E martë, 24/12/2024, 03:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Jam në shkollë të mesme dhe më bie t'i bashkoj namazet
Pyetja:

Selam alejkum!
Jam në shkollë të mesme dhe më bie ta bashkoj namazin e ikindisë me namazin e akshamit. A është kjo gjë e lejuar, apo duhet ta fal ikindinë së bashku me drekën, apo si t'ia bëj?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Namazet që jemi të obliguar t'i falemi gjatë ditës kanë kohën e përcaktuar dhe duhet t'i përmbahemi kësaj.
Në raste specifike, si udhëtimi, sëmundja ose në pamundësi të përmbajtjes së kohëve të përcaktuara, kuptohet për arsye të justifikueshme, atëherë lejohet që të bashkohen dy namaze dhe ato të falen në një kohë. Por duhet ta kemi parasysh se namazet të cilat lejohet të bashkohen janë vetëm namazi i drekës me ikindinë dhe namazi i akshamit me jacinë. Kështu që drekës dhe ikindisë në raste të arsyeshme u bashkohet koha e faljes dhe ato lejohet të falen së bashku prej kohës së drekës derisa t'i kalojë koha e ikindisë. Gjithashtu edhe akshamit dhe jacisë u bashkohet koha dhe lejohet të falen të bashkuara prej hyrjes së kohës së akshamit deri në fund të kohës së jacisë.
Kurse bashkimi i namazit të ikindisë me akshamin nuk është i lejuar dhe ajo që ju veproni ju nuk është e drejtë, prandaj duhet të keni kujdes dhe të mos vazhdoni në të.
Ajo që ne do t'ju këshillonim është se ju së pari duhet të tentoni t`i falni namazet në kohën e tyre, qoftë në pushimet ndërmjet orëve, së paku farzet. Nëse nuk keni mundësi, edhe pse besoj se nëse e jepni mundin, do ta arrini, atëherë bashkojeni drekën me ikindinë në kohën e drekës dhe kjo është zgjidhja që mund ta bëni. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2009)
Klikime: 837 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024