Intervistë me një myslimane 14 vjeçare!
IslamWay.com: Motër e dashur.. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju motër, së
pari urime për pranimin e Islamit.
Sara: Paqja qoftë edhe mbi ju, faleminderit.
IslamWay.com: A mund të na jepni informata të shkurtra rreth vetes suaj?
Sara: Quhem Sara, jam 14 vjeçare dhe në shkollën e mesme. Jetoj në SH.B.A.
IslamWay.com: Mirë se vini motër Sara..me të vërtetë jam e mahnitur të shoh dikë në moshën tuaj duke kërkuar të vërtetën..më lejoni ta pranoj këtë.. A mund të na tregoni..se si jeni njoftuar me Islamin për të parën herë në jetën tuaj?
Sara: Po, hera e parë që dëgjova për Islamin ishte rreth 3 vjet më parë, isha kureshtare për Zotin dhe fenë dhe dëshiroja të di çfarë besojnë të tjerët. Fillova të lexoj materiale të ndryshme dhe lexova rreth Islamit. Isha e mahnitur se sa përshtypje më bëri.
IslamWay.com: A nuk është pak e çuditshme të fillosh të lexosh për fetë kur ishe 11vjeçare..a ka ndonjë gjë të veçantë që ju e keni për dallim nga fëmijët e tjerë përreth jush?
Sara –duke buzëqeshur-: Mendoj se është e çuditshme të lexosh për fenë në moshën 11 vjeçare, shumica e shokëve të mi nuk e kuptonin se si mund të isha aq e interesuar në kërkimin e Zotit. Familja ime është e krishterë, dhe jam rritur në fe, kështu që dukej e natyrshme për mua të studiojë fenë me themel dhe të vendosë vetë se cila ishte e vërteta. IslamWay.com: A e keni lexuar Kur’anin? Sara: Jo, në atë kohë jo. IslamWay.com: "Gruaja myslimane është e shtypur dhe ka nevojë të çlirohet sikur gruaja perëndimore”.. a keni ndonjë koment për këtë? Sara: Më pikëllon fakti që shumë njerëz në botë sot besojnë se gratë myslimane janë të shtypura. Unë besoj se ne jemi gratë më të lira në tokë! Të ndjekim porositë që Allahu na ka dhënë neve është gjëja më çliruese që mund të bëjë ndonjë grua.
IslamWay.com: Mirë..nga ajo çfarë sheh në perëndim..a janë gratë atje të lira?
Sara: Jo, shumica e grave në perëndim janë të shtypura. Ne jemi përdorur sikur shenja seksi. Shumica e grave veshin kostume që mezi i mbulojnë ato, ato përdorin trupat e tyre për të tërhequr vëmendjen. Ne supozohet të kemi trupa të ‘përsosur’ sipas standardeve të mediave, ne supozohet të dukemi dhe sillemi një mënyrë të caktuar, dhe ne pritet të bëjmë çfarëdo që media na thotë të bëjmë, dhe kjo është të çnderojmë veten dhe Allahun.
IslamWay.com: Pra, a e keni veshur hixhabin?
Sara: Jo nuk e kam veshur. Do të më pëlqente shumë, por familja ime është e pavetëdijshme që unë jam konvertuar në Islam, dhe do ta vesh hixhabin pasi që t’ju them atyre.
IslamWay.com: A mendon se do të kesh problem me ta pasi që t’ju tregosh atyre?
Sara: Nuk jam e sigurt. Mendoj se jam duke lejuar të më kapë frika para se t’ju them atyre.
IslamWay.com: E kuptoj..veç lute Allahun të të japë forcë dhe durim për të ndërmarrë këtë hap.. dhe besoj se të gjithë myslimanët që po e lexojnë këtë intervistë do të bëjnë dua për ju që t’ju lehtësohen gjërat insha Allah..
IslamWay.com: Cila është ajo gjë që ju ka pëlqyer më së shumti në komunitetin Mysliman?
Sara: E çmoj përkushtimin e myslimanëve që kanë në Islam, është një paqe dhe mirësi e mahnitshme që Allahu u jep atyre të cilët i nënshtrohen Atij aq sa ata munden. Për shumë njerëz mund të duket e vështirë për të ndjekur porositë e Allahut, por Allahu i jep çdo myslimani një force të madhërishme për t’i ndihmuar ata. Çfarë më pëlqeu më së shumti tek Myslimanët që i takova është se sa të shoqërueshëm dhe të dashur ishin ata.
