E premte, 19/04/2024, 21:28
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mesazhe Islame

E pyes veten sonte!

E pyes veten sonte!


"Oh sa shpejt, është mesi i Ramazanit tash.
Jam ulur këtu, duke u habitur dhe duke menduar se, a i kam kaluar si duhet ditët e para të Ramazanit?
Apo e kam kaluar kohën kot? A do ta takoj Ramazanin vitin tjetër?
Allah, o Allah, më ndihmo, udhëzoje zemrën time në vetëm atë që din Ti, nëse të jam përkushtuar mjaft Ty.”

-fragment nga poema: "Nuk kam bërë mjaft këtë Ramazan” nga Udiana Jamalludin

Ramazani, si zakonisht, po shkon. Pavarësisht nga planifikimet e parakohshme, shumë prej nesh janë zënë me rutinën pas mësimit të vetvetes me ndërrimin e orarit që sjell muaji i bekuar.

Kjo mund të ketë ndikuar në planet tona fillestare për të rritur adhurimin tonë, duke synuar dhe kërkuar faljen dhe mëshirën e Allahut me entuziazëm të madh. Por, dhjetë ditët dhe netët e fundit të Ramazanit janë ende përpara për ne që të përfitojmë prej tyre. Pyete veten me këto pyetje dhe shiko se çka mund të bësh prej asaj që ka mbetur nga Ramazani këtë vit.

1. A e kam mbajtur ritmin e pjesës së Kur’anit që kam dashur ta lexoj, apo kam mbetur prapa?
2. Nëse po, sa duhet të lexoj në ditët e mbetura të Ramazanit për t’i zënë (ato që kam mbetur mbrapa)?
3. A jam munduar t’i ndjek Teravitë rregullisht, apo kam përdorur arsye të dobëta për të mos i ndjekur ato?
4. A e kam falur ndonjëherë namazin e natës?
5. A jam munduar t’i falë pesë namazet e përditshme me më shumë sinqeritet, koncentrim dhe më shumë përqëndrim se zakonisht?
6. A e kam ftuar dikë për iftar?
7. A i kam ndihmuar ndonjë personi që ka pasur nevojë, qoftë ndonjë lypësi apo të varfëri, kur isha agjërueshëm?
8. A kam kërkuar rregullisht faljen dhe mëshirën e Allahut me sinqeritet, frikë dhe shpresë?
9. A e kam nxitur familjen time për të agjëruar ose për të marrë pjesë në veprat e rregullta për më shumë sevape që vijnë në Ramazan (p.sh.: veprat e mira në përgjithësi, por gjithashtu Teravitë, leximi më i shumtë i Kur’anit, etj.)
10. A kam mësuar ndonjë sure të Kur’anit përmendësh më tepër se sa që kam ditur para se të fillojë Ramazani?
11. A jam munduar të jem më e durueshme në Ramazan se sa që jam zakonisht?
12. A jam munduar ta kontrolloj zemërimin, posaçërisht gjatë agjërimit?
13. A jam munduar shumë për t’i ikur përgojimit dhe bartjes së fjalëve?
14. A i kam kontrolluar vazhdimisht qëllimet e mia, për të qenë e sigurt se veprat e mia të mira ishin vetëm për hir të Allahut, jo për t’ju bërë përshtypje të tjerëve, për të fituar përkrahjen e tyre ose për t’u treguar (para tyre)?
15. A ka qoftë edhe një atom të mendjemadhësisë në zemrën time?
16. A isha modeste dhe më medituese?
17. A kam qarë në namazet e mia?
18. A kam lexuar më shumë literaturë islame përveç Kur’anit?
19. A kam bërë pendim të sinqertë te Allahu, duke u ndier vërtet keq për mëkatet e mia?
20. A i kam falur ata që më kanë lënduar?
21. A i jam larguar lëndimit të ndokujt me qëndrimin tim, fjalët, qëllimet ose veprat e mia?
22. A kam dhënë më shumë sadaka se sa që jap zakonisht?
23. A e kam ndarë mesazhin e Ramazanit dhe Islamit me jomuslimanët?
24. A e kam ndarë mesazhin e Ramazanit dhe Islamit me anëtarët e familjeve muslimane jopraktikuese (të Islamit) ose me shoqet?
25. A ndihem e mërzitur që jam e uritur gjatë agjërimit apo kënaqem?

Kategori: Mesazhe Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/10/2009)
Klikime: 1870 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 enesa  
0
hello a je pozitiv ne pyetje

1 arsim Huruglica  
0
hello

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024