1. Kur hyn në namaz përkujto që qëndron para Zotit tënd, të Plotfuqishmit, i Cili i krijoi gjithësinë e pafund, Diellin dhe miliarda yje, Tokën dhe ty kaq të vocërr në te, ty i cili tani i drejtohesh Krijuesit Fuqiplotë (nëse vjen para namazit lexo pak Kuran apo hadithe që flasin për atributet e Allahut, Mëshirues, Madhështor dhe bujarinë e Tij - kjo do të përkujtojë para kujt do të qëndrosh).
2. Patjetër mëso kuptimin e sureve që lexon në namaz, mendo për këto, ngase kjo të ndihmon që më mirë të përjetosh namazin. Zemra jote le t’i përcjellë fjalët, ndërsa fjalët që të qëndrojnë prapa zemrës.
3. Mos u ngut kur hyn në namaz, por secilën lëvizje kryeje ngadalë dhe me përkushtim, sepse nëse ngutesh nuk ke dobi nga ky namaz.
4. Kur lexon nga Kurani në namaz, lexo ngadalë dhe zbukuroje zërin, sepse do të përjetosh një kënaqësi të veçantë, por të përkujtojë që përsëri të mendosh për kuptimin e ajeteve që lexon.
5. Mos harro se përjetimi me zemër i namazit është diç aq bukur sa nuk krahasohet me asnjë bukuri të dynjasë. 6. Qëndro në ruku më gjatë, mendo çfarë thuash dhe përkujto që je përulur para Krijuesit të Lartësuar, do të përjetosh diç të veçantë.
7. Sexhdeja është vërtetë diç mbinatyrore, qëndro sa më gjatë nëse ke kohë, sepse atëherë je më së afërmi Zotit tënd. Është gati e pamundur e që të mos ndiesh lumturinë, qetësinë dhe kënaqësinë e veçantë. Do të ndiesh lidhjen e fuqishme me Zotin e botëve.
8. Lufto me shejtanin e mallkuar, dhe lëre kohën, mundohu të koncentrohesh në atë që lexon dhe përkthimin e saj, sepse shejtani pandërprerë vjen me cytje me të cilat dëshiron të largojë nga mendimi në namaz.
9. Ke ndërmend që siç qëndron para Allahut në namaz, kështu do të qëndrosh para Tij në frikën e madhe të ditës së Gjykimit, andaj përgatitu për atë ditë duke plotësuar namazin me sinqeritet dhe përkushtim në mënyrë që qëndrimi para Tij në ditën e llogarisë përfundimtare të jetë më i lehtë.
10. Largohu nëse je në gjendje të falesh në gjendje të lodhur, sepse atëherë shejtani në këtë gjendje shumë më lehtë hudh cytjet e tij.
11. Fale namazin sa më shpesh me xhemat, sepse atëherë bereqeti dhe shpërblimi është më i madh.
12. Mos u pikëllo dhe mos humb dëshirën nëse namazin nuk e përjeton, sepse kjo vërtetë është vështirë, por ano të lartësohesh në namaz për të kuptuar dhe njohur përse Pejgamberi ynë s.a.v.s. ka thënë që lumturia më e madhe e tij në dynja ka qenë namazi.
selam alejkum...une kom ngacmime te shejtanit ne vazhdimesi edhe pse kaniehere gati harroj me fal jacin ... se per fillim vetem jacin e fali po kom mendime shume t kqija gjate krejt kohes ....une nuk punoj rri nshpi pos pune dore kshtu tentene qe ju thojne e blluza.... une e fali vetem 4 rekate namaz po keto tetjerat ende se nuk i kam msu ....nje gje po e bej ne vazhdimesi tregomni nese po gaboj...i kam shkru duat:ajetul kursin, felek e Nas,dhe kuluvALLAHIN me nje leter, kete leter po e lo menje gote meuje kah po endem po e pij kapakuje diten e naten kur do qemebje nemend...edhe i kam dy bineq vllazen ju jap me pij edhe atynejane te vegjel ata. Allahu ju shperbleft
Es selam Alejkum All-llahu ju shperbleft per ket publikim ,,,Une pothuajse gjithmon e shijoj lotin ne namaz , loti rrjedh vet ,,,All-llahu qoft i kenaqur me ne inshaAllah.
E per juve qe thoni ,,,puna ,,, une ju thom Lejeni punen """" thuj shefit tend pe la punen se kam obligim me te madh ndaj nje shefi tjeter qe eshte All-llahu Atij i qofshim fal""".
SELAMU ALEJKUM: A asht e domosdoshme me e dijte kuptimin e duave(lutjeve) dhe sureve si psh: duaja e kunutit me u dijt permendsh shqip dhe arabisht sepse nga postimet e pergjigjeve po shoh se thuajsh "inshalla Allahu i pranon' ne aspektin permendsh pa e dijtur kuptimin ne shqip,
Selam Alejkum Kam nje pytje. namazi i jacis eshte 4 rekate farz 4 rekate synet 2rekate synet 3 rekate viter.pytja ime per 2rekate synet dhe 3 rekate viter nuk po muj mi kuptu qysh duhet mi fal.dhe aeshte e lejushme mi fal veq farzet kaze psh drekes dhe ikindes pershkak qe nuk po muj mi mrri me koh e shkaktar eshte puna .. ju faliminderit per mirkuptim selam alejkem
Jo vlla puna nuk eshte aresye qe te lejon mosfaljen e namazit ne kohe te vet, duhet te perpiqesh maximalisht qe ti falesh secilen ne koh te vet ndersa 2 rekate sunnet te jacis falen thjesht si psh namazi i sabahut, ndersa namazi i vitri ben dallim nga ne rekatin e tret pasi ta kendosh fatihan dhe nje sure e merr nje tekbir duke i ngritu duart dhe pas kesaj e lexon duan e kunutit e pastaj shkon ne ruku e sexhde etj
Faleminderit per keto postime , jam lexuese e shpeshte e shkrimeve ne kete faqe. E kam nje brenge qe dje nuk kam mundur ta kryj obligimin tim namazin. Punoj shume ore me nje orar te gjate qe nga ora 6 ne mengjes kur zgjohem deri ne 6 ne shtepi nese mrij , edhe nga lodhja e tepert ndonjeher menjehre ne gjume.Si shpjegohet kjo ? Do isha me e lumtur nese do kisha nje pune me orar me te shkurtert dhe ne menyre qe mos te me ndohte kjo asnjehere, mirpo me punen time qe sa vite emndoj qe kam bere shum vepra te mira si muslimane kam dhene qe as dora nga dora nuk e ka ditur per shpirtin tim dhe per Allah . faleminderit per kohen tuaj . me rrespekte
Namazi inshallah pranohet edhe pse se di kuptimin e duave qe i kendon ne namaz, mirepo ato dua duhet me qen nga kurani dhe sunneti per me qen e sigurt qe jan te mira edhe pse sja di kuptimin. Ne namazet farz nuk eshte mir me u kendu lutje ne gjuhen shqipe ndersa ne namazet sunnet e nafile ben edhe ne gjuhen shqipe me u kendu lutjet kur jemi ulur, ndersa KURANI mbetet ne origjinal, nuk ben me u fal me perkthim te kuranit po veq me kuran. Allahu e di me se miri
Po moter, namazi inshallah pranohet edhe pse se di kuptimin e duave qe i kendon ne namaz, mirepo ato dua duhet me qen nga kurani dhe sunneti per me qen e sigurt qe jan te mira edhe pse sja di kuptimin