E premte, 10/01/2025, 11:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Freski shpirti

Freski shpirti

Në jetën plot begati, plot shpërblime e sprova, në netët e errëta, në të bardhat e të freskëta njeriu sërish mbetet njeri. Mbetet njeri sepse nuk mund të dalë nga lëkura e tij. Ai në çdo kohë dhe çdo vend mund të bëjë shumë të mira dhe të liga; kjo, varësisht se cilës rrugë i rreket më shumë dhe më me pasion, asaj të mirës e cila shpie në xhennetet e All-llahut xh.sh. me plot shpërblime dhe huri, apo asaj rruge e cila në këtë dhe në botën tjetër të bën ta poshtërosh veten duke pranuar fajin e duke kërkuar shpëtim.

Në shumicën e rasteve njerëzit, jo që duan të bëhen pre e së keqes por thjeshtë gabojnë, bëhen pre e ndonjë mëkati të madh apo të vogël. Për besimtarët të cilët e kanë kuptuar kulturën morale dhe kënaqësinë shpirtërore, kjo është vetëm një rrugë përmes së cilës u lehtësohet rruga për në xhennetet e Adnit duke kërkuar falje tek All-llahu xh.sh. me përgjërim të thellë i cili rrjedh mu nga zemra, dhe për pasojë All-llahu ua pranon lutjen dhe i fal ata; All-llahu xh.sh. është Falës e Mëshirues i Madh i Cili i fal robërit e Tij kur i luten me përgjërim për falje dhe mëshirë.

Besimtarët duhet ta kuptojë një herë e përjetë se Ai është Krijuesi dhe kjo t’u mbillet në mendje se nuk ka fuqi tjetër e cila do të mund të bënte diçka të madhe apo të vogël përveç Tij. Ai është ngadhënjyesi dhe vetëm Atij i takon falënderimi dhe madhërimi. Besimtari, duke kuptuar këtë është në gjendje dhe i gatshëm që të gjitha ndodhitë në këtë botë t’i pres e t’i përcjellë me bindje ndaj All-llahut xh.sh., kështu duke e dëshiruar dhe kërkuar Mëshirën e Tij të pafundme. Në këtë formë besimdrejti e madhëron Atë edhe duke bërë durim me të cilin hyhet në xhennet.

T’ua hapësh derën ngjarjeve të cilat All-llahu xh.sh. ka dashur që ty të bien në qafë do të thotë të pajtohesh me caktimin e Tij, gjë e cila është shumë e lartësuar në Islam. Për këtë flasin shumë ajete Kur’anore dhe hadithe të Muhammedit a.s. (Paqja dhe mëshira e All-llahut xh.sh. qoftë mbi të)

Duke ditur këtë, gjenerata e artë e ka kuptuar shumë mirë se me punën në këtë botë nuk mund të arrihet as edhe një grimcë e të mirave të xhenetit pos me Mëshirën e All-llahut; dhe duke ditur se njeriu është gabimtar dhe se nuk mund t’i shpëtoje zjarrit të xhehenemit pos me Faljen e Tij. Duke patur parasysh të gjitha këto ata i drejtuan lutjet e tyre te Zoti për Falje e Mëshirë. Vetëm kështu u bënë ata njerëz të cilët sot e gjithë bota i merr për referencë, pas Muhammedit a.s.

Edhe sundimtarët e mëdhenj të cilët ishin shumë të suksesshëm në misionin e tyre për ngritjen e fjalës (fesë) së All-llahut xh.sh. në çdo vend ku kishin mundësi, me dëshirë që atë ta zgjerojnë deri në çdo pëllëmbë toke ku bie drita e diellit. All-llahu xh.sh. u ka ndihmuar atyre në sundim dhe i ka lartësuar me grada të larta në xhennetet e Tij. Kështu, sepse sundimtarët e drejtë janë ata të cilët All-llahu xh.sh. njeriun e ka lënë mëkëmbës në tokë dhe se njeriu nuk do të mund të ishte mëkëmbës derisa të jetë i padrejtë. All-llahu xh.sh. ata i shpërbleu që në këtë botë duke i bërë krenarë me atë se janë besimdrejti dhe se kanë marrë përgjegjësi për ngritjen dhe shpërndarjen e fjalës (fesë) së Tij. I ka shpërblyer ata duke i lënë afër këshillues të mirë shpirtëror dhe të udhëheqësisë.

Në këtë jetë All-llahu xh.sh. nuk i ka bërë të gjithë dijetarë, kështu duke i lënë një shumicë bukur të madhe praktikant dhe luftëtarë të cilët janë në gjendje dhe të gatshëm të vdesin në emrin e Tij. Këta praktikant, së bashku me dijetarët e luftarakët kanë shijuar qetësinë e shpirtit të tyre në këtë botë në veprën më vlefshme në Islam, namaz. Ata kanë gjetur qetësinë dhe mirësinë e All-llahut xh.sh. edhe në buzëqeshjen më të thjeshtë të dhuruar të varfrit dhe të shtypurit. Kur me gjëra kaq të thjeshta në shikim të parë të fitohet një gjë aq e shtrenjtë vetëm paramendoni se çfarë shpërblimi, shpëtimi dhe mirësie do të ketë besimdrejti për vepra më të mëdha, si: xhihadi, marrja e përgjegjësisë, etj.

Nga të gjitha këto dhe shumë gjëra tjera të cilat mund të bëhen në këtë botë vetëm për hir të All-llahut xh.sh. shpirti do të gjejë prehjen dhe freskinë në amshim kur do të rrethohet me të mirat e Krijuesit.
 
 
Shkruan: Hevzi Zeqiri
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (23/04/2010)
Klikime: 559 | Ranguar: 4.5/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025