Një stacion në hënë do të quhet ''Muhammed (alejhi selam)
RIB - Ridvan Al Fakher, specialist i fizikës astronomike bëri të ditur se deri në vitin 2013 në hënë do të instalohet një stacion i quajtur 'hz. Muhammed s.a.v.s.'. Gazeta 'Peninsula' njoftoi se Ridvan Al Fakher, shkencëtar kanadez për mediat të ketë thënë se qëllimi i kësaj përpjekje është kthimi i krenarisë shkencore në botën islame.
"Vendimi për krijimin e këtij stacioni në hënë erdhi pas ofezave kundër Profetit të Islamit dhe me këtë gjithashtu synohet prezantimi sa më i mirë i fesë islame dhe i traditës së Profetit Muhammed alejhi selam, theksoi dr. Ridvan Al Fakher.
Ai në vazhdim deklaroi se Shoqata 'Muhammedi alejhi selam. me realizimin e këtij projekti ka ndërmend të luajë një rol në krijimin e një lëvizjeje të re shkencore dhe përhapjen e shkencave moderne në mesin e muslimanëve të botës.
Ky shkencëtar mysliman, i cili është edhe ndër themeluesit e kësaj shoqate, theksoi se stacioni 'Muhammed alejhi selam.' në hënë do të mund të shfrytëzohet nga gjithë shkencëtarët e botës islame dhe të gjithë myslimanët nëpërmjet internetit do të kenë mundësi të kenë qasje në te.
Duhet theksuar se Shoqata 'Muhammed alejhi selam' është një OJQ edukativo –arsimore e cila vepron në Kanada dhe qëllimi kryesor i saj është ngritja e nivelit të studimeve atmosferike në botën islame.
Pregaditi: Sabri Selmani
|