E enjte, 26/12/2024, 13:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

I verbër i keq i varfër e refuzojnë gratë

I verbër i keq i varfër e refuzojnë gratë
 
(Nga arabishtja: Zuhdi B. Hajzeri Kajro)
Tregon shejh Abdulaziz Elakl duke thënë: Nga tregimet që i kamë dëgjuar është edhe tregimi i njërit nga të afërmit e mijë që ishte hafëz i Kur'anit dhe ishte njeri shumë i sinqertë, e përkrahnin gjithherë të afërmit, ishim në shoqëri me te qysh kur ishim të vegjël..... ishte njeri që i mbante lidhjet farefisnore, njeri i drejtë në kryerjen e obligimeve ndaj All-llahut xh.sh., ishte i verbër.  
Më kujtohet kur një ditë prej ditëve më kishte thënë mua: o biri im -- (e unë në këtë kohë isha në moshën 16 ose 17 vjeçare) --- Pse nuk po martohesh? Unë i thash: Deri sa ta lehtësoi All-llahu xh.sh. ....Gjendja është e atillë që nuk kemi mundësi --- gjendja ekonomike është e vështir --- Pastaj tha: o biri im bëhu i sinqertë me All-llahun xh.sh. trokit në derën e All-llahut xh.sh. dhe të përgëzoi për lehtësim.    
Një herë donte të ma tregonte ndodhin e tij e unë përgatitesha që ta dëgjoja me vëmendje, e më tha : o biri im të tregoj se çka më ka ngjarë mua, pastaj tha: Kamë jetuar në varfëri, babai im ishte i varfër, nëna ime ishte e varfër dhe jetonim si familje në varfëri maksimale, dhe prej se kam lindur kam qenë i verbër, i keq, i shkurtër dhe i varfër.....  
Të gjitha cilësitë që i donë një grua që t’i ketë një burrë asnjë nuk e kam pasur !.... Pastaj thotë: kisha dëshirë të martohem, por si ti qahem All-llahut xh.sh. për këtë gjendje e cila është shkak për largësinë time nga martesa! Kam shkuar te babai dhe i kam thënë: o babai im unë kamë dëshirë të martohem, babai im ka qesh dhe dëshironte të qeshi edhe unë në mënyrë që ti humbi shpresat për martesë! pastaj tha (babai ): a je budalla?!, kush është ai që të jep nuse ty?!, së pari ti je i verbër pastaj ne jemi të varfër edhe po e bënë këtë punë të lehtë, mendova dhe thash s’ka rrugë tjetër veç ta lë këtë punë.  
All-llahu xh.sh. e dinë më mirë se çka do të bëhet.  
E vërteta është se babai im më ka fyer por si të qahem para All-llahut xh.sh., dhe e kam lënë këtë punë derisa i kam bërë 24 apo 25 vite, kam shkuar te nëna që ti ankohem për gjendjen në të cilën jam ndoshta ajo bisedon me babain dhe gati sa nuk qava para saj, e ajo më tha: si do t’ia marrësh mëndët nuses që ajo të mos pyet nga do t’i marrësh parat dhe siç po e sheh ne kemi nevojë për gjërat më elementare për jetesë, pastaj borxhet që borxhlinjtë na i kërkojnë mëngjes e mbrëmje, kam shkuar te babai për të dytën herë dhe te nëna por e njëjta përgjigje.  
Një natë thash në vetvete ku jam unë te Zoti im më i mëshirshmi i të mëshirshmëve, qahem para babait dhe nënës e ata janë të dobët nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë e unë nuk trokas në derën e të dashurit tim All-llahut xh.sh. të plotfuqishëm, jam ngrit kamë falur namaz nate si gjithherë i kam ngritë duart dhe i jam lutur All-llahut xh.sh. me këto fjalë: "O Zoti im më thonë se jam i varfër e Ti je ai qe më ke bërë kështu, më thonë se jam i verbër e Ti je ai që ma ke marrë të pamurit, më thonë se jam i keq e Ti je ai që më ke krijuar, o Zoti im o pronari i çdo gjëje, një i vetëm s’ka tjetër pos teje Ti e dinë se çka kamë në shpirtin tim dhe sa kam dëshirë të martohem Ti e dinë që nuk kamë kurrfarë dredhie as mashtrimi dhe nuk kam rrugë tjetër.... o All-llahu im kërkoj ndjesë që i kamë munduar babën e nënën e ata janë të dobët e ti je më fisniku e jo i dobët.... o Zoti im kam nevojë për ndihmën tënde o më i ndershmi më fisniku.... o më i mëshirshmi i të mëshirshmëve .... ma cakto mua një martesë të bekuar, të sinqertë të mirë e të shpejtë që të më pushoj zemra ime të më qetësohet dhe të më gëzohet zemra ime.  
