E shtunë, 20/04/2024, 14:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Duke lexuar Kuranin
 
Duke lexuar Kuranin

Kurani të jep të kuptosh, të mëson dhe të udhëzon: është një dritë që u përgjigjet pyetjeve të tua.
Nga: Tarik Ramadan
 

 

Për muslimanët Kurani është teksti i referencës, burimi dhe esenca e mesazhit të transmetuar nga Krijuesi tek njerëzit. Është mesazhi i fundit nga shumë mesazhe që ai i ka zbritur njerëzve nëpër shekuj. Është Fjala e Zotit por nuk është Zot. Kurani të jep të kuptosh, të mëson dhe të udhëzon: është një dritë që u përgjigjet pyetjeve të tua. Kurani është përkujtimi i gjithë mesazheve të zbritura nga Zoti, i mesazheve të Nuhut, Ibrahimit, Moisiut dhe Jezusit. Sikurse shkrimet e tyre, ai na zgjon ndërgjegjien, i jep kuptim jetës, na mëson se faktet janë shenja.

Është libri i gjithë muslimanëve kudo në botë. Por në mënyrë paradoksale nuk është ky libri që dikush që dëshiron të njoh Islamin duhet të lexoj. (Jeta e profetit apo ndonjë libër hyrës në Islam do të ishte më i mirë.) Sepse Kurani është sa i lehtë aq dhe kompleks. Natyra e mësimeve shpirtërore, humane, sociale, historike mund të marrin kuptime të ndryshme në nivele të ndryshme. Teksti është një, por mënyra e të lexuarit është e shumëllojtë.

Për gruan apo burrin që Islami i ka pushtuar zemrën, Kurani flet në një formë të vetme. Është si zëri ashtu dhe rruga që Zoti, qënia më supreme i flet zemrës së tij, qënies së tij dhe e udhëzon atë në rrugën e dijes dhe e njohjes së Tij e për më tepër e udhëzon atë në rrugën e takimit me Të: "Ky është libri, e në të nuk ka dyshim, kjo është Rruga për ato që kanë frikë Zotin." Më tepër se sa një tekst i varfër ky është një shoqërues që duhet lexuar, kënduar apo dëgjuar.

Nëpër botën islame mund ta dëgjosh atë nëpër shtëpi nëpër, nëpër Xhami, në rrugët e qytetit se si kjo fjalë hyjnore këndohet mes gjithë njerëzve pa pasur dallime. Kurani i flet çdokujt në gjuhën e tij, pra ai u flet atyre në gjuhën e inteligjencës së tyre, zemrës së tyre, u përgjigjet pyetjeve që ato kanë, gëzimeve të tyre sikurse dhe dhimbjeve të tyre. Kjo është ajo çka dijetarët myslimanë përcaktojn si lexim dhe dëgjim, duke e quajtur si adhurim. Ndërkohë që muslimanët lexojnë këtë tekst ata mundohen që me qënien e tyre të kuptojnë domethëniet e çdo fjalie duke harruar kohën, hapsirën dhe çdo banor të këtij rruzulli, sepse Zoti po u flet secilit prej tyre, duke i përkujtuar secilin nga ato, duke i ftuar, udhëzuar, këshilluar dhe urdhëruar. Zoti iu përgjigjet asaj dhe atij, zemrës së tyre pa asnjë ndërmjetësues.

Nuk nevoj për ndonjë studim apo ndonjë doktoraturë apo master. Ndërsa ne hedhim hapin e parë Zoti na afron pranë Tij. Kurani i përket çdokujt, është i lirë nga hierarkia apo nga dallimet. Zoti i përgjigjet çdo kujt që i afrohet fjalës së Tij. Nuk është diçka e pazakontë që të shikosh burra e gra, të pasur e të varfër, të shkolluar apo të pashkolluar, Lindor apo Perëndimor, që qëndrojnë të heshtur të humbur në mendime, duke kujtuar dhe shpesh duke qarë. Kërkesa për të kuptuar ka takuar të shenjtën, Zoti është pranë: "Ndërkoh që Unë jam pranë, i përgjigjem atij që më thërret."

Një dialog ka nisur. Ka një intensitet, permanent, mes një libri që flet në mënyrë të pafundme dhe të thjeshtë për mënyrën e adhurimit të Absolutit dhe të zemrës që tenton të shkëputet nga vetja, për të takuar Atë. Dhe çdo zemër që shtrihet për tek ai nuk gjen asgjë tjetër veçse qetësi dhe liri.

