E diel, 19/05/2024, 08:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Gjërat që e prishin sinqeritetin
Gjërat që e prishin sinqeritetin

 
Zoti të njeh më mirë se ti që e njeh veten.

Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe jini me ata që janë të sinqertë.”

Besimtari duhet të jetë i bindur se çdo vepër në të cilën zë vend sinqeriteti, ajo nuk refuzohet tek Allahu i Lartësuar dhe për të do të shpërblehet. Personi i sinqertë gjithmonë punon për ta arritur kënaqësinë e Allahut, e atij nuk i intereson lavdërimi dhe kënaqësia e njerëzve apo hidhërimi i tyre. Sinqeriteti në punë konsiderohet sikurse shpirti për trupin, pra nëse nuk ka shpirt trupi nuk ka vlerë e edhe adhurimet nëse nuk shoqërohen me sinqeritet nuk kanë vlerë. Nevojitet për besimtarin që dëshiron të cilësohet me këtë cilësi të lartë që ta largojë nga zemra e tij dashurinë e epsheve dhe ta mbushë atë me dashurinë e Allahut.

Ibn Kajjimi thotë: "Nuk bashkohet në zemër sinqeriteti me dëshirën për lavdërimin e njerëzve dhe lakminë për atë që kanë njerëzit në dorë."

Prandaj, braktisi lavdërimet dhe mosaprovimet e njerëzve ashtu sic e braktisin kërkuesit e botës tjetër këtë botë.
Nëse pyet: "Cfarë ma lehtëson këtë asketizëm?” "Dituria se lavdërimi i askujt nuk më bën dobi dhe se mosaprovimi i tij nuk të bën dëm përvec po të jetë nga Allahu”

Sikur shembulli i një njeriu që në dorën e tij ka bajgë ndërsa njerëzit i thonë; "Në dorën tënde ke hurma”
Po t’u besonte njerëzve do ta hante atë. Mos u beso! Ti bëhu në veten tënde i mirë! E të mos mashtroj lavdërimi i njerëzve. Ti e njeh veten tënde më mirë se ata. Ndërsa Zoti të njeh më mirë se ti që e njeh veten.

"Njeriu do të mundohet të bëhet i sinqertë derisa të shkruhet tek Zoti i sinqertë”

Po të jesh tek Zoti i sinqertë dhe të gjithë të të thonë gënjështar nuk të bën dëm.
E nëse je tek Zoti gënjështar?!  
 
Shkruar nga Blerta Shaqiri
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/07/2010)
Klikime: 766 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024