffarë الكُفَّار shumës i fjalës kafir الكافر. Komentuesit e Kur'anit kanë dy mendime në lidhje me domethënien e kësaj fjale në këtë kontekst të fjalisë:

Mendimi i parë, të cilin e përkrahin shumica e komentuesve, është se me fjalën el-kuffarë janë për qëllim bujqit, pasi fjala kufër në esencë ka kuptimin e mbulimit. Andaj edhe bujqit mund të quhen ashtu pasi ata e mbulojnë farën me dhe. Po ashtu konteksti i fjalisë ndihmon në këtë kuptim.

Mendimi i dytë përkitazi me fjalën el-kuffarë në këtë ajet, është se fjala ka për qëllim mosbesimtarët, ashtu siç përdoret në shumicën e vendeve në Kur'an. Dhe kjo sipas bartësve të këtij mendimi, nuk ndeshet me kontekstin e ajetit në përgjithësi, sepse, sipas tyre, mosbesimtarët janë ata që gëzohen shumë për të mirat materiale e në këtë rast, për shiun që bie në kohë kur bima ka nevojë dhe me zhvillimin e saj gëzohet mosbesimtari, pasi për të kjo është një arritje shumë e madhe.

Mendimi i parë duket të jetë më i saktë edhe për kah konteksti i fjalisë, por edhe në bazë të ajetit 29 të sures el-Fet-h, ku Allahu i lavdëron besimtarët dhe i paraqet si një farë që lëshon filiza e forcohet, e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet,

يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

...duke i gëzuar bujqit, (këtë shembull Allahu e sjell) për t'i zemëruar kështu mosbesimtarët.

Pra, në këtë ajet Allahu e përdor fjalën zurr-rra' (shumës i fjalës zari' që ka kuptimin mbjellës-bujk) në vend të fjalës kuffarë në ajetin tonë, kur është fjala te gëzimi i tyre për bimën e mirë.

اfarë përmban Ahireti?

"Në Ahiret ju pret vuajtje e rëndë ose falje e Allahut dhe kënaqësi e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme."

Dinamika, të cilën e përmenda më parë, se njeriu nuk ka shumë kohë që ta kalojë atë në lojë e dëfrim, sepse me një etapë jete të shkurtër siç është kjo e kësaj bote, duhet ta përfitoj jetën e amshueshme të Ahiretit, pikërisht këtu bëhet e qartë kur Allahu na kujton se në Ahiret ka dënim të vështirë. Kjo gjë nuk duhet të na lërë të qetë gjatë gjithë jetës në këtë botë. Hasan Basriu nuk qeshte fare, pa marrë parasysh rrethanat.

- Ishte pyetur përse nuk qesh kurrë?

- A e kam kaluar Urën e Siratit që të rehatohem e të qeshi? – ishte përgjigjur.

Pra atje ku jeta është e pafund, ndonëse ka begati të mëdha dhe rehati të papërshkrueshme, të cilat janë në Xhenet, ka mundësi që të jemi me status tjetër të kundërt nga ai i begative dhe pafundësia vlen edhe për aty pastaj. Allahu na ruajt prej zjarrit!

Padyshim se rruga për në Xhenet, Allahu na bëftë një prej banorëve të tij, kalon mbi buzët e zjarrit. Secili do të kalojë mbi atë Urë. Allahu thotë:

"Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t'i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t'i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të."

Se do të jesh i sigurt në ecje mbi atë Urë apo jo, varet prej veprimtarisë sate në Dynja. Vallë a ka kohë për lojë, dëfrim ... dhe a ia vlen të bëhen prioritet në këtë interval të shkurtër?

Në Ahiret ekziston edhe opsioni tjetër dhe s'ka alternativë tjetër përpos tij. ثshtë fjala për faljen e Allahut dhe kënaqësinë apo pajtueshmërinë e Tij. Ky privilegj është i papërshkrueshëm. Por edhe sakrifica për ta arritur, nuk ka qenë gjithaq e lehtë. Durimi dhe maturia e njerëzve që dinë ta çmojnë vlerën dhe antivlerën, ta dallojnë të shpejtën e shkurtër me të ngadalshmen e gjatë. Që janë në gjendje ta sundojnë veten e tyre dhe t'i përmbahen besatimit të dhënë se Zoti i tyre ishte Allahu. Pra ishin të zotit e vetvetes e jo vetja e tyre zot i tyre. Pra e kuptojnë të vërtetën si të tillë dhe e pasojnë, të pavërtetën si të tillë dhe i shmangen asaj.

