FEMRAT E NDALUARA PËR MARTESË
1. NDALESAT E PËRHERSHME
a. NGA AFËRSIA E GJAKUT: - nëna, nëna e nënës, nëna e babës - vajza, vajza e djalit, vajza e vajzës - motra, motra prej nënës, motra prej babës - vajza e vëllait, vajza e vëllait prej babës, vajza e vëllait prej nënës - vajza e motrës, vajza e motrës prej nënës, vajza e motrës prej babës - halla, halla e nënës, halla e babës - tezja, tezja e nënës, tezja e babës. b. NGA MIQËSIA - gruaja e babës - gruaja e djalit- nëna e gruas (ndalesa e tyre vjen në shprehje posa të bëhet kurora me të) - vajza e gruas (pasi të ketë marrëdhënie me nënën e saj) c. NGA QUMËSHTI - nëna nga qumështi, nëna e nënës, nëna e babës - motra nga qumështi - vajza e vëllait nga qumështi - vajza e motrës nga qumështi - halla nga qumështi - tezja nga qumështi - vajza nga qumështi (që ka pi qumësht nga gruaja juaj) 2. NDALESAT E PËRKOHSHME
- bashkimi i dy motrave në një kurorë - bashkimi i gruas me hallën e saj, i gruas me tezen e saj (në një kurorë) - martesa me më shumë se katër gra (në një kurorë) - martesa me paganen (idhujtaren) - gruaja e martuar - gruaja, derisa është në idet - gruaja e lëshuar mbi tri herë. radhë .
E njëjta gjë vlen edhe për femrat sa u përket martesës me meshkuj, p.sh. femrës i ndalohet të martohet me babin, gjyshin, djalin e djalit e kështu me radhe.
|