Pyetja:
Selamu alejkum. Fillimisht dua t’ju përgëzoj për një website të tillë kaq të dobishëm. Do të doja të dija se cili është gjykimi mbi ilahitë islame që përmbajnë muzike të krijuar nga instrumente të ndryshme muzikore. A lejohet të dëgjohen duke patur parasysh se teksti i tyre është mjaft domethënës. Allahu ju shpërbleftë.
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Në lidhje me muzikën dhe se çfarë dispozite ka Islami ndaj saj kemi folur në disa përgjigje të mëhershme dhe tema të cila janë publikuar në këtë faqe, prandaj mund të ktheheni aty dhe të lexoni:
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1618
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1131
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=955
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=952
Ndërsa nëse në përmbajtjen e tyre ka gjëra të mira, themi se pavarësisht edhe nëse kanë përmbajtje të mirë dhe njerëzit i quajnë ilahi islame, derisa shoqërohen me muzikë ato janë të ndaluara, pasi është përzierje e një gjëje të lejuar me haram prandaj edhe ndalohen. Ne e kemi parasysh se ka disa që janë më liberalë në çështjen e muzikës dhe duke i vënë disa kritere ata i lejojnë disa lloje të muzikës. Por e sakta dhe ajo që mbështetet në argumente të qarta e të drejtpërdrejta është qëndrimi se të gjitha mjetet muzikore ndalohen, përveç defit. Zoti e di më së miri!
Alaudin Abazi
|