E martë, 23/04/2024, 12:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dyert e Xhenetit
Dyert e Xhenetit



Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): "Në Xhenet janë tetë dyer, dhe në të është një derë e cila quhet Rajjan, e nuk hyn nga ajo derë askush përveç agjëruesve”. (Buhariu dhe Muslimi). Dhe ka thënë: "Xheneti i ka tetë dyer, ndërsa Xhehenemi i ka shtatë dyer”. (Ahmedi, dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahiha 1812).

Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka thënë: "Ai që ka qenë prej njerëzve të namazit, do të thirret nga dera e namazit, ai që ka qenë prej njerëzve të xhihadit, do të thirret nga dera e xhihadit, ai që ka qenë prej njerëzve të agjërimit, do të thirret nga dera Rajjan, dhe ai që ka qenë prej njerëzve të sadakasë (lëmoshës), do të thirret nga dera e sadakasë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kështuqë në këtë hadith janë përmendur katër prej dyerve të Xhenetit, dhe ato janë: Dera e namazit, Dera e xhihadit, Dera Rajjan (e agjërimit) dhe Dera e sadakasë.

Dera e pestë është Dera El-Ejmen, dhe nga ajo do të hyjnë ata që i janë mbështetur Allahut për çdo gjë. Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem) në fund të hadithit të gjatë të ndërmjetësimit: "Do të thuhet: O Muhamed, futi në Xhenet prej umetit tënd ata për të cilët nuk ka llogari, nga dera El-Ejmen prej dyerve të Xhenetit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dera e gjashtë është Dera El-Valid (e respektimit të prindërve). Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): "El-Valid është dera e mesme, prej dyerve të Xhenetit”. (Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakimi etj. Dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahiha 2/618).

Dhe dera e shtatë është Dera La haule ve la kuvete il-la bil-lah (për ata të cilët e thonë shumë këtë fjalë). Thotë Kajs ibn Sead ibn Ubadeh, se Muhamedi (salallahu alejhi veselem): "A don të tregoj për një derë prej dyerve të Xhenetit? Thash: Po, gjithsesi. Tha: La haule ve la kuvete il-la bil-lah”. (Tirmidhiu, Hakimi, Ahmedi, dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahihah 1746).

Ndërsa dera e tetë, mund të jetë Dera e haxhit, sikur që ka thënë Ibn Haxheri, edhepse kjo derë nuk është përmendur në ndonjë prej haditheve të vërteta. Apo ka mundësi të jetë Dera e pendimit, sikur që ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): "Xheneti i ka tetë dyer, shtatë të mbyllura, dhe një të hapur për pendim, deri të lindë dielli kah perendimi”. (Hakimi, Taberani, dhe këtë hadith disa e kanë bërë të mirë, e disa të dobët – Daiful Xhami’ 4745).

Ndërsa dera e cilat quhet Ed-Duha (për ata të cilët e kanë falur namazin Duha vazhdimisht), hadithet për këtë janë shumë të dobëta, ose të shpifura. Sikur që ka ardhur se: "Në Xhenet është një derë e cila quhet Ed-Duha. E kur të bëhet kijameti, do të thërret një thirrës: Ku janë ata të cilët e kanë falur namazin Duha vazhdimisht? Kjo është dera e juaj, hyni nga kjo derë me mëshirën e Allahut (azze ve xhel). (Hadithi është shumë i dobët – Ed-Daifeh 392). Apo në transmetimin tjetër: "Në Xhenet është një derë e cila quhet Ed-Duha, nuk do të hyn askush nga ajo, përveç atyre që e kanë ruajtur namazin Duha”. (Hadithi është i shpifur – Ed-Daifeh 394).

Shkroi: Shejh Muhamed Shuman Er-Ramlij
Përktheu: Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/01/2011)
Klikime: 5528 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/6
Gjithsejt komente: 4
4 toni  
0
Po inshalla te mshiron Allahu ty lejla, po nese je me avdes tere kohen nuk mujn met kap magjia,,(Allah runa prej tyre),po per djalin qe nuk te ka dal si duhet, ju vajzat shum po gaboni, se nuk po e njiheni mire edhe po veproni me sy mshel, edhe ma von po ndodhin gjerat qe e shkatrojn jeten, po pajtou me ket qe te ka ndodh, po harroj ato te cilat te kan ndodh e je e knaqur me falenderim ndaj Allahut me at knaqu e gjeje knaqesin se vertet e gjen, PO mos u deshpro nga jeta gjeje fatin tjeter se vertet sherohes Allahu ta sheron zemren.

3 NUSRETI NGA KAQANIKU  
0
Allahu ju shperbleft met mira nket bot dhe boten tjeter hoxh Omer

2 fatosi  
0
selamun alejkum,,,une nuk jam ndonje kompetent per pegjigje vetem e lexova me kujdes dertin tend,,,,tash je sprovuar nga ALLAHU,dhe sa me e madhe te duket sprova aq me i madh eshte shperblimi per durim,,,tash e ke rastin te pajtohesh me caktimin e ALLAHUT dhe te tregohesh se je durimtare te vazhdosh ta adhurosh ALLAHUN edhe me shum,dhe ne asnje moment te mos mashtroj shejtani e te thuash spo pajtohem me kete caktim,,dhe kur te shkruhesh te ALLAHU si durimtare ne sproven e TIJ,,,ateher do vjen kenaqesia e madhe edhe ne kete jete,,e sa e madhe do te jet kenaqesia ne jeten tjeter,, medito ne kete ajet kuranor:
„ Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve!“ (El-Bekare: 155)

1 lejla  
0
Pershendetje...fillimisht me falni qe po ju shkruaj ...ndoshta po ju rendoj me hallin tim...une falem qe nga mosha 12 vjeqare jo vazhdimisht se nuk dua te genje por ka raste kur mengjezi me kap duke bere namaz nafile....agjeroj,jap sadak,gjithmon 30 cent qe une i ndaj te kthehem nga qyteti ne shtepi ju jap lysave edhe kthehem ne kemb ne shtepi,asnjeher nuk kam shkelur ne disko,asnjher skam kerkuar alkohol,me cdo kusht jam ruajtur nga cdo provokim i botes se jashtme,duke pasurparasysh qe kane qene te shumta,ngase Zoti i me ka falur nje bukuri qe cdo kush me thote se me ka lakmi,jam shum e afte ne ate qe beje vazhdoj te jem ne studimet master ne UP....dhe keshtut ajo qe me brengos eshte se une si me se miri para sa kohe kam filluar me lidhjen me nje djale qe une kam menduar qe eshte i devotshem ,mjafte besnik,dhe puntor,sa mire filloj e krejt ajo,shum e lumutur une cdo dite e falenderoja Allahun per mrekullin qe me solli sepse ne te njejten kohe une edhe po punoja....por ndodhi ajo qe ndodhi dhe une mbeta edhe pa pune edhe pa te...duke mos mundur kurre te kuptoj arsyen e verte....te me fal Allahu por une nuk po mundem te pajtohem me kete fakt....dhe nje mike e imja me thote nje dite se mos ndodh qe une mund te jem e prekur nga magjia...por si mundet pash Allauhn e madh te me beje dikush keq kur une besoj dhe lutem aq fuqishem tek Allahu...por nese mendoi se verte me ka ndodhur te jem e prekur nga nje semundje e tille si te sherohem ...apo ku te drejtohem...une di shum shum dua dhe mesoj cdo dite diqka te re nga feja Islame ...mu pergjigjni ju lutem...nese veq e kuptoni se cfare do te thot te kesh dhimbje ne shpirt....

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024