Iblisi gëzohet me vdekjen e dijetarit
Thotë Ibën Abbasi [radijallahu anhu]: I kanë thënë shejtanët Iblisit: O zotëriu ynë ç'është me ne të shohim se gëzohesh me vdekjen e dijetarit më shumë sesa me vdekjen e atij që bën shumë ibadet? -Tha Iblisi: Ejani me mua. Shkuan tek një adhurues në vendin e tij ku falej dhe i tha Iblisi: A mundet që Zoti yt ta fusë dunjan në mbrendësinë e vezës? -Tha: Nuk e di. Atëherë tha Iblisi: A e shihni, bëri kufër mënjëherë (e mohoi Allahun). Pastaj shkuan tek një dijetar në uljen e tij e ai i bënte të qeshë shokët e tij dhe iu ligjëronte atyre, e i thanë shejtanët: Dëshirojmë të pyesim diçka. Tha (Dijetari) pyetni. I thanë: A mundet që Zoti yt të fusë dunjan në mbrendësinë e vezës? -Tha: Po! -I thane: Si? -Tha (dijetari) vetëm i thotë bëhu dhe ajo bëhet menjëherë. Kështu pra, shejtani e vendos një bidat (risi) e sheh atë dijetari dhe ndalon prej tij, kurse robi është i përqëndruar në adhurim dhe nuk e vëren atë bidat. Eshtë e vërtetë se dijetari e prish atë çka punon shejtani dhe e shkatërron çka të keqe. Çdo herë që dëshiron shejtani ta ngjalljë një bidati dhe vdekjen e një suneti, dijetari e bënë dallimin mes këtyre dyjave. Nuk ka diç më të vështirë për Iblisin sesa mbetja e një dijetari në një popull.
Transmtohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Dunjaja është e mallkuar dhe e mallkuar është çdo gjë në të përveç përmendjes së Allahut dhe atë çka e pason dijetari ose mësuesi." Dunjaja është e nënçmuar dhe e pavlefshme tek Allahu sa që nuk barazohet tek Ai me krahun e mushkonjës. Ky pra është realiteti i mallkimit nga ana e Allahut xh.sh.. Mirëpo, Allahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ka krijuar dunjanë vendmbjellje për botën e amshueshme (Ahiretin). Andaj, njeriu në të është vetëm një kalimtar, i cili e shton adhurimin gjatë qëndrimit në të. Nuk është për të që t'i afrohet dunjasë dhe të përqëndrohet në të. Përmendjen e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është dituria me të cilën njihet, adhurohet, lavdërohet dhe madhërohet Allahut xh.sh.. Pra, për këtë qëllim Allahu xh.sh. e ka krijuar dunjan dhe banorët e saj.
Allahu xh.sh thotë: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë" (Edh-dharijat, 56) Muadh bin Xhebeli [radijallahu anhu] ka thënë: "Ju porosisë që të kërkoni dituri se me të vërtetë mësimi është frikë ndaj Allahut, shkolla është adhurim, mësimi është madhërim, e hulumtimi për dituri është xhihad." Andaj, për këtë ka bërë dallim Allahu xh.sh. mes librit të zbritur dh hekurit ndihmues siç thotë: "Ne i dërguam të dërguarit Tonë me argumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për t'u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues." (El-Hadid 25) Në këtë ajet Allahu [subhanehu ve teala] e ka përmendur librin e zbritur (Kur'anin) dhe hekurin përarsye se këto dyja janë drejtësi në fe. K'ab El-Ahbari thotë: "Kërkuesi i diturisë është sikurse luftëtari në rrugën e Allahut." Eshtë trasmetuar prej disa sahabeve (kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta) se nëse i vjen vdekja nxënësit të diturisë dhe vdes në këtë gjendje, d.m.th. duke kërkuar dituri, ai është shehid. Sufjan bin Ajjini thotë: "Kush kërkon dituri e ka lidhur besën me Allahun xh.sh.." Ebu Derdai thotë: "Kush mendon se nxënësi i diturisë nuk është sikurse luftëtari në rrugën e Allahut [subhanehu ve teala] ai është i mangët në mendjen dhe mendimet e tij.
Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush e merr një rrugë që të kërkojë dituri Allahu ia ka lehtësuar atij rrugën për në xhennet."
Transmetohet se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka bërë dua për atë, të cilin e ka dëgjuar, mësuar dhe transmetuar fjalët e tij, që t'i shëndritët fytyra. Transmetohet nga Ibën Mesudi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "I prinë popullit (bëhet imam) ai i cili e lexon Kur'anin më së miri e nëse janë në lexim të njëjtë, më i dituri prej tyre për sunetin. E nëse janë në sunet poashtu të njejtë atëherë iu prinë ai i cili e ka pranuar më herët Islamin apo më i moshuari ndër ta." (transmeton Tirmidhiu). Sipas hadithit shihet se ai, i cili ka dituri është më më vlerë dhe përparësi prej atij, i cili ka pranuar më herët Islamin dhe më i moshuari. Dituria për Kur'anin është më me vlerë se sa dituria për sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pastaj ka përparësi ai, i cili e njeh sunetin para atij, i cili e ka pranuar Islamin dhe ka bërë hixhret (shpërngulje prej Mekkes ne Medine).
Transmetohet nga Othman bin Affani [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Më i miri prej jush është ai, i cili e mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëve" (hadith Sahih transmeton Buhariu).
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush vjen në xhaminë time nuk i është dhënë diçka tjetër përveç të mirës ia mëson dikujt (të mirën) ose e mëson për vete. Ai është në pozitën e luftëtarit në rrugën e Allahut. E kush vjen për diçka tjetër ai është në pozitën e atij, i cili shikon në plaçkat e tjetrit."
Transmetohet nga Abdullah bin Omer El-Asi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Transmetonie nga unë qoftë edhe një ajet, flitni për Beni Israilët. Nuk ka dyshim se ai, i cili gënjen për mua me qëllim le ta përgatisë karrigën e tij prej zjarri!"
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nëse vdes personi i ndërpritet puna e tij përveç nga tri: Lëmosha e rrjedhshme, dituria që ka dobi prej saj dhe fëmiu i mire, i cili lutet për të (të vdekurin)."
Mahmud El-Misrij (Ebu Ammar) Përktheu: Lulzim Murseli
|