E shtunë, 20/04/2024, 05:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Islami dhe shkenca
Islami dhe shkenca


Shkruar nga Fexhrie Kaçiu

Njëra ndër çështjet më të rëndësishme që njohim në historinë e shkencës është qëndrimi i saj ndaj fesë.
Ky qëndrim në disa vende dhe kohë ka qenë negativ, e nganjëherë madje edhe armiqësor. Por, nuk ka dyshim në atë se koordinimi i gjerë ndërmjet shkencës dhe fesë ofron ndihmën më të madhe për zgjidhjen e këtij problemi të madh social.

1. Kështu, p.sh.: ajetet e para, të cilat Allahu xhele shanuhu ia shpalli Muhamedit, alejhi selam, flasin: "Lexo në emër të Zotit, i cili krijon. Ai e ka krijuar njeriun nga gjaku i ngjizur. Lexo në emër të Zotit, i cili është më i Mëshirshmi. Ai e ka mësuar njeriun të shërbente me pendë. Ai ia ka mësuar njeriut edhe atë që njeriu nuk e ka ditur.” (El- Alek, 1-5)
Këto ajete mund të lexohen si thirrje për përfitimin e shkathtësive në lexim dhe shkrim, ashtu që të bëhet ai që din shkrim-lexim edhe i arsimuar.
Rruga e diturisë është e përbashkët për të gjithë njerëzit dhe kurrfarë dallimi nuk ka ndërmjet tyre. Mësimi duhet të jetë në emër të Zotit xh.sh., e jo në emër të dëshirave, të zilisë, të urrejtjes, të ndjenjave raciste apo nacionaliste. Kjo do të thotë qartë se dituria sipas Islamit ka vend të shenjtë dhe detyrë që ta ngrisë njeriun mbi të gjitha nivelet, që i kundërvihen të vërtetës.
2. Siç e ka nderuar Zoti xh.sh. diturinë në Islam, poashtu i ka lartësuar edhe mjetet e saj. E para gjë me të cilën Ai është betuar në Kur’an nga respekti ndaj saj, ka qenë fjala "el-kalem”, "penda”:
"Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë! Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur! Dhe, se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!” (Kur’an, 68: 1,2,3)
Ky betim në Kur’an historikisht i paraprin betimit në trupat e mëdhenj ndriçues të kosmosit siç janë: Dielli, Hëna dhe yjet, me çka preferohet drita e diturisë mbi dritën e yjeve.
3. Kur’ani thekson fjalën "el-ilm”, shkenca dhe format e saj të ndryshme rreth 850 herë, duke ia përshkruar nganjëherë Zotit xh.sh. e nganjëherë të Dërguarve të Tij dhe njerëzve. Poashtu e mëson Muhamedin, alejhi selam, që t’i lutet Zotit xh.sh. në mënyrën vijuese:
"Thuaj: O Zot, m’a shto diturinë”.
Duke komentuar vendin e diturisë në Islam Imam el-Kurtubiu ka thënë: "Po të kishte diç më të ndershme se dituria Zoti xh.sh. do ta urdhëronte Muhamedin, alejhi selam, që t’i lutet për shtimin e tij, siç e ka urdhëruar për shtimin e shkencës dhe diturisë”.
Kështu p.sh.: në Kur’an Allahu thotë:
"Në krijimin e qiejve dhe Tokës, në ndërrimin permanent të ditës dhe natës, ata që kuptojnë do të gjejnë shenja dhe argumente…”
"Nga argumentet e tij është edhe krijimi i qiejve dhe tokës, llojllojshmëria e gjuhëve tuaja edhe e ngjyrërave tuaja; këto janë, njëmend, mësime për ata që dinë.” (Err-Rrum: 22)

Gjithashtu, Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
"Të kërkuarit e diturisë është obligim i shenjtë (fard) i çdo muslimani dhe çdo muslimaneje.” (Ibn Maxhe)
"Çdo njeri, i cili është në rrugën e kërkimit të diturisë, Zoti do t’ia lehtëson rrugën për në Xhenet.” (Sahihul-Muslim)uh
"Përparësia e njeriut të ditur ndaj atij që nuk ka dituri, është sikur përparësia e hënës së plotë ndaj të gjithë yjeve të tjerë.” (Ahmed Ibn Hanbeli, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxhe, Ed-Darimi).
"Ditën e Gjykimit, ngjyra e dijetarëve dhe gjaku i shehidëve do të peshohen dhe ngjyra e dijetarit do të ketë më shumë peshë sesa gjaku i shehidit.”

Historia pa kurrfarë mundësie të dyshimit dëshmon se asnjë religjion kurrë nuk i ka dhënë nxitje përparimit shkencor të krahasueshëm me nxitjen, të cilën i ka dhënë Islami.
Duhet të kuptojmë se neglizhenca e muslimanëve, e jo ndonjë e metë e mësimit islam, e ka shkaktuar dekadencën tonë të tanishme. Islami kurrë nuk ka qenë pengesë e progresit dhe shkencës.
Ne duhet ta kemi vullnetin për arsimim e përparim, që të bëhemi perëndimor. Por, muslimanët nuk guxojnë të dëshirojnë, që të shikojnë me sy perëndimor, të mendojnë me modelet perëndimore të ideve; ata nuk guxojnë të lakmojnë, nëse duan të mbesin muslimanë, ta zëvendësojnë civilizimin shpirtëror të Islamit me eksperimentimin materialist të perëndimit, qoftë kapitalist, qoftë marksist.

Dituria vetvetiu nuk është as perëndimore as lindore; ajo është universale, mu siç janë faktet natyrore. Por këndi, nën të cilin faktet mund të vështrohen e të prezentohen ndryshojnë me natyrën kulturore të popujve.
Të studiuarit e shkencave bashkëkohëse empirike nuk është ajo që do të mund të jetë e dëmshme për realitetin kulturor të Islamit, por shpirti i civilizimit perëndimor, përmes të cilit muslimanët i afrohen këtyre shkencave. Kjo do të thotë se jemi të obliguar që ta pranojmë vetëm materien dhe metodën shkencore, por asgjë më tepër.

Superioriteti i ndonjë kulture apo civilizimi mbi ndonjë tjetër nuk përbëhet në posedimin e shumës më të madhe të njohurisë shkencore (meqenëse ajo është mjaft e dëshiruar), por në energjinë e tij etike, në aftësinë e tij më të madhe për t’i shpjeguar e koordinuar aspektet e ndryshme të jetës njerëzore.

Shoqëria islame si tërësi-duke filluar prej babait të çdo familjeje-duhet kuptuar se parakusht i progresit shkencor është klima e lirisë krijuese të mendimit të cilën duhet nxitur qysh në kohën kur fëmija shkon në çerdhe. Deri te suksesi shkencor-nuk ka rrugë tjetër dhe me siguri se nuk ka shkurtore.
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/12/2010)
Klikime: 714 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024