E hënë, 23/12/2024, 16:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Duam të hapim një ueb faqe sportive në internet
Pyetja:

Jemi disa vëllezër që duam të hapim një ueb faqe të sportit në internet, për të qenë fitimprurëse për ne dhe
meqenëse jemi në fillim të këtij biznesi, desha të parashtroj disa pyetje për t'i spastruar dilemat dhe cytjet e shejtanit:
1. A është e pëlqyer të hapim një faqe sporti, kur dihet se shumica e lajmeve shkruhen pa burime të verifikuara, thashetheme, si: "supozohet, mendohet, është përfolur shumë se lojtari do të kalojë në...", do të thotë flitet e përflitet apo si një lloj gibeti.
2. Sportistët, siç e dimë, veshjet sportive (apo shortset) i kanë mbi gjunjë (u duken gjunjët), e në disa sporte të tjera si atletika e pingpongu i kanë më të shkurtra, bile shumë më të shkurtra. A është e lejuar t'i përdorim (publikojmë) fotografitë e sportistëve me veshje të tilla?
3. A është e lejuar të shkruajmë për sportin femëror dhe t'ua publikojmë fotot, kur dihet se jo rrallë herë veshjet e tyre dinë të jenë shumë provokuese. Për shembull, në tenis, tenistet ruse, që e dominojnë këtë sport, e përdorin bukurinë e tyre për famë të shpejtë (p.sh. Maria Sharapova), ndërsa veshjet provokuese i kanë një lloj mode. Apo ndoshta është më mirë t'i tregojmë vetëm rezultatet pa fotografitë e tyre?
4. A është haram sporti i boksit dhe a lejohet dhe a lejohet të shkruajmë dhe t'i paraqesim fotot e boksierëve, kur dihet se poshtë veshin vetëm mbathje (shortse), ndërsa në pjesën e sipërme ata nuk veshin asgjë.
5. Sportet si karateja, taekwandoja e të tjera të ngjashme si rregull e kanë që nuk guxon të ketë goditje që e lëndojnë lojtarin apo kundërshtarin, por vetëm vlerësohen me pikë. A janë hallall këto sporte?
6. Faqja e sportit burim financiar do të ketë reklamat. A mund të na cekni veprimtaritë apo bizneset që janë haram dhe nuk bën t'i publikojmë reklamat e tyre, p.sh. alkooli, bastoret sportive (që janë reklamuesit dhe sponsorët më të mëdhenj të faqeve të sportit), bankat, cigaret etj., si dhe nëse ka të tjera që mund të na i cekni ju, për të qenë sa më të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre.
7. Edhe ato biznese që në esencë janë hallall, kur bëjnë reklama, përveç logos së kompanisë paraqesin edhe foto të femrave me veshje provokuese dhe të lakuriqësuara. P.sh një gjë të tillë e aplikon Ipko si dhe shumë kompani të tjera. A bën t'i pranojmë këto reklama?
8. A bën t'i pranojmë reklamat me fotografi të femrave edhe nëse ato nuk janë të lakuriqësuara?
Këto ishin pyetjet. Es-selamu alejkum!


Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
   Pyetjet tuaja janë të shumta dhe në pamundësi të zgjerimit për secilën dilemë që shtroni, do të japim një përgjigje të përgjithësuar. Pa dyshim kërkimi i furnizimit dhe puna për të fituar është synim i çdo njeriu. Edhe për besimtarin kjo është një metodë me të cilën ai e fiton riskun (furnizimin), duke i marrë parasysh shkaqet dhe sebepet të cilat i ka vënë Allahu i Lartësuar. Mirëpo besimtari dallohet nga të tjerët, pasi ai kërkon që rruga me të cilën e arrin fitimin të jetë brenda kufijve dhe konform ligjeve që ka vendosur Allahu i Lartësuar. Për këtë, kur besimtari dëshiron të merret me ndonjë punë apo biznes duhet ta shohë se a është e lejuar ajo punë apo jo. Kurse ndalesa mund të jetë në dy forma:
- puna apo biznesi me të cilin merret të jetë i ndaluar në esencë, sikurse shitblerja e alkoolit, e lëndëve narkotike, hapja e lokaleve të bixhozit, të prostitucionit, etj..