Nuk bën të mos e përmendim faktin se Allahu përmend dënimin së bashku me mbiemër, pra vuajtje e rëndë, por përmend nga ana tjetër edhe dy gjëra, faljen dhe kënaqësinë. Kjo i ngjason thënies së të Dërguarit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, kur tha rreth surës el-Inshirah, se dy lehtësime peshojnë një vështirësi.

Allahu na e mundësoftë këtë dhe na e mundësoftë pastaj faljen dhe kënaqësinë e Tij.

Andaj të mos harrojmë se:

" jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme."

Mësime nga ajeti

-Përshkrimi real dhe i thjeshtë i të dy botëve. Jo se nënçmohet Dynjaja, por i jepet vlera reale. Nuk mund të nënvlerësohet tej mase kjo botë, kur e ardhmja varet nga kjo. Punët që lidhen direkt me të si shuarja e epsheve, egove etj., ato janë që duhet përçmuar. Seid ibën Xhubejri ka thënë: Jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme, nëse ajo të shmang nga kërkimi i Ahiretit. Por nëse ajo të thirr për ta kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe për ta kërkuar Ahiretin, nuk ka mjet më të mirë se ajo.

-Të mos harrojmë se çështja e dënimit u përmend para faljes dhe pajtimit!

-Zhgënjimi i lojtarit, të riut..., bujkut do të jetë i shpejtë. Dikush nga ta do të ngopet për pak qaste, tjetri për pak ditë e bujku për pak muaj do të ngopet me bimën e tij. Kurse i habituri pas dynjasë, nëse nuk kujdeset për veten e tij duke i seleksionuar prioritetet e jetës së tij sa të jetë në këtë botë, zhgënjimin do ta ketë krejt në Ahiret. Por le ta dijë se atëherë do të jetë vonë.

-Disa dijetarë këtë ajet e kanë lexuar në këtë formë. Këto pesë gjëra i kanë nda në pesë etapa të jetës së muslimanit, duke i lënë afat 8 vite për çdo etapë. Kjo botë është lojë dhe praktikisht fëmijët deri në moshën tetë vjeçare merren me lojë. Pastaj është dëfrim. I riu deri në moshën 16 vjeçare ka vullnet më të theksuar për të. Pastaj është faza e dëshirës për zbukurim dhe përmbyllet në moshën 24 vjeçare. Vijon më pas etapa e katërt e lavdërimit dhe mburrjes me të arriturat, në arsimim, edukatë, forcë, martesë etj. dhe mbyllet kjo dëshirë në moshën 32 vjeçare. Më në fund vije dëshira për të garuar në pasuri dhe fëmijë dhe kjo përmbyllë moshën 40 vjeçare kur njeriu arrin pjekurinë e plotë. Pas kësaj moshe, konsiderojnë ata, është turp të merret muslimani, përveç se me ibadet. Bazuar në këtë ndarje të mrekullueshme, nuk ka hije 50 vjeçi të jetë aventurier e lëre më më i vjetër.

Porosia e ajetit

-Mos u habitni o njerëz!

-Mos i ngatërroni gjërat!

-Mos e shitni të shtrenjtën për të lirën!

-Mos e lëni të përhershmen më të mirë për hir të të përkohshmes jo aq të mirë!

-Mos i lëni gjërat e rëndësishme edhe nëse janë të hidhura dhe të urryera shikuar nga jashtë, për hir të jetës komode të afatizuar!

-Mos iu qasni seriozisht Dynjasë dhe gëzimeve të saj duke rrezikuar kështu gëzimet dhe të mirat e Ahiretit!

-Mos e lëni thjesht Ahiretin për Dynja!

Dijeni se e tërë jeta e kësaj bote është lojë, dëfrim, zbukurim, mburrje-lavdërim dhe rivalitet e garë!

Autori:Muhamed Dërmaku

Muhamed Dërmaku

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/09/2009)
Klikime: 987 | Ranguar: 4.5/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024