E shtunë, 20/04/2024, 11:41
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Hutbe

Hija e preferuar
Hija e preferuar
 

Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit. 

أَلَمْ

 تَرَ إِلَى رَبِّكَ كَيْفَ مَدَّ الظِّلَّ وَلَوْ شَاء لَجَعَلَهُ سَاكِناً ثُمَّ جَعَلْنَا الشَّمْسَ عَلَيْهِ دَلِيلاً. ثُمَّ قَبَضْنَاهُ إِلَيْنَا قَبْضاً يَسِيراً.

"A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme. Pastaj Ne e kemi bërë Diellin udhëzues të saj, pastaj e tërheqim atë (hijen) dalëngadalë pranë Vetes."1

Kurani çdo herë orienton zemrën dhe mendjen për të vëzhguar gjithësinë, i ngjall ndjenjat për të pranuar çdo herë dritën e ndriçimit hyjnor. Njeriu duke medituar ngacmohet dhe emocionohet duke pranuar mesazhe të ndryshme nga fuqia krijuese e Allahut të Lartësuar.

Kur njeriu jeton në këtë gjithësi me sy dhe zemër të hapur, me ndjenjë dhe shpirt të zgjuar, me mendime dhe pikëpamje të shëndosha, jeta e tij fillon të ngrihet në nivele më të larta duke u pastruar nga mbeturinat djallëzore dhe epshore. Allahu i Lartësuar kërkon nga njeriu që ai të meditojë për krijimin e qiejve, të tokës, të Hënës, për ndërrimin e natës e të ditës, për ujërat, për erërat etj.. Gjithashtu të marrë mësim nga krijesat e Tij, të cilat veprojnë dhe lëvizin me saktësi. Ky precizitet i jep mesazh krijesës njeri për veprim dhe punë, jetë dhe gjallëri.

Nga kjo ekspozitë madhështore, që janë fakte nga Krijuesi Fuqiplotë, Ai e sprovon mendjen e njeriut edhe me diçka që është tejet e kapshme, e dukshme dhe e ndjeshme. Fjala e Allahut të Lartësuar "A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen" është një ftesë e bërë të Dërguarit të Tij më qëllim meditimi dhe vëzhgimi të vëmendshëm.

Të nderuar besimtarë!

Hija është hapësira e errët më me pak dritë pas një trupi, që nuk lë të kalojë nëpër të rrezet e diellit ose të një burimi tjetër. Gjithashtu kur flitet për hijen kemi cilësime të ndryshme si hija e plotë, e madhe, e vogël, e rëndë, hija e mbrëmjes, hije e turbullt etj..

Gjithashtu hija ka kuptimin e saj të figurshëm, që do të thotë diçka që i ul dhe i errëson vlerat dhe meritat e një njeriu dhe ia vë në dyshim sjelljen dhe qëndrimin. Ndërsa fjala e urtë "ishte bërë hija e vetvetes" do të thotë pamja e një njeriu shumë të dobësuar e të tretur nga sëmundja.

Muslimanët sot janë futur nën hije, nuk duken, nuk shfaqen dhe nuk kanë qasje me ndikim në zhvillimet globale. Muslimanët gjithashtu e kanë parapëlqyer hijen, por kur u bënë hijedashës "i mori edhe hija". Me hijen në fjalë kuptojmë se ata janë lënë në errësirë të pandriçuar. Allahu na ruajttë nga hija e ligë!

Umeti islam sot luftohet në besim, moral, ekonomi, familje, në të gjitha sferat e jetës. Fatkeqësisht ata prapë parapëlqejnë "hijen"! Janë disa bimë të imta që jetojnë vetëm nën hije, disa të tjera jo; nuk mund të zhvillohen, përkundrazi e kërkojnë diellin, që i jep energji dhe zhvillim me lejen e Allahut të  Lartësuar. Kështu disa muslimanë janë hijedashës ashtu si disa bimë. Kjo hije e ligë i ka kapluar fatkeqësisht edhe disa më të përkushtuar në fe, edhe pse janë më të vetëdijesuar, por përsëri janë nostalgjikë ndaj hijes dhe kjo i ka lënë peng të moslëvizjes, mosangazhimit, mospërpjekjes aktive dhe pozitive në zhvillimet globale.

O besimtarë!

Çfarë vlere ke ti si  musliman nëse je  figurë e paqartë për shkak të hijes?
Islamit dhe muslimanëve nuk u nevojitet një besimtar me përmasa të tilla. Prej teje nuk kërkohet që të jesh dijetar i madh, thirrës i kalibrit rajonal, ligjërues i famshëm, por kërkohet dhe lypet të mos jesh "pasiv" i nënshtruar dhe inert. Sa do që mundësitë e tua janë të pakta dhe të kufizuara, t’i duhet të veprosh dhe të jesh aktiv për t’i kontribuuar Islamit dhe muslimanëve.

Të kujtojmë së bashku sahabin Abdulla bin um Mektum, muezinin e Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, i cili ishte i verbër dhe nga ai nuk kërkohej që të merrte pjesë në beteja dhe luftëra për të përhapur Islamin. Por ai shkoi dhe mori pjesë në betejën e njohur Kadisije. Ishte i shtyrë në moshë dhe i verbër, por mendonte se edhe me këtë gjendje mund të kontribuonte dhe të ishte aktiv për fenë islame. Ai nuk ishte hijedashës. Në këtë betejë ai u tha shokëve: "Unë jam me aftësi të kufizuara, nuk shoh dhe nuk mund të iki nga fushëbeteja, kështu që ma jepni mua që ta mbaj flamurin."

Ishte aktiv në mundësinë që kishte dhe historia dëshmoi se ai ishte njëri ndër dëshmorët e kësaj beteje. U largua nga hijesirat e kësaj bote për t’i përjetuar hijet e dendura, freskinë e përhershme në xhenetet e Allahut, që Ai ua premtoi besimtarëve dhe vepërmirëve.

"Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ne do t’i shpiem në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t’i shpiem në hije të dendura. "2

"Xheneti që u është premtuar besimtarëve është i tillë që nëpër të rrjedhin lumenj; frutat dhe freskia e tij janë të përhershme. Ky është fundi i besimtarëve, kurse fundi i jobesimtarëve është zjarri."

"Sigurisht që atë ditë banorët e xhenetit nuk do të mendojnë për gjë tjetër, veç lumturisë së tyre. Ata dhe gratë e tyre do të jenë në hije, të mbështetur në ndenjëse të lartuara."3

"Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë. Hija e pemëve të tij (xhenetit) është afër mbi kokat e tyre, ndërsa frutat e tyre do t’i kenë afër sa t’i arrijnë me dorë."4

Allahu im! Na mundëso ta përjetojmë hijen e pemëve të xhenetit!

 

1 Furkan, 45-46.
2 En-Nisa,  57.

3Jasin, 55-56.
4Insan, 13-14

Ulvi Fejzullahu

Kategori: Hutbe | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/06/2010)
Klikime: 1254 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024