E martë, 24/12/2024, 03:39
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Jam një djalë që kam bërë mëkate shumë
Pyetja:

Selam alejkum!
Më ka ardhur shumë mirë kur e pashë këtë faqe për të bërë pyetje, që të ndihmohen të tjerët. Unë jam një djalë që kam bërë mëkate shumë dhe të ndryshme dhe po të t’i tregoja, do të trishtoheshe hoxhë, gjynahe të mëdha. Jam munduar t’i lë, disa i kam lënë dhe disa i bëj ende. Është shumë keq, se e di se janë mëkate dhe i bëj dhe njerëzit më njohin si musliman, nganjëherë u tregoj njerëzve për fenë islame. Jam lodhur, se nuk po mundem t’i lë gjynahet dhe do ta kisha vrarë veten, por e di se nuk bën dhe disa gjëra i lë, keq shumë. Me këto gjynahe më shumë më vjen turp të dal para Zotit sesa ia kam frikën dënimit të Tij. Dhe në fund hoxhë, nuk di se çka, vetëm se të tjerët të bëjnë dua për mua, që Allahu të m’i falë mëkatet, se për veten time e kam problem.
Allahu ju shpërbleftë!

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i nderuar, thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: “Çdo bir i Ademit është gabimtar, por më i miri prej tyre është ai që gabon dhe pendohet.” Pra, bëjnë gabime, por pendohen nga ato gabime. Gjithashtu, i Dërguari salallahu alejhi ue selem thotë: “Sikur të mos gabonin njerëzit, do t’i shkatërronte Allahu ata dhe do të krijonte njerëz që gabojnë dhe pendohen.”
Muhamedi salallahu alejhi ue selem na ka treguar se “me të vërtetë Allahu gëzohet kur robi i Tij pendohet”. Ajeti kuranor që gjendet në suren Zumer thotë: “Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues!” (Zumer 53)
Në gjithë këto argumente u përmend pendimi, po a thua vallë si bëhet ai dhe çfarë kushtesh ka?
Për t’u penduar kërkohen disa kushte nga ai që pendohet, si :
1. të largohet nga ai mëkat,
2. të zotohet për të mos u kthyer më në atë mëkat,
3. të bëhet pishman për mëkatin e bërë,
4. nëse mëkati i tij është i lidhur me ndonjë zullum të bërë ndaj njerëzve, atëherë obligohet t’ua kthejë atyre atë të drejtë (nëse i ke marrë ndonjë gjë, ia kthen atë),
5. të jetë pendimi para gargarës (para se të shtrihet për vdekje).

Përmes luftimit që i bën robit të Allahut subhanehu ue teala, shejtani shpesh e mund dhe e shtyn ta prishë pendimin e tij, por Allahu subhanehu ue teala e ka lejuar, madje jo vetëm që e ka lejuar, por na ka udhëzuar që sa herë që robi i Tij e thyen pendimin, ta ripërtërijë atë.
Kurse fjala jote se të vjen turp të dalësh para Allahut, por se nuk frikësohesh nga dënimi i Tij është fjalë jo e mirë, por ti duhet të thuash se ke turp nga Ai dhe gjithashtu ke frikë nga dënimi i Tij, sepse kjo është pjesë e besimit musliman.
Dhe së fundi, e lus Allahun Fuqiplotë të të mundësojë të largohesh nga ato mëkate dhe të bëhesh prej robërve të devotshëm të Tij. Të porosis të veprosh vepra të mira, se veprat e mira i fshijnë të këqijat, bazuar në hadithin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Pasoji veprat e liga me ato të mira, në mënyrë që të fshihen ato (të ligat).” Gjithashtu, të këshilloj që të zgjedhësh një shoqëri të mirë dhe të devotshme, në mënyrë që të të lehtësohet largimi nga mëkatet. Thotë i Dërguari ynë salallahu alejhi ue selem në një hadith të vërtetë: “Shembulli i shokut të mirë dhe atij të keq është sikurse shoku që punon me parfum ose i atij që është farkëtar. Nga ai që shet misk (parfum) ose do të blesh misk, ose së paku do të gjesh erë të mirë, kurse farkëtari ose do të ta djegë trupin ose rrobën tënde, apo së paku do të gjesh erë të keqe.” (Transmeton Ebu Musa el Eshariu, hadithi është i vërtetë në Sahihun e Buhariut)
Allahu e di më së miri.

 

Fatmir Raçi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2009)
Klikime: 1830 | Komentet: 7 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 7
7 muslimanja  
0
selam alejkum inderuari hogj shum respekt per nje hogj qe aq bukur sqaron dhe ligjeron .allahu te shperbleft me gjenet jam nje moter muslimane kam martes aq te lumtur por jam sprovuar rand qe me qen tjetra ish terhjek edhe ish shliru nga gjindet edhei kish hub te gjittha vetem me qen vet mir . por un nuk jam dorzu betejen e mbajta sa veshtir esht kur buri te semuhet dhe te fajson per ni pun qe nuk e ke ba derisa me esht duhur te betohenm para hogjes ne kuran dhe prap ka vazhdu kjo procedur .elhamdulila allahut allahu me udhezoj ne islam kam pas shum predikime nga te gjith pse jam mbulu po un jam betu ne allahun dhe nuk e hjek edh nese duhet te ndahem nga buri thmit .pastaj kam pas ende fjal te pa verteta per ka morali nga buri po un nuk jam dorzu tani elhamdulila buri asht qetesu pasi qe jemi sheru me hogj po un ende nuk po muj mu sheru qte bej kalojm mir po un nuk kam ndjenja per bur ne krevet ju lutem me ndihmoni me trgoni shpirterisht sdi qa kam .

6 pettaaa  
0
ishalla ALLAHU te ndihmon e qet en rrug

5 pettaaa  
0
me vjennn shumm shummm keq ishallaaa ALLAHU i ndihmon e qet ne rrugggg...

4 Joni  
0
Une mendoj, pa i hequr asgje asaj qe u tha me siper, qe vellau te beje dua cdo nate te Zoti i Madheruar qe ta ruaj nga ato gjynahet qe ben dhe kete ta bej me durim derisa Zoti tia pranoje duane ne dashte Ai (xh.sh)
All-llahu alem

3 romesa  
0
Selamu alejkum..me vejn keq per ket djal po nese pendohesh me siqeritet zoti ti fal mekatet apet ai ben mir per na po nese pendohesh qe kurr mo mos me i perserit ti fal zoti inshAlla aj e din mes miri po kisha deshir me kontku me juve ju pershdet motra nga tetova

2 kimeti  
0
selam errahmetulla ju prshndes shum pr ket radi te mrekullushme zoti ju shprbleft jam ni grue 47 vjeqar nuk jam emlume me deshir kom qef me umlue buri nuk edon fore shami po kom vendos selam rrahmetulla zoti ju shprbleft

1 hasan asani  
0
e selamun alejkum vlla muslimon per ket artikull te bukur se metevertet te shtin me mendu pak ma fell per gabimet qi po bojm allahu ju shperbleft dh e jav shtoft dityrin selam elejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024