Falu para se të ta falin xhenazen!
Unë e kisha lënë namazin, të gjithë më thonin se duhet të falesha:Babai, vëllezërit, motrat..., por unë nuk u binda.
Një ditë prej ditësh cingërroi telefoni. Ishte një njeri i moshuar që po qante. Tha: A je ti Ahmedi? Thashë: Po. Njeriu i moshuar tha: Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi, e gjetëm shokun tënd Khalidin të vdekur në shtratin e tij. Bërtita: Khalidin??? Po ai dje ishte te unë! Njeriu i moshuar duke qarë më tha: Nesër do t'ia falim namazin e xhenazes në xhaminë e madhe. E mbylla telefonin dhe qava: Khalidi! Si mund të vdes ai aq i ri?? Ndieja se vdekja përqeshej me mua për shkak të pyetjeve të mia qesharake... Hyra në xhami duke qarë. Ishte hera e parë që po ia falja dikujt namazin e xhenazes. Kërkoja Khalidin dhe e gjeta atë përpara të shtrirë, i mbuluar me një pëlhurë të bardhë, krejt përpara, te imami. Nuk lëvizte. Posa e pashë ashtu bërtita. Njerëzit e pranishëm u kthyen kah unë...
Mbulova fytyrën me dorë dhe sillja kokën. Mundohesha të përmbahem, por kot.. Babai im më tërhoqi kah ai dhe më pëshpëriti në vesh: Falu para se të ta falin xhenazen! Mu duk sikur shtiu (me armë), e jo se foli. Nuk u ndalja së qari dhe nuk mund ta largoja shikimin nga Khalidi.
Çfarë do të dëshironte Khalidi, po të ngjallej tashti? Një cigare? Një vajzë? Një udhëtim jashtë vendit? Një këngë? E mendoja veten në vend të tij dhe më kujtoheshin ajetet:
"(Kujto) Ditën kur kërciri do të zbulohet (Ditën e Ringjalljes) dhe do të thirren të bien në sexhde, por ata nuk do të munden. [El-Kalem:42]
Shkuam te varrezat... e lëshuam në varr... Unë mendoja me vete:
A thua, si do të përgjigjet kur të pyetet për veprat e tij??? A do të thotë: Njëzet këngë, gjashtëdhjetë filma, mijëra cigare??? Qava gjatë... Asnjë namaz që do të ndërmjetësonte për të, asnjë vepër e mirë, nuk mund të lëvizja. Babai më priti gjatë. E lashë Khalidin në varrin e tij... dhe u largova.
Ndoshta ai po më dëgjonte duke shkuar...
Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati
|