Edhe pse Kurani mund të lexohet në shumë nivele duhet ditur, fillimisht nga lexuesi, mënyra e organizmit të Kuranit . Ai është zbritur në forma të ndryshme, që nga një ajet deri tek një sure e tërë për 23 vjet. Në formën e Tij përfundimtare, teksti ka një formë më tepër kronologjike se sa tematike. Dy gjëra bien në sy në fillim tek lexuesi, informacioni që vjen nga historia që transmetohen në Kuran dhe historitë e Profetëve. Ka dy forma të kuptimt të asaj që është shkruar, në sensin shpirtëror ftohet në rrugën e pendesës, ringjalljes shpirtërore ndërsa në anën intelektuale na udhëzon drejt ndërtimit të saj. Historitë e Havasë dhe Ademit, ose të Musait, janë përsëritur shpesh dhe në to nuk ka elementë kontradiktorë; ndërkohë që i takon inteligjencës njerëzore që ti bashkojë këto elementë duke krijuar historinë dhe duke nxjerrë në pah faktet.

Por nga ana tjetër duhet të marrim në konsideratë dhe kontekstin e fakteve që kemi referuar: të gjithë komentatorët, përfshirë dhe ato të shkollave juridike, bien dakord se disa ajete të tekstit (në mënyrë të veçantë ajete të luftës), janë zbritur për të zgjidhur çështjet e ngritura në momentin e shpalljes. Pa pasur një pamje të duhur në aspektin historik të revelatës nuk mund të kemi një vizion të qartë përsa i përket Islamit. Në këtë moment, inteligjenca jonë është e ftuar që të analizojë faktet dhe që të derivojë principe prej tyre. Është një çështje mjaft delikate që kërkon një specializim të madh dhe një kujdes mjaft të madh. Ose me pak fjalë, kërkon një modesti intelektuale.

Niveli i dytë nuk është më pak i rëndësishëm. Teksti kuranor është së pari një zgjatje e një mesazhi që në vetvete, veç të tjerash, ka dimensionin moral. Në çdo faqe ne lexojmë dhe shikojmë etikën, dhe vlerat hierarkike që ndërton Islami. Nën këtë fakt të ri duket se një lexim i drejtë ngre shumë inkoherenca dhe shumë kontradikta gjatë leximit. Është mjaft e dobishme dhe e nevojshme që të determinojmë dhe të shikojmë mesazhin moral të asaj që na fton Islami në mënyrë që ta shohim nga një këndvështrim tjetër. Nëse historitë e Profetëve janë të përsëritua shpesh, studimi i etikës dhe kategorive të saj kërkon, së pari, të kuptojmë parimin e parë të mesazhit e më pas të derivojmë kuptimin e tij për të nxjerrë një rregull moral. Metodat që duhet të aplikohen në këtë pikë janë pikërisht të kundërtat e pikës së parë, madje këto të fundit e plotësojnë të parën, duke bërë të mundur që teologët të avancojnë nga narracionet profetike tek kodifikimi shpirtëror dhe tek mësimet etike.

Por sërishmi mbetet dhe një nivel i tretë, i cili ka nevoj për një përfshirje të plotë si të dimensionit intelektual ashtu dhe të atij shpirtëror në tekst, dhe në mesazhin e shpallur. Këtu qëllimi është që të derivohet përshkrimi që drejton përshkrimin në çështjet e fesë, të praktikave fetare dhe të bazave kryesore të fesë. Në një kuptim më të gjerë, duhet një përcaktim i saktë që të bëj të mundur për Muslimanët që të kenë një referencë të asaj që është e detyruar, ndaluar, të përcaktojë gjërat esenciale dhe sekondare në praktikat fetare, dhe të atyre sociale. Një lexim i vetëm i Kuranit nuk na ndihmon nga ky aspekt por do të na duhet dhe një njohje esenciale e jetës së Profetit, traditës së tij. Nuk mundet që dikush sa po të lexoj Kuranin të di se si të falet sepse duhet ti kthehet rregullave se si kryhet kjo falje që janë të shtjelluara në traditën Profetike.

