Pyetje:
Selamun alejkum! Unë e kam ofenduar një njeri shumë keq dhe tani jam penduar shumë. A do ma falë Zoti atë gabim? Unë atij njeriu i kam kërkuar falje por ai s’ma falë gabimin. A do ma falë Zoti? Çka duhet të bëj?
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër muslimane, është gjë shumë e mirë që e pranoni se keni gabuar dhe që jeni penduar për gabimin e bërë.
Insisto përsëri që t’i kërkosh falje personit që e ke ofenduar dhe t’ia sqarosh se ti e ke kuptuar se ke gabuar dhe se një gjë të tillë më nuk do ta përsërisësh. Nëse nuk pranon të ta falë, atëherë kërko kompensim, që të shajë dhe ofendojë edhe ai person ty. Nëse edhe këtë nuk e pranon, pyete se çfarë kërkon që ta falë ty gabimin.
Nëse të gjitha këto nuk i pranon, atëherë ti e ke kryer borxhin tënd karshi atij personi dhe kërko falje tek Allahu që ta falë ty atë gabim, dhe nëse ti sinqerisht je penduar, kërkon faljen e Allahut dhe më nuk e përsërit gabimin e njëjtë, atëherë Allahu do ta falë inshaallah atë gabim.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|