Gjatë lutjes sytë më qanin zemra ime ishte e thyer para All-llahut xh,sh., jam zgjuar herët kam fal namazin e sabahut, por pas namazit më ka zënë një gjumë i shkurtër dhe gjatë këtij gjumi kam parë një ëndërr.  
Në ëndërr kamë parë sikur isha në një vend të nxehtë sikur po ndizej zjarr e flakë dhe pas pak e shikoja tek zbriste një çadër (shator) nga qielli, ishte një çadër shumë e bukur që nuk kishte më të bukur dhe më të mirë se ajo, ka zbrit mbi mua dhe më ka mbuluar pas pakë është bërë ftohtë sa që nuk mund ta përshkruaj sa ishte e rehatshme, dhe nga ftohtësia pas asaj nxehtësie të fortë jam zgjuar nga gjumi i gëzuar që pashë një ëndërr të tillë.  
Në mëngjes kam shkuar te një nga dijetarët që i komentojnë ëndrrat dhe ia kam treguar se çka kam parë në ëndërr, dijetari (shejhu) më ka thënë: A je i martuar apo ende nuk je martuar?  
I kam thënë : Pasha All-llahun xh.sh. nuk jam i martuar. Shejhu më ka thënë: Pse nuk je martuar?! E unë ja tregova gjendjen dhe siç po e sheh vetë unë jam një njeri i dobët i verbër dhe i varfër... gjendja është e tillë që s’kam mundur të martohem.  
Shejhu më ka thënë: o biri im a ke trokitur në mëngjes në derën e Zotit tënd? I thash: po kam trokitur në derën e Zotit tim dhe iu kam lutur me dëshirë dhe vendosmëri.  
Shejhu më tha: shko biri im e shikoje më të mirën vajzë më të bukurën që të pëlqen ty dhe fejohu me te sepse për ty dyert janë të hapura, merre më të mirën që njeh shpirti yt, mos heqë dorë e të thuash unë jam i verbër dhe do ta kërkojë një të verbër si unë. Por, shiko më të mirën vajzë se për ty është dera e hapur.  
Mendova në vetvete dhe thashë se nuk ka vajzë më të mirë dhe që më pëlqen më shumë se filania, ajo ishte e njohur në mesin e saj si shumë e bukur me prejardhje të mirë dhe familje të mirë, kamë shkruar te babai e i kamë thënë: dua të shkosh dhe ta fejosh filanen për mua, por babai veproi shumë më rreptë se në herën e pare dhe refuzoi kategorikisht duke ma shikuar gjendjen time shëndetësore dhe gjendjen ekonomike të keqe e unë po dua të fejohem me vajzën më të bukur po edhe mos të ishte më e bukura.  
Kam shkuar vetë kamë hyrë në shtëpinë e familjes së saj i kam përshëndetur (esselamu alejkum), i kamë thënë babait të saj e kërkojë filanen (dua të fejohem me te) babai i sajë më tha po e kërkon filanen? I thash: po, babai i saj tha: Pasha All-llahun ti je i mirëseardhur o biri i filanit o bartës i Kur'anit (hafëz), pasha All-llahun o biri im nuk gjejë më të mirë se ti, por lutem ta gëzosh vajzën time, pastaj babai i vajzës shkon te vajza e tij në dhomë dhe i thotë: oj bija ime ky është filani, vërtetë ai është i verbër por me vete ka Kur'anin... librin e All-llahut xh.sh. e ka në gjoksin e tij e nëse e sheh të arsyeshme të martohesh me të mbështetju All-llahut xh.sh., vajza tha: nuk kamë çka të them më shumë se çka fole ti vetëm se i mbështetem All-llahut xh.sh... dhe brenda një jave i verbëri është fejuar dhe martuar me vajzën me ndihmën e All-llahut xh.sh.
Falënderimi i takon All-llahut xh.sh.

 

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/10/2009)
Klikime: 797 | Komentet: 4 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 4
4 sadik buzhani  
0
nje histori shume rrenqethese qe tregon madheshtine e ALLAHUT xhsh cdo gje qe behet ne toke behet vetem me lejen e ALLAHU. ALLAHU xhsh na begatofte dhe na udhezofte

3 tuana  
0
oo um falnii shum per gabimin qe e kom baa perr muslimanet ne bot

2 tuana  
0
Selam Alejkum oo ALL-LLAH qfare tregimi i mirr kokaa .ALL-LLAHU ju shperbleftt te gjith muslimanett nee gjithh boten me xhenetin firdaus

1 ebushuajbi  
0
A mjer per at qe i lutet krijesav dhe e harron KRIJUSIN,
ALLAHU na falt dhe na i hapt rruget e hajrit.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024