E hënë, 23/12/2024, 16:38
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Duaja shqip në namazin e vitrit

Pyetja:

Selam alejkum!
A lejohet që në namazin e vitrit, kur të ngremë duart, të bëjmë dua edhe shqip? Dhe nëse ka mundësi të tregoni se cilat dua ka thënë Muhamedi a.s.?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Thënia e lutjeve brenda në namaz në ndonjë gjuhë tjetër dhe jo në gjuhën arabe është shumë delikate dhe gjatë shtjellimit të saj duhet të kemi kujdes se si po kuptohemi. Kjo për faktin se shumë njerëz nga paragjykimi që kanë mendojnë se me thënien e lutjeve në gjuhën arabe i bëjnë nënvlerësim gjuhës së tyre amtare. Mirëpo në realitet kjo nuk është ashtu, pasi gjuha arabe është gjuha e Kuranit dhe çdo përkthim i cili mund t’i bëhet atij në ndonjë gjuhë tjetër nuk arrin t`i japë domethënie të drejtë dhe të plotë fjalës së Allahut. Pastaj me lënien e Kuranit në gjuhën e shpallur bën që ky libër të ruhet dhe të mos i nënshtrohet devijimit e falsifikimit, ashtu si ndodhi me librat e tjerë të mëhershëm të shpallur (Zeburi, Tevrati, Ingjili). Gjithashtu edhe për shkakun se gjuha arabe konsiderohet gjuha e unisuar e të gjithë muslimanëve anekënd botës dhe pa marrë parasysh se çfarë race, kombi apo gjuhe flet njeriu, leximi i Kuranit në gjuhën arabe e bën atë të barabartë dhe të bashkuar me besimtarët e tjerë.

Këto janë vetëm disa nga faktet që e bëjnë të domosdoshme përdorimin e gjuhës arabe në ritualin e namazit. Prandaj themi se këndimi i Kuranit në gjuhën arabe brenda në namaz është i domosdoshëm dhe nuk lejohet që ta lexojmë atë me ndonjë gjuhë tjetër gjatë faljes.

Ndërsa në lidhje me lutjet (duatë), themi se ato lutje të cilat janë obligative të lexohen, sikurse etehijati, salavatet, subhane rabijel adhim, etj., këto gjithashtu janë të domosdoshme të lexohen në gjuhën arabe dhe ky është qëndrimi më i drejtë i dijetarëve. Këtu hyn edhe lutja e Kunutit, e cila bëhet në namazin e vitrit, për të cilin ju bëni pyetje.

Kurse lutjet e tjera shtesë, të cilat dëshiron t’i bëjë njeriu gjatë faljes, p.sh. gjatë sexhdes, ose gjatë uljes (teshehudit) para selamit ose në ndonjë vend tjetër, nëse pasi t’i këndojë lutjet e vërtetuara që duhet të thuhen në atë vend, dëshiron të bëjë lutje shtesë, atëherë nuk ka të keqe t’i drejtohet Zotit të tij me gjuhën e tij. Gjithashtu edhe nëse kështu vepron gjatë duasë së vitrit, pasi ta ketë kënduar duanë e kunutit, nuk ka të keqe ta lusë Allahun e Madhëruar me gjuhën shqipe. Zoti e di më së miri!

Për sa i përket duave që ka thënë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, gjatë vitrit, ju këshillojmë që t’i ktheheni librit "Mburoja e Muslimanit”, ku do të gjeni shumicën e lutjeve që ka bërë Muhamedi salallahu alejhi ve selem, qoftë në namaz, qoftë në situata të tjera.

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (23/05/2010)
Klikime: 2601 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 TINA  
0
o moj rihana shume vogel koke moj pse nuk mendon per ma lareg pak se ket moshen tenede nuk e din hiq qka eshet as e zeza e zez as e baredha e baredh te kisha lut sikure shpiretin tim mendo ma lareg shum shkollohu edhe me shkollen tende ki me msuar shum gjana e le dashurin se nuk eshet dashurija ket mosh shume siguret qyshe e sheh ti me ata syt e tu ALLAHI eshet i madh nese shkon ruges drjet ALLAHI ka met dhuruar te mira shum tung e mendjen gjith maje shum shum ma lareg ok

2 rihana  
0
a eshte haram me te dashuru dhe me e dashuru qe nja ,osha 13 dhe 14 vjecare.

1 rihana  
0
a eshte haram me i shkallzu floket.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024