E shtunë, 18/05/2024, 15:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur
Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur
 
 
Ka shumë ndodhi që i ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur. Ne do të cekim disa prej tyre:

1. Humbja e luftës së persianëve nga romakët (bizantinët) brenda pak viteve

   Allahu i Lartësuar thotë: "Bizantinët (rumët) u mundën, në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë, brenda pak viteve. Çështja është vendim i Allahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen.” (Er-Rum 2-4)
   Sheukani ka thënë: "Komentuesit e Kuranit kanë thënë: Kur persianët i mundën bizantinët, qafirët (jobesimtarët) e Mekës u gëzuan dhe thanë: "Ata të cilët nuk kishin libër i mundën ata të cilëve u ishte zbritur libri”, dhe kështu lavdëroheshin para muslimanëve duke thënë: "Kështu edhe ne do t’ju mundim ashtu siç i mundën persianët romakët”, kurse muslimanët kishin dëshirë që romakët ta fitonin luftën kundër persianëve sepse romakët ishin Ehlul Kitab (pasues të librit). Allahu subhanehu ue teala zbriti ajetin ku tha: "...po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,” d.m.th. romakët, pas disfatës së tyre nga persianët, do të ngadhënjejnë ndaj persianëve.
   Kurse Ez-Zexhaxhi ka thënë: "Ky ajet është argument se Kurani është zbritur nga Allahu subhanehu ue teala, sepse ka treguar për një ngjarje që do të ndodhë në të ardhmen e që nuk ka pasur mundësi ta dijë askush përveç Allahut subhanehu ue teala.” (Feth El Kadir 4/214)

2. Çlirimi i Mekës

   Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu ëndrrën e të Dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e Allahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t’i rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).” (El Fet’h 27)
   Taberiu ka thënë: "Allahu subhanehu ue teala ia bëri realitet ëndrrën Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili pa veten dhe shokët e tij duke hyrë në Qabe të sigurt duke mos u frikësuar nga mushrikët, disa i shkurtonin flokët, kurse disa të tjerë i rruanin kokat e tyre.” (Tefsir Et-Taberi 26/107)

3. Premtimi që Allahu i Lartësuar ia dha të Dërguarit të Tij, se do ta ngrinte këtë fe mbi të gjitha fetë e tjera

   Allahu subhanehu ue teala tha: "Ai (Allahu) është që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë.” (Et-Teube 33, El Fet’h 28, Es-Saf 9)
   Kurtubiu ka thënë: "Allahu subhanehu ue teala e përmbushi premtimin e dhënë. Ebu Bekri, sa herë që e fitonte betejën, i tregonte ushtrisë së tij se ja ky është premtimi i Allahut se do ta ndihmojë fenë e Tij dhe kjo fe do të dominojë mbi të gjitha fetë. Kështu vepronte edhe Omeri. Në këtë mënyrë vazhduan çlirimet e vendeve derisa u përhap kjo fe në lindje dhe në perëndim."


Përktheu dhe përshtati: Eroll Nesimi
28.3.2008

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (21/07/2010)
Klikime: 784 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024