E shtunë, 11/05/2024, 11:23
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Fjala e Zotit - Kur’ani
Fjala e Zotit - Kur’ani


Fjala e Zotit. Një libër i lexueshëm. Kur'ani. Burim drite. Udhëzues. Udhërrëfyes e drejtues drejt paqes së vërtetë. I lidhur mes vete. I pashkëputshëm.



Përforcuese ndaj njëra-tjetrës. I plotë. Fjalë të përkryera. Secila fjalë, në thellësi të saj, mban mesazh të qartë. Nuk mund të lexohet pjesërisht.

Duhet të lexohet në tërësi. Aq më tepër lexohet, e aq më tepër gjurmon në thellësi të tij, aq më tepër kupton, po edhe aq më tepër e kupton sa e paditur të është vetja. Është si një pasqyrë e vërtetë. Të bën të njohësh vetveten, apo, sa pak e njeh vetveten.

Duke notuar me mendjen dhe ndjesitë tua, fillon të shohësh një horizont të gjerë të dijes; e kur sheh një oqean të gjerë e të thellë urtësish, argumentesh, vlerash, gjurmë të pastra e plotësisht të vërteta e të drejta, fillon të mendosh, e sa mendimtar i sipërfaqshëm, i paditur e i paaftë të duket vetja. Sado që të jetë vetëdija jote, fjala e Zotit është komunikuese me ty. Nuk të bën të ndihesh i ulët apo i fyer. Por, vazhdon të të nxitë. Të lëvizësh. Mjafton të mos jesh kokëfortë e kryelartë. Sepse, ndaj këtyre, fjala e Zotit reagon fuqishëm, për aq sa është i fuqishëm dëmi i këtyre vetive.

Libër i gjerë. I mbushur përplot argumente. Për njerëz që mendojnë. Mendojnë me durim e urtësi. Kur lexon fjalët e Zotit, jo vetëm njëherë e dy, por vazhdimisht e duke i përsëritë, vëren se, të janë ngjallë ca ndjesish, që kurrë më parë s’i ke përjetuar. Gjendje mes shpresës dhe frikës, butësisë dhe kërcënimit, mes përgëzimit dhe qortimit. Përderisa të jep shpresë, të ruan me frikë. Përderisa të shfaqë butësi, të paralajmëron me kërcënim. Përderisa të përgëzon, të tërheq vëmendjen me qortim. Gjendje që të mban të vazhdosh, të mos lodhesh, të mos dorëzohesh. Drejt qetësisë dhe paqes shpirtërore.

Komunikues. Peshore. Ekuilibrim mes shpirtit, mendjes dhe trupit. Të fton të lexosh. Pastaj të mendosh. E të meditosh. Të ngacmon arsyen, të përmend gjurmë që ngacmon intelektin, ndërsa prek ndjenjat nëpërmjet shembujve të bukur, me urtësi e mjeshtri! Para se të rrëfejë një ngjarje, të përgatitë mendjen dhe psikikën. Sikur të ulë në një vend të ngritur, që të shohësh ngjarjen në qartësi të plotë. Më të rëndësishmet për ty të rrëfen. Udhërrëfyes i qartë dhe i drejtë. Lavdëron virtytin e mirë. Inkurajon të mirën. Urdhëron të drejtën. Ia mban anën të dobëtit, të shtypurit. I butë ndaj të varfrit, skamnorit, bonjakut. I dashur ndaj prindërve, ndaj të moshuarve, ndaj fëmijëve. Ndihmues ndaj atij që i është bërë padrejtësi.

Libër që nuk nxitë urrejtje, por fton për falje e afri. Për çdo gjë gjykon me drejtësi. Drejtësi e vërtetë. Duke gjykuar, pastron e mëshiron. Përderisa nxitë për bamirësi, tregon vlerën e bamirësisë. Dhe masën e shpërblimit. Bashkues i zemrave me dashuri. Afrues i mendimit me tolerancë e respekt. Nuk toleron dhunën. Jo forcë. Në paqe të plotë. Edhe në çastet më kritike të urdhëron për durim e falje. Sepse duke duruar, e duke falur, arrihet ajo çka nuk mund të arrihet me forcë e dëmshpërblim. Shërues i zemrës. Kthjelltësues i mendjes. Pastrues i tërë qenies tënde.

Ti ke nevojë të lexosh këtë libër. Ty të është shpallur. Fjala e Zotit e drejtë për çdo njeri. Edhe pse mund të jetë mohues e përgënjeshtrues. Po edhe qoftë mëkatar. I padrejtë. Zoti, prej atributeve që Vetes ia caktoi, Mëshirues, i Butë, Durimtar. Mëshiron krijesat e Veta. I Butë ndaj krijesave të Tij, i duron padrejtësive ndaj Tij. Të jesh i sigurt, se, as ti nuk mund të kënaqesh sa kënaqet Zoti që të krijoi, po iu drejtove Atij me pendim e lutje për udhëzim. Ke fjalën e Tij. Një lidhje mes teje dhe Zotit tënd. Zoti shpalli mirësi ndaj teje. Përmbushi dhunti ndaj krijesës njeri. Të mjafton t’i drejtohesh me lutje të sinqertë. I bindur në mëshirën dhe drejtësinë e Tij. Fjala e Zotit, premtim e vullnet i Tij.

Aty mblidhet e mira e kësaj jete dhe jetës tjetër. Mjafton të kapësh në duar këtë libër me devotshmëri të zemrës. Një ngrohje dhe qetësi lehtësisht depërton në zemrën tënde. Do kesh ngacmime. Provokime. Por ti vazhdo. Të lutem ngulmo! Mos e braktis. Është një libër që ndriçoi kudo që depërtoi. Edhe pse të tjerët përpiqen të ulin vlerën e tij e të shuajnë dritën e tij e të zbehin vlerën e tij, të jesh i sigurt se Zoti është Garantues i fjalës së Tij, kurrë askush nuk mund të cenojë atë. Me ngulm mbaje në duar.

Të jesh i sigurt se aty do të gjesh atë që të ka munguar e të mungon. Të plotëson. Përgjigje për çdo pyetje, zgjidhje për çdo çështje. Rrëfyes i vërtetë e udhëzues i drejtë përjetë.


Avni Tafili/zgjim.org/
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/01/2010)
Klikime: 470 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024