IslamWay.com: "Shumë prej myslimanëve në ditët tona nuk janë duke e praktikuar Myslimanizmin…” së pari si ndiheni rreth kësaj? Dhe a është kjo pse Islami nuk është duke u përhapur shumë shpejt? Dhe çfarë do t’i thoshit një Myslimani jo praktikues?
Sara: 1) Unë besoj me vendosmëri se formulimi "shumë Myslimanë të ditëve tona nuk janë duke praktikuar Myslimanizmin..” është e pavërtetë. Nuk besoj se mund të bëhesh me të vërtetë Mysliman pa u bërë ‘Mysliman praktikues ‘. Islami nuk është vetëm një fe, është një sistem jete. Kjo është një prej gjërave që i dua tek ajo. 2) Islami është një prej feve që rriten më së shpejti në botë, besoj se arsyeja për këtë është se njerëzit e kuptojnë të vërtetën në të, dhe kur ata vendosin të jetojnë për t’i shërbyer Allahut, ata janë duke dhënë një lumturi dhe mirësi të madhe të cilën të tjerët e vërejnë dhe e çmojnë, kjo është çfarë i tërheq njerëzit në Islam. 3) T’i besosh Allahut, t’i shërbesh Atij plotësisht, dhe Ai të të japë mirësi, paqe, dhe lumturi nevojitet të bëhesh një ‘Mysliman praktikues’.
IslamWay.com: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Ëndrrat tuaja?
Sara: Gjithmonë e kam pasur një ëndërr: të bëhem një udhëheqëse në botën tonë dhe të ndihmojë që përsëri të vendoset paqja dhe marrëdhëniet e mira midis njerëzve të ndryshëm.
IslamWay.com: A keni ndonjë plan për të mësuar arabishten?
Sara: Po, i DUA gjuhët. Është diçka që më kënaq shumë, dhe nëse prindërit e mi e mbështesin arsimimin tim në arabisht, unë shpresoj të filloj të ndjek një kurs gjuhe këtë Vjeshtë. Babai im ka jetuar për vite të tëra në një vend ku flitet arabishtja, dhe kështu që ai duhet të më ndihmojë mua që të studiojë.
IslamWay.com: Oh e kuptoj..Cili shtet?
Sara: Sudan (në Afrikë)
IslamWay.com: A mund të na tregosh në detaje se si u kthyet në Islam?
Sara: Fillimisht pata dëgjuar për Islamin rreth 3 vite më parë, prindërit e mi e zbuluan që unë jam duke lexuar për të dhe më dekurajuan që të studiojë atë më tej. Pastaj Vjeshtën e kaluar e fillova shkollën e mesme në një shkollë që kishte shumë student myslimanë. Kur për herë të parë fillova të shkojë atje mu kujtua studimi im dhe isha kureshtare se si do të silleshin ata. Prindërit e mi më kishin thënë se Myslimanët janë njerëz të tmerrshëm, luftarak, abuzues. Kështu që unë sikur prisja që ata të silleshin ashtu, isha gabuar! Shokët e parë që zura aty ishin myslimanët. Ata ishin të mirë, të shoqërueshëm, i donin njerëzit. Më kujtohet si flitnin për Zotin e tyre, dhe unë isha mrekulluar nga ajo se sa e donin Islamin. Shumë shpejt fillova t’i respektojë ata, dhe shpejt u bëra kureshtare rreth besimeve të tyre. Një shok imi i pyeti ata për Islamin një ditë, dhe ajo u kthye në një bisedë të gjatë disa orëshe rreth Allahut, dhe Islamit, dhe jetës së përditshme. Isha e befasuar se sa kuptim kishte gjithë ajo, dhe se sa të lumtur ishin ata. Fillova të lexoj Kur’anin dhe të kërkojë më shumë informacione në internet dhe së shpejti unë thashë Shehadetin dhe u konvertova në Islam. Akoma jam e mahnitur se sa e lumtur dhe e qetë është jeta ime. Allahu më ka dhënë forcë në çdo ditë të jetës. Insha Allah prindërit e mi e kuptojnë këtë.
IslamWay.com: Insha Allah..Allahu ju shpërbleftë për kohën tuaj motër..dhe Allahu ju forcoftë në rrugën e drejtë..Amin.. Paqja e Allahut qoftë mbi ju.
Sara: Edhe mbi ju, faleminderit.
Marrë nga islamway.com Përktheu dhe përshtati: Besnik Abrashi
|