E hënë, 23/12/2024, 21:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Jam e pasigurt për fejesën

Pyetja:

Të nderuar-a,

Jam duke e ndjekur me kujdes faqen tuaj, Allahut ju shpërbleftë me të mirat e Tij për punën që po bëni dhe këshillat që po jepni.

Unë kam disa çështje preokupuese, pyetje.

Jam 30-vjeçare, kam kryer fakultetin, punoj po ashtu, po nganjëherë po ndihem ashtu e padisponim, e pamotivuar për jetë, të gjitha arritjet i arrij me vështirësi, ashtu gjithçka në minutën e fundit, nuk di pse po me të vërtetë mundohem shumë dhe arrij pak. Namazin e fal, ama jo rregullisht. Me sa kam lexuar disa faqe muslimane nga përgjigjet tuaja, se është mirë të shkohet te hoxha që bëjnë ruku dhe këndim të Kuranit, ju lutem a ka mundësi të kem një nr kontaktues të këtyre hoxhallarëve, nëse mund t’u them kështu. Besoj se do të më kishin ndihmuar se kohën e fundit kam problem se edhe rrobat më humbin shumë, brenda këtij viti diku më kanë humbur 6 bluza, brenda shtëpisë kur po i kërkoj nuk i gjej në dollap të rrobave.
Po ashtu jam e pafejuar, tash jam duke u takuar me një djalë që fal 5 kohë namaz, i ngritur profesionalisht, një njeri shumë i mirë, ai është i gatshëm që të fejohet me mua, po unë jam shumë e pasigurt me atë njeri, herë më pëlqen pamja e tij herë jo, megjithëse e di se nuk ka peshë pamja fizike e një njeriu po shpirti i tij, po unë po e kam shumë të vështirë të marr një hap të tillë, kam bërë namazin e istihares po nuk po di si të veproj mendja thotë ndryshe zemra ndryshe, mos po e humb një njeri të mirë që e ka frikë Allahun xh.sh..

Ju lutem që të më përgjigjeni sa më shpejt që mundeni, se jam në hall të madh me të vërtetë, nuk po kam as gjumë, as oreks, as qetësi shpirtërore, jam në një mjegull të madhe besomëni.
Zoti ju shpërbleftë!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pyetëse e nderuar, selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh! Jemi mirënjohës për besimin që keni treguar te faqja jonë, lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë nga ata që përpiqen të mbjellin fatbardhësi e begati në shpirtrat e njerëzve, ndërsa ju t’ju ruajë, t’ju saktësojë, t`ju furnizojë me dituri të dobishme dhe vepra të mira, amin!

Çështja e parë me të cilën do ta filloja këtë përgjigje është rreth namazit, pasi bëhet fjalë për një adhurim shumë të rëndësishëm për besimtarin dhe besimtaren. Motër e nderuar, ju porosisim që në këtë të mos neglizhoni, por të mundoheni ta falni atë me rregull e përpikëri. Me këtë ju përmirësoni raportin me Krijuesin tuaj, i cili ka në dorë çdo gjë, Ai është i vetmi që me lejen e vullnetin e Tij bëhen gjërat. Prandaj hapi parë që duhet ta ndërmerrni për t`i zgjidhur problemet tuaja, për të cilat na shkruani, është që ta përmirësoni raportin me Zotin tuaj.

Për sa u përket problemeve të natyrës që kanë nevojë për trajtim nga hoxhallarët e mirëfilltë të cilët shërojnë (bëjnë rukje) me Kuran dhe lutje pejngamberike, do t`ua dërgojmë adresat e tyre me lejen e Allahut.

Ndërsa në lidhje me fejesën që po ju ofron djali në fjalë, nuk themi se është një mundësi që nuk duhet lëshuar, por prolongimi i kësaj është i dëmshëm për të dy ju. Prandaj sa më shpejt përfundojeni këtë kontakt ose me fejesë ose me ndërprerje (nëse nuk doni të bashkoheni me të). Dijeni se vazhdimi i kontaktit në këtë formë është i jashtëligjshëm në Islam. Ne do t`ju këshillonim që ta vlerësoni ofertën, pasi ai është besimtar dhe keni vërejtur cilësi të mira tek ai, fatkeqësisht vështirë të gjenden këto në kohën tonë. Pamja është diçka dytësore, madje edhe e pavlerë nëse poseduesi është me karakter e veçori të këqija. Mbështetuni në Allahun dhe bëjeni zgjedhje duke e lutur Atë t`ju japë hairin dhe inshallah, me lejen e Tij, do ta arrini atë. Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (17/04/2010)
Klikime: 1460 | Komentet: 5 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 5
5 Sevdai  
0
Blera ketu behen pyetjet per ceshtje te fese etj etj

Ja emaili ketu mund ta dergosh pyetjen

pyetje@klubikulturor.com


4 TINA  
0
BLERA nese e don burin shum te kisha kshilu qe ti bejsh gjitha ato se qka i ka per zmer aj ti i din ato me siguri ,te vishesh garderoben gjith se cilen aj e ka per qef met pa ty,te regulohesh veq per syrin e tina qysh ka qef aj ,te pregaditetesh ushqimin qka e don aj ok,edhe pe shoh qe te ka hup besimi ne to mos bej ashetut nese e don shum edhe besoj se krjet ashetut e hup njerin qee e don nese nuk i beson provoje ne vete heke ate problem qe e ki ok,po te gjitha femnat jemi gjeloze se tutum shum se po ndodh gjithqeka po ate gjelozi qe e ekem ne duam burin me shum se qe mendojem ,lutu shum aALLAHIT edhe me tuteje per te ndihmuar aj e din mes mireti ,edhe un ket momenet u luta per ty ok

3 TINA  
0
blera pse nuk e ke cek se per qka eshet aredh puna me burin tened deri ketu pse aj po thua ti qe nuk po te don me qysh te ka deshet trego pak ma shum ok mos nguro aspak se kem shum probleme ne jet po nuk i shafqim ato lirishet shkruj ok

2 TINA  
0
PSE ketu ke ba pyteje blera

1 blera  
1
ju lutem tme pergjigjni si ta kthej burrin tim tme doj qysh me ka desht gjith un edua pa mas aje esht shum i ftoft ju lutem pergjigjmu ekam hup besimin ne gjithqka kur po e shoh burrin qe me sme don ju lutem hallahut shum mengjesi me nxan tuj u lut kajher tham si ska zot per mu besimi me vjen ne gjithqka veq nese me kthehet burrin qysh me ka desht gjith

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024