Ebu Hanifja dhe Ebu Jusufi
Me nje rast Ebu Jusufi, nxenesi i Ebu Hanifes dhe me von dijetar i madh Islam dhe hafiz i hadithit, ishte i semur, andaj Ebu Hanifja, duke u frikesuar se mos i ndodhte diçka, sepse tek ai shihte nje dijetar te madh, disa shkokeve te tij u kishte thene i brengosur: Nese humbim kete djalosh, veshtir se mund ti gjendet shoku per dituri!
Allahu xh.sh beri qe Ebu Jusufi te sherohej shpejt, dhe duke e ditur se çkishte deklaruar mesuesi i tij per te, filloi te mburrej e te krenohej deri ne at masë, saqe filloi te mos merrte pjes ne ligjeratat e mesuesit te vet, por organizoi vet grupe (studimore) dhe filloi te mbante ligjerata te veçanta ne lemin e se drejtes se Sheriatit.
Ebu Hanifja, kur e hetoi se Ebu Jusufi e kishte kaluar kufirin dhe u be mendjemadh dhe ne at menyre nuk do te arrinte shum ne shkenc, e dergoi nje njeri qe ta pyeste Ebu Jusufin per nje zgjidhje juridike (fetare) ne lidhje me rrobaqepesin. Kur ky njeri shkoi tek Ebu Jusufi, u soll siç i kishte thene Ebu Hanifja. I shtroi kete pyetje:
Nje klient i rregullt nje dit i sjell rrobaqepesit te tij stof te mjaftueshem per ti qepur nje palë rroba. U moren vesh qe tia qepte per dy dërhem. Kur erdhi koha per ti marr rrobat, klienti erdhi, por rrobaqepesi mohoi qe ai i kishte sjell stof per rroba! Pastaj rrobaqepesi u pendua thell qe per aq pak para refuzoi klientin e rregullt, dhe vendosi tia kthente rrobat, mori hakun per punen e vet dhe i kerkoi falje njerezisht dhe ia kerkoi hallallin!
Ç’mendoni ju, a ka te drejt rrobaqepsi, sipas Sheriatit, ti marr ata dy derhem per meriten e vet? Imam Ebu Jusufi, pa u hamendur, u pergjigj:
- Ka te drejt!
Njeriu i tha: - Nuk ia keni qelluar !
Ateher Ebu Jusufi e permirsoi shpejt: - Nuk ka te drejt
Tash njeriu i tha: - Nuk ia keni qelluar as kesaj here !
Ateher imam Ebu Jusufin e mbuluan djerset. Si te mos e mbulonin kur ate, intelektualin e ditur para nje numri kaq te madh njerezish ne ligjerat, e poshteroi nje njeri i thjesht! Pra, nuk ishte e sakte as pergjigja e par e as e dyta, kurse ai nuk e dinte te treten!!! Vetem tash i ra ne mend se nje pytje te till mund ta shtronte vetem mesuesi i tij Ebu Hanifja! Menjeher shkoi tek Ebu Hanifja, per tu bindur per kete.
Kur u paraqit ne dyert e shtepis se Ebu Hanifes, ai iu drejtua me fjalet: - Prej nga ne kete koh, mos te ka ndjekur rastesisht ndonje rrobaqepes ?! Ebu Jusufi iu pergjigj: - Ia keni qelluar, sikur e keni shtyr ate njeri te me pyeste!
Ebu Jusufi iu lut t’ia sqaronte ate pyetje te komplikuar. Ebu Hanifja i thot: - Çeshtja eshte e qart, por mendjemadhsia jote te ka penguar te mendoje mir e mire per at pyetje! Nese rrobaqepesi ka menduar qe rrobat t’i merrte per vete, para se ti qepte, ateher nuk e ka te drejten e shperblimit dhe fitimit, sepse i ka qepur per vete, mirpo nese kete e ka menduar pasi ti kete qepur rrobat, ateher klienti eshte i detyruar ta paguaj.
Ne fund imam Ebu Hanifja konstatoi: - Kush konsideron se nuk ka nevoj te mesoj me teper, le ta qaj vetveten e vet.
|