Sikurse mund ta shohim ky nivel i tretë kërkon një dije më të madhe dhe kompetenca të atilla që mund të arrihen vetëm përmes zgjatjes dhe përqëndrimit të madh në leximin dhe studimin e tekstit, madje kërkojnë dhe një njohje të mirë të traditës klasike që e ka komentuar më parë këtë tekst. Nuk është e rrezikshme, por është e gabuar të mendosh se duhet nxjerrë se çfarë duhet apo nuk duhet bërë nga një musliman vetëm me një të lexuar të Kuranit. Disa musliman, duke marrë një anë literaliste, kanë komentuar në mënyrë të gabuar ajete të shumta kuranore për të cilat ato nuk mund të dinë dhe kuptimin e tyre, madje disa prej tyre nuk kanë as dijen e mjaftueshme për ta kryer atë veprim. Disa orientalist, sociologë dhe komentues jomusliman ndjekin shembullin e tyre duke nxjerrë nga Kurani disa pasazhe që më pas i analizojnë jo në formën metodologjike që është zbatuar nga dijetarët mysliman gjatë shekujve.

Mes nivele të ndryshme të leximit të Kuranit, duhet të kemi parasysh se kemi interpretime të shumta që janë bërë nga shumë dijetarë musliman të periudhës klasike. Edhe pse Kurani njihet nga të gjithë Muslimanët si libri i fundit i zbritur në tokë, duhet patur parasysh se shokët e profetit kanë pasur mendime të ndyshme përsa i përket ajeteve që kanë kuptime të shumta, dhe gjithmon ka ekzistuar një shumëllojshmëri mendimesh dhe leximesh të tekstit të Kuranit mes muslimanëve.

Disa në mënyrë të gabuar pohojnë se përderisa muslimanët besojnë se Kurani është fjala e Zotit, interpretimi dhe reforma është e pamundur. Ky besim ka nxitur mendimin se nuk mund të kryhe dot një studim kritik mbi tekstin kuranor. Zhvillimi i shkencave kuranore — metodologjia e aplikuar nga dijetarët dhe historia e komentit Kuranor — tregojnë të kundërtën e një konkluzion të tillë. Që nga fillimi, tre nivelet e shpjeguara më sipër kanë sjellur një kuptim më të afërt të tekstit, një ndër qëllimet kryesore është dhe harmonizimi me periudhën kohore në të cilën jetojmë. Dogmatizmi dhe shpesh mumifikimi, fshihen jo pas autorit të tekstit, po pas psikologjisë së personit që e lexon atë. Sikurse neve mund të lexojmë një vepër të Marksit dhe Kejnesit me një mendje të ngushtë po në këtë formë mund të lexojmë diçka të tillë dhe për këtë tekst. Prandaj ne duhet të jemi sa kritik aq dhe të kuptueshëm sepse historia e civilizimit Islam na jep shembuj të shumtë.

Kur merremi me Kuranin nuk duhet të ndajmë shpirtin nga mendja jonë, sepse çdo komentues kuranor na ka treguar se ka një ndërlidhje mes shpirtit dhe inteligjencës gjatë leximit të Kuranit. Zemra zotëron inteligjencën dhe njohjen e saj: "A nuk kanë zemra me të cilat të kuptojnë," Kurani na fton që të përdorim dritën e zemrës përderisa drita e intelektit nuk mund të jetë e mjaftueshme. Tradita e muslimanëve, nga specialistët ligjor tek sufistët mistik është orvatur gjithmon mes këtyre dy bazave që ndërtojnë inteligjencën e zemrës dhe nën dritën e saj ndërton vëzhgimin intelektual të ajetit dhe më pas derivon kuptimin e tij. Si fjalë e shenjtë, teksti kuranorë përmban dukshëm, po ashtu përmban dhe sekrete dhe heshtje që nuk mund ti afrohemi dot sa do të devotshëm qofshim neve dhe sado inteligjent. Arsyeja e hap librin dhe e lexon atë— por e bën këtë dhe në prani të zemrës dhe shpirtit.

