E diel, 22/12/2024, 03:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 10
Vizitorë: 10
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Gjurmët e Kur’anit

Gjurmët e Kur’anit

Befasisht hyra në dhomën time e cila ushtonte prej kasetave, revistave dhe fotografive, e hapa dritaren e dhomës sime dhe ja zëri i një imami të xhamisë.
Mu dridh i tërë trupi, fjalët e tij të ftohta bën që në veten time të mbesin gjurmë të mëdhaja.
Madhëria i qoftë All-llahut...Sa të bukura ishin ato fjalë dhe sa të madhërishme.  Ato fjalë ishin:
و لقد خلقنا الإنسان و نعلم ما توسوس به نفسه و نحن أقرب من حبل الوريد. إذ يتلقي المتلقيان عن اليمين وعن الشمال قعيد. ما يلفظ من قول إلا لديه رقيب عتيد. و جاءت سكرة الموة الموت بالحق ذلك ما كنت منه تحيد. و نفخ في الصور ذلك يوم الوعيد. و جاءت كل نفس معها سائق و شهيد. لقد كنت في غفلة من هذا فكشفنا عنك غطاءك فبصرك اليوم حديد. و قال قرينه هذا ما لدي عتيد. القيا في جهنم كل كفار عنيد. مناع للخير معتد مريب. الذي جعل مع الله إلها فألقياه في العذاب الشديد. قال قرينه ربنا ما أطغيته و لكن كان في ضلال بعيد. قال لا تختصموا لدي و قد قدمت إليكم بالوعيد. ما يبدل القول لدي و ما أنا بظلام للعبيد. يوم تقول لجهنم هل امتلات و تقول هل من مزيد. و أزلفت الجنة للمتقين غير بعيد. هذا ما توعدون لكل أواب حفيظ. من خشي الرحمن بالغيب و جاء بقلب منيب. ادخلوها بسلام ذلك يوم الخلود. لهم ما يشاءون فيها و لدينا مزيد.
Që don të thotë:
Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari {që i rrah} i qafes së tij. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë në të djathtë dhe në të majtë. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërteten {i zbulohet qështja e ahiretit} kjo është ajo prej së cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar {për dënim}. E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari! {I thuhet} Ti ishe në një huti nga kjo {ditë} e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
E shoku {përcjellësi} i tij do të thotë: Kjo që është tek unë {regjistri i veprave} është gati. Ju të dy {engjëjt} hidhne në xhehenem secilin mohues kryeneç. Secilin pengues të veprave të mira, mizor e të dyshimtë në fe.
I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidhne atë në vuajtjet më të rënda.
E shoku i tij {djalli thotë}: Yoti ynë, unë nuk e shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg. Ai {All-llahu} thotë: Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala {vendimi} dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit. {Përkujto} Ditën kur Ne i themi Xhehenemit: A je mbushur? E, ai thotë: A ka ende? Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë. {U thuhet} Hyni në të, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.
Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë. {Kaf 16-35}
Kjo është jetë e vërtetë... Sa e fuqishme është vdekja dhe sa jamë e pakujdeshme ndaj saj {vdekjes}. Veq e ka palosur varri pakujdesinë në mbylljen e harresave në jetën time dhe namazi çka për të? Ai ka qenë zakon nëse gjejë kohë krejtësisht të lirë e kryej atë {e fali} e nëse jo e lë atë {namazin} sikurse shumë prej obligimeve tjera. E librin e All-llahut {Kur’anin} nuk e kanë prekur duartë e mia përpos kur kamë qenë në shkollë dhe kemi pasur lëndën  e Kur’anit, bile edhe atë në qoftë se kam prezentuar në lëndën e saj, mirëpo shumicën e herave kam ikur me shoqet e mia.
Ka tingëlluar qortimi i thellë në vetën time dhe janë hedhur pyetje në çdo anë prej anës sime.
O Zoti  im...
Çka kam pregatitur për pyetjet ndaj Zotit tim?
Çka kam pregatitur për varr, për sproven e tij, për vdekje dhe për agonitë e saj?
Jo asgjë nuk kam pëergatitur! Nuk kam asgjë që mund të shpëtojë me të, nuk kam pregatitur tjetër asgjë përpos nxënies përmendësh të dhjetëra këngëve muzikore.
O Zoti im...çfarë të bëj? Kanë kaluar shumë vite prej moshës sim; mëkate diten e mëkate naten...pra patjeter të kthehem...të kthehem tek All-llahu dhe të pregatitem për ditën kur plaken fëmijët dhe çdo shtatzënë e hedh barrën e saj para kohe.
Patjeter të zgjohem nga gjumi, të punoj me zell dhe me sinqeritet, ndoshta All-llahu mi fal gabimet e shumta se Ai ka fuqi për çdo gjë.

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/09/2009)
Klikime: 597 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024