- ose biznesi në esencë të jetë i lejuar, por forma e realizimit të tij apo metodat me të cilat zhvillohet ai biznes të jenë të ndaluara.
   Në këtë rast ajo punë mundet ose të ndalohet tërësisht, pasi është e pamundur të punohet pa u përzier me gjërat e ndaluara, edhe pse ky lloj i punës në esencë është i lejuar. P.sh. hapja e bankave në vendin tonë. Kjo në esencë është e lejuar, por transaksionet e parave, marrëveshjet, kontratat dhe procedurat që realizohen, pothuajse të gjitha janë të përziera me kamatë dhe harame të ndryshme. E pasi kamata është e ndaluar rreptësisht dhe llogaritet prej mëkateve të mëdha, besimtari i devotshëm i largohet biznesit të këtillë me qëllim të marrjes me punë të tjera që janë të pastra nga ndalesat dhe haramet.
   Ose mundet që ajo punë të mos ndalohet tërësisht, por atë biznes e pastrojmë nga punët dhe praktikat të cilat ndeshen me haramet dhe gjërat e këqija. Si p.sh. nëse hapim ndonjë lokal dhe atë ambient e pastrojmë nga haramet, si shërbimi i alkoolit etj., dhe në vend të këtyre gjërave bëjmë shërbimin e gjërave të lejuara.
   Kjo është kështu për të gjitha punët dhe bizneset me të cilat dëshirojmë të merremi dhe ne patjetër duhet t`i analizojmë gjërat në këtë mënyrë nëse dëshirojmë të largohemi nga gjërat e ndaluara. Megjithëse në kohën tonë është shumë vështirë të shpëtojmë tërësisht nga të gjitha haramet, pasi jemi në një kohë ku e keqja është gjithëpërfshirëse, patjetër duhet të japim mundin dhe t`u largohemi sa më shumë të gjitha harameve, duke filluar nga ato që janë më të rrezikshmet dhe kështu me radhë tek ato që janë më pak të rrezikshme.
   Në rastin konkret, themi se marrja me sport përgjithësisht, por edhe garimi në esencë është i lejuar, pasi vërtetohet se Muhamedi salallahu alejhi ue selem garonte me gruan e tij, Aishen, me deve gjatë udhëtimit. Në një rast fitoi Aishja, kurse në tjetrin Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Pastaj vërtetohet nga gjeneratat e para se preferonin garimin në gjuajtjen e shigjetave, kalërimin, pastaj mësimin e notit, etj..
   Mirëpo në kohën tonë sporti është bërë një biznes mjaft fitimprurës i përzier me shumë ndalesa, disa nga prej të cilave ju i përmendni në pyetjen tuaj. Nga tërë ato ndalesa, më fitimprurësja dhe më e pëlqyera është vënia e bastit për lojërat që do të zhvillohen. Jemi dëshmitarë të këtij realiteti edhe në vendin tonë, ku vetëm në një qytet gjejmë me dhjetëra bastore që zhvillojnë aktivitet të hovshëm.
   Vërtet, nëse i hyjmë një analizimi më të thuktë të tërë asaj që është duke u zhvilluar sot në botën e sportit, si skandalet e ndryshme nga dopingu që përdorin lojtarët, shitja e lojërave dhe përdorimi i sportit dhe i sportistëve për realizimin e qëllimeve të caktuara duke filluar nga ato politike deri te pastrimi i parave, atëherë mund të përfundojmë se me të vërtetë sporti bashkëkohor është duke u larguar gjithnjë e më shumë nga esenca e garimit dhe e sportit të mirëfilltë.
   Prandaj, duke pasur parasysh këto që përmendëm më lart, por edhe ato ndalesa që ju cekni në pyetjen tuaj, mund të konstatojmë se nuk është e qëlluar që ju të merreni me një aktivitet të këtillë fitimprurës. Hapja e faqes sportive do t’ju bëjë t’u nënshtroheni shumë ndalesave dhe haramave, të cilave është e pamundur t’u ikni.
   Lusim Allahun e Lartësuar t’ju japë sukses në hapjen e ndonjë pune më të mirë, më të pastër dhe sa më larg nga ndalesat e Allahut të Lartësuar! Amin!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 685 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024