Për mendjen dhe ndërgjegjien e një muslimani Kurani është pasqyra e universit. Atë çka përkthyesit perëndimor, të inflencuar nga Bibla e përkthejnë si "Verset" duhet të përkthehet si "shenjë". Libri i zbritur, teksti i shkruar, është i ndërtuar nga shenja, në të njëjtën formë si universi, në formën e një teksti që është i hapur para syve tanë, i rrethuar nga gjith këto shenja. Kur inteligjenca e zemrës — dhe jo vetëm ajo analitike — lexon Kuranin dhe botën, ato flasin për njëri tjetrin, i bëjnë eko njëri-tjetrit, secili flet për tjetrin dhe të dy flasin për të Vetmin. Shenjat na kujtojnë neve për kuptimin e lindjes, jetës, mendimit dhe vdekjes.

Por ekoja është akoma më e madhe dhe fton inteligjencën njerëzore të kuptoj revelatën, krijimin dhe harmonin mes tyre. Ashtu sikurse universi gëzon ligjet e tij dhe rregullin e tij — që njerëzit, kudo që mund të jenë, duhet ta respektojnë kur veprojnë në të — Kurani sjell ligje, një kod moral dhe një trup të tërë praktikash që muslimanët duhet ta respektojnë, në çdo kohë. Këto janë rregullat e universit dhe të Kuranit. Dijetarët fetarë përdorin termin kat ("të prera," "nuk janë subjekt i interpretimit") kur i referohen ajeteve të Kuranit (ose traditës autentike Profetike, haditheve) në të cilën formulimi është i qartë dhe eksplicit dhe që nuk ofron asnjë formë interpretimi. Me pak fjalë, vet krijimi qëndron mbi disa baza universale që ne nuk mund ti injorojmë. Ndërgjegjia e besimtarit për pesë shtyllat e Islamit është si rregulli i gravitetit në univers; ajo përfaqëson një rregull në tokë që është përtej hapsirës dhe kohës.

Sikurse universi është i pasur me shumëllojshmëri kafshësh, civilizimesh, qëniesh, kulturash dhe shoqërish ashtu dhe Kurani është i pasur, përmes mundësisë së interpretimit që ofron dhe nga shumëllojshmëria e ajeteve, nga gjeneraliteti i principeve dhe veprimeve që nxit përsa i përket çështjeve shoqërore, nga heshtja që shpesh vendos. Kurani i lejon qënieve njerëzore që të evoluhoen me historinë, të ken një shumësi gjuhësore dhe kulturore, dhe në këtë formë të jenë koherent.

Mes universit dhe Kuranit, mes këtyre dy realiteteve, mes këtyre dy teksteve, njerëzit duhet të mësojnë që të dallojnë ligjin themelorë dhe atë universal nga rastet dhe modelet historike. Mes tesktit dhe kontekstit, dijes së zemrës dhe asaj të mendjes ka disa norma, njohja e strukturës etike, prodhon dije, ngre ndërgjegjien dhe zhvillon sipërmarrjen dhe kreativitetin në gjithë sferat e aktivitetit njerëzor.

Kjo zbuleë është majft larg të quajturit një burg apo një koncentrat për një epokë për më tepër ajo prezanton në vetvete një esencë të thellë, dhe në të zbulon shumë mirë limitet e potencialit intelektual dhe atë imagjinativ. Për tiu nënshtruar urhdërave të Vetmit dhe përjetësisë së Tij duhet të kuptojmë se ne jemi të lirë për të ndryshuar apo jo atë që është e gabuar në zemrat e çdo njeriu.

Kurani është një libër si për zemrën dhe për mendjen. Pranë tij një grua apo një burrë që ka pak besim di se çfarë duhet të ndjekë dhe di se është i mangët. Nuk duhet asnjë sheh, asnjë i ditur asnjë i besuar. Sepse në fund të fundit, zemra e di. Kjo ishte ajo çka u përgjigj dhe Profeti kur u pyet për çështjen e ndjerjes së moralit. Duke ditur librin ai tha, "Pyet zemrën tënde." Dhe a duhet inteligjenca të frikësohet nga gjithë ato çka tham më sipër dhe të mos lexojë, apo duhet të bëhemi modest në inteligjencën tonë dhe të lejojmë vetë tektin kuranorë të na zbulojë sekretet e tij. Sepse "nuk janë sytë që nuk shohin por zemrat e tyre janë të verbëra." Si një zemër që është e thjeshtë dhe e kujdesshme, mike dhe besimtae e Kuranit.


Autori është profesor i studimeve islame në Oxford Erasmus University dhe në atë të Hollandës.


Burimi: New York Times

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/09/2009)
Klikime: 753 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024