E enjte, 28/03/2024, 23:56
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Gjenerata e cila nuk përsëritet

Një ditë përderisa halifi Omer b. Hattabi r.a. ishte në shoqëri të sahabëve, erdhën dy djelmosha duke sjellur para vetit një beduin. Posa erdhën tek Omeri r.a., ai tha:

"Çfarë do të thotë kjo?" Ata thanë:

"Ky njeri e ka mbytur babain tonë."

"A e ke mbytur babain e tyre?" - pyeti Omeri r.a..

"Po." - u përgjigj beduini.

"Si e mbyte?" - pyeti halifi.

Beduini u përgjigj: "Hyri me devetë e tij në tokën time. Unë i tërhoqa vërejtjen, por ai nuk vëri veshin fjalëve të mia, dhe hodha një gur mbi te. Guri e goditi në kokë dhe ai vdiq."

Omeri r.a. në këtë tha: "Hakmarrja është varja!" Urdhri i cili shkruhej dhe gjykimi nuk pranoi diskutim. Omeri r.a. nuk pyeti për familjen e këtij njeriu. Omeri r.a. nuk pyeti fare se a ishte nga familja me nam, e fuqishme, e madhe dhe çfarë pozite kishte në shoqëri. Omeri r.a. asgjë nga këto nuk e interesonte, sepse ishte i drejtë në gjykim në ligjin e Allahut. Sikur të ishte në pyetje edhe i biri, do ta kryente hakmarrjen.

Ky njeri tha: "O udhëheqës i besimtarëve, të lutem në emër të Atij që krijoi qiejt dhe tokën, të më lirosh vetëm një natë. Dëshiroj të shkoj te familja ime, bashkëshortja dhe fëmijët në shkretëtirë. Dëshiroj t'i njoftoj që do të më varësh. Pastaj do të kthehem. Betohem në Allahun, se përveç Allahut nuk kanë askënd."

Omeri r.a. tha: "Kush garanton për ty që do të kthehesh?" Të gjithë njerëzit heshtën. Këtë beduin nuk e njihte askush. Nuk e dinin as ku jeton, ku e ka tendën, e as cilit fis i takon. Si mund të garantonte dikush për te? Ishte kjo garancë për jetë. Kush do t'i kundërvihej Omerit r.a. në aplikimin e ligjit të Allahut nëse beduini nuk kthehej? Kush ishte ai që të ndërmjetësonte për te?

Sahabët heshtën. Omeri r.a. ndjeu një vështirësi dhe ishte në dilemë. Çfarë të bënte? A thua ta varë njeriun e t'i lërë fëmijët e tij të vdesin nga uria? Apo ta lëshojë pa kurrfarë garance, me ç'rast do të humbasë haku i të vrarit?

Njerëzit heshtën, ndërsa Omeri r.a. hamendej dhe u kthye kah djelmoshat duke i pyetur: "A po ia falni?"

"Jo." - u përgjigjen djelmoshat.

Omeri r.a. përsëri tha: "Njerëz, kush do të garantojë për këtë njeri?"

Ebu Dherr el-Gifari u ngrit dhe ashtu plak përplot askezë dhe sinqeritet tha: "O udhëheqës i besimtarëve, unë garantoj për këtë njeri." Omeri r.a. i tha: "Ky është vrasës." Ndërsa Ebu Dherri tha: "Po, edhe pse është vrasës."

Omeri r.a. e pyeti: "A e njeh?" Ebu Dherri tha: "Jo."

Omeri r.a. përsëri e pyeti: "Si do të garantosh për këtë?" Ebu Dherri tha: "Vërejta në fytyrën e tij shenjat e besimtarit. Kuptova që nuk po gënjen dhe inshallah do të kthehet."

Omeri r.a. tha: "Ebu Dherr, mos mendo se do të lëshoj nëse nuk kthehet brenda tri ditëve!" Ebu Dherri tha: "Allahu është i vetmi Ndihmues, o udhëheqës i besimtarëve."

Omeri r.a. e lëshoi këtë njeri të shkojë në shtëpi dhe të përgatitet: të përshëndetet me gruan dhe fëmijët e tij, e pastaj të kthehet.

Omeri r.a. nuk harroi terminin e marrëveshjes dhe numëronte çdo ditë. Ditën e tretë në kohën e ikindisë, tellalli thirri njerëzit. Populli ishte mbledhur si dhe dy djelmoshat e babait të vrarë. Ebu Dherri qëndronte pranë Omerit r.a..

Omeri r.a. e pyeti: "Ku është njeriu?" Ebu Dherri u përgjigj: "Nuk e di , o udhëheqës i besimtarëve!"

Sahabët heshtnin, ndienin vështirësi për të cilën askush nuk e dinte përveç Allahut xh.sh.. Është e vërtetë që Ebu Dherri ishte ngulitur thellë në zemrën e Omerit r.a. dhe e dinte që do të jepte çdo gjë për te, por ky ishte ligj i Allahut. Ky ishte sistem i jetës. Këto ishin rregullat e Zotit dhe askush nuk kishte të drejtë të luajë me këto rregulla.

Diç para se të perëndojë dielli, njeriu u paraqit. Omeri r.a. solli tekbir, poashtu edhe myslimanët tjerë.

Omeri r.a. tha: "O njeri, sikur të mbeteshe në shkretëtirë, nuk do të dinim për ty as vendin ku jeton." Ai u përgjigj: "O udhëheqës i besimtarëve! Për Allahun, unë nuk frikësohem nga ti, por nga Ai i cili di të fshehtën dhe të brendshmen. Ja, udhëheqës i besimtarëve, e lashë bashkëshorten dhe fëmijët në mes shkretëtirës pa ujë dhe pa asnjë thërrmi buke, erdha që të ekzekutohet urdhri mbi mua për vrasje. U frikësova mos do të thotë dikush në mes njerëzve se e theva premtimin."

Omeri r.a. e pyeti Ebu Dherrin: "Përse ke garantuar për te?" Ebu Dherri tha: "U frikësova që njerëzit mos të thonë se ka humbur mirësia në mesin e njerëzve."

Omeri r.a. u kthye kah djelmoshat dhe tha: "Çfarë ju mendoni?" Ata duke qarë thanë: "Ja falim për sinqeritetin e tij, o udhëheqës i besimtarëve. U frikësuam që të mos thotë dikush se ka humbur falja në mes njerëzve."

Omeri r.a. klithi: "Allahu ekber", ndërsa lotët lagnin mjekrën e tij, pastaj tha: "Allahu ju shpërbleftë për faljen tuaj, djelmosha. Allahu e shpërbleftë Ebu Dherrin që e shpëtoi këtë njeri! Allahu e shpërbleftë beduinin për sinqeritetin e tij dhe për mbajtjen e premtimit! Allahu e shpërbleftë Omerin për drejtësinë dhe dhembshurinë e tij!"

Një prej muhadithëve ka thënë: "Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, lumturia e imanit dhe islamit është varrosur në çefinat e Omerit. 

 

.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/09/2009)
Klikime